Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)









Parathënie

Dr.Elton Kazanxhi 
Dr.ssa Besarta Taci



Parathënie
Sot është një privilegj të jesh psikolog dhe psikoterapist praktikues në EMDR. Gjatë njëzet viteve të fundit, kemi parë ndryshime të pabesueshme në mënyrën se si psikologët, mjekët e shkencëtarët i drejtohen mirëqenies emocionale dhe asaj fizike, besoj, terapia e lëvizjes së syrit (EMDR, Eye Movement Desensitization Riprocessing), është një nga kontributet më të rëndësishme që psikologjia dhe psikoterapia po i dhuron sot shoqërisë njerëzore. Ajo është një teknikë e re e psikoterapisë, sepse integron e mbledh disa qasje Top down të psikoterapisë konjtive-eriskoniane- hipnotike, me ato të quajtura Bottom up psikoterapia trupore dhe sensomotorike. EMDR-ja është rrënjosur fort në besimin se mendja njerëzore është e pajisur me mjete të fuqishme për vetëshërim dhe mënyrën për të lehtësuar gjendjen shpirtërore.
Ndihem me fat që kam mësuar këtë metodë të habitshme gjatë kërkimit për efikasitet më të madh në ndihmë të klientëve të mi dhe në kërkimin për një kuptim më të thellë të mendjes njerëzore. E ndërmora nismën për këtë qasje, sepse vura re që në disa raste aftësitë terapeutike shpesh ishin të pamjaftueshme për të lehtësuar shqetësimin e njerëzve që jetojnë me disa kujtime dhe imazhe të papërpunuara e negative kushtëzuar nga ngjarjet traumatike.
EMDR-ja sot është një metodë evidence për sa i përket PTSD-së (stresit pastraumatik) dhe çrregullimeve psikologjike, si: ankthi, ataku panik, depresioni dhe disocimi shkaktuar nga PTSD-ja.
Kujtimet traumatike të papërpunuara shpesh shkaktojnë probleme edhe në të tashmen, sepse mendja jonë është multisensoriale dhe shpesh terapitë e bazuara në “talking cure” nuk arrijnë dot në brendësi të ndjesive. Njerëzit kanë vështirësi të flasin për përvojat e tyre traumatike, shpesh vinë në zyrë dhe më thonë doktor: “Nuk mund ta kuptoj. Ky është një budallallëk, e di që trauma/ ngjarja nuk do të ndodhë sërish, nuk mund të më prekë më, por ndjenja e frikës dhe pasiguria ende më shkaktojnë simptoma të ankthit”. Shpesh njerëzit, të cilët kanë pasur përvoja traumatike, kanë mënyra të ndryshme të perceptimit dhe të mendimit; ata jetojnë dhe e perceptojnë realitetin krejt ndryshe.
Efikasiteti i EMDR-së ka ndihmuar shumë klientë në mbarë botën, sepse nuk koncentrohet te biseda për zgjidhjen e problematikës psikologjike, por te kujtimet dhe imazhet sensoriale që individët kanë përjetuar në situata traumatike. (Ku nuk arrin fjala arrin EMDR-ja.)
EMDR-ja sot, për vendet si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, është njëlloj si penicilina në kohën kur shëroi shumë viruse vdekjeprurëse. Fuqia shëruese e saj është thjesht befasuese.
Autorja e librit, psikoterapistja Tal Croitoru, e takuar nga ne në Barcelonë, shpjegon sesi lindi dhe u zhvillua EMDR-ja, metoda risore psikoterapeutike, që përdor lëvizjet okulare; si lehtëson dhe trajton problemet e psikopatologjisë dhe probleme që rezultojnë nga stresi.
Ajo tregon shumë raste klinike dhe i fton lexuesit të futen në “filmin” e jetës së tyre dhe të kërkojnë një mënyrë të re për ta parë jetën. Përdorimi i një gjuhe të thjeshtë dhe efektive, si dhe kombinimi i fjalëve të pacientëve, na bëjnë të ndihemi pjesë e psikoterapisë EMDR dhe të kuptojmë dinamikën e kësaj terapie.
Ky libër është shkruar për ata që dëshirojnë të bëjë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre. Botimi i tij në shqip u mundësua nga Shoqata EMDR Albania, e cila merret me trajtimin e traumave përmes EMDR-së.
Rrugëtimi i EMDR Albania nisi më 2012-n, kur isha një psikolog me formim psikoterapeutik, në “Gestalt Therapy”, Milano. Rastësisht m’u dha mundësia të njihesha me EMDR-në dhe të takoja personalisht Isabel Fernadez, presidenten europiane të EMDR Europe. Kështu, së bashku me supervizorin EMDR Italia, Raul Bartozzi, dhe kolegen sot, zv.presidenten Besarta Taci, krijuam Shoqatën EMDR Albania dhe bashkë me stafin: Rodinela Qendraj, Blerina Karaj dhe Adelina Pjetra, ndërmorëm këtë nismë të re për të ardhmen e vendit tonë.
Në mars 2017, trajnerja evropiane, Anna Rita Verardo, na dha mundësinë të formojmë grupin e parë në terapinë EMDR. Në korrik 2017, në Barcelonë, EMDR Albania u emërua “full member” dhe tani bën pjesë në familjen e 29 shteteve të EMDR Europe. Në shtator 2017 pranë qendrës klinike EMDR Albania, drejtuar nga Besarta Taci, u formua


një grup tjetër mbi EMDR-në dhe sot EMDR Albania numëron 60 anëtarë psikologë në formim.
President, EMDR Albania Dr. Elton Kazanxhi Zv.presidente, EMDR Albania
Dr.ssa. Besarta Taci

www.emdralbania.com emdralbania@gmail.com Rruga e Bogdanëve, pall. 25, Tiranë






Disa kujtime te ketij  rrugetimi te gjate:
Viti 2012

EMDR per here te pare ne Shqiperi  Dr. Raul Bartozzi




Tirane 





Berat



Prishtine dhe Maqedoni 2016




Tirane
   


Tirane






Elton Kazanxhi Besarta Taci 
Barcelone EMDR EUROPE




Themeluesit e pare ne Barcelone 2017 
me drejtorin tone Shkencor Raul Bartozzi


Bordi drejtues ne Tirane
  Adelina, Elton, Blerina, Besarta



Commenti