Çfarë thonë terapistët e parë Emdr , për përvojën dhe aplikimin e kësaj terapie gjatë punës së tyre ?

Çfarë thonë terapistët e parë Emdr , për përvojën dhe aplikimin e kësaj terapie gjatë punës së tyre ?


Ne Mars te vitit 2017 Organizuam ne Shqiperi trajnimin e pare  ne EMDR. Trainimi u mundesua nga Ekipi  Italian EMDR ITALIA. Si trajnere u emerua ANNA RITA VERARDO . Trajnimi i njohur nga EMDR EUROPE dha mundesine Psikologeve Shqiptare-Kosovare-dhe Maqedonase te njiheshin me kete metode kaq efikase persa i perket trajtimit te traumave psikologjike. Mbas 6 muajve i kerkuam terapisteve tone, nje deshmi mbi ekpseriencen terapeutike dhe personale mbi  EMDR.

P.s. (Intervistat jane shkruar ne versionin integral pa modifikuar asgje...)Ja disa prej pergjigjeve: 

Hanife Fazliu (Terapiste EMDR) (Kosova) 

Pershendetje gjithe grupit te EMDR Albania .
Gjate punes sime ne Klinike para se te filloja EMDR kisha shume dilema dhe nuk me funksiononin teknika tjera terapeutike .Tani prej muajit mars praktikoj EMDR me pacientet dhe vertete po funksionon per mrekulli.Dua te ndaj nje rast qe kishte marre trajtime me qasje tjera,me farmakoterapi dhe sillej dy-tri here ne jave ne Emergjence ,eshte diagnostikuar me Qrregullim Paniku .Aplikova 8 fazat e EMDR dhe prej muajit maj ndihet mire.Dje mora nje mesazh falenderues dhe me njofton se ndihet mire emocionalisht,nuk ka me ankth nga vdekja ,vazhdon studimet qe kishte nderprere nga shmangia e transportit me autobus dhe ka filluar te punoj. Veqantia e kesaj qasje qendron se eksperiencat emotive i transformon ne ate kognitive. Duke ruajtur konfidencen nuk mund te ndaj mesazhin e pacientes sepse ajo me se miri shpjegon efektivitetin e kesaj qasje.Ku citon mendimi pozitiv une jam e fuqishme me eshte bere pjese e jetes. Kete rast desha te ndaj me ju grupin por gjate kesaj faze kam aplikuar edhe te shume raste tjera madje edhe ne moshe te shtyer.Me EMDR une tani ndihem me e sigurte ne punen time ,e ndjej por edhe po marre feedback pozitiv nga rastet.Faleminderit Bordit te EMDR Albania qe me dhate kete mundesi ,faleminderit qe permes kesaj qasje tani kam nje instrument te fuqishem dhe me keni zhvilluar e do te vazhdoj bashke me ju te zhvillohem profesionalisht.


Arta Llana (Terapiste EMDR)
Personalisht kam praktikuar EMDR gjate seancave ne kliniken ku punoj , me diagnoza te ndryshme, dhe kam patur rezultate shume te mira , qe ndonjehere dhe me kane befasuar pasi pacientet kane arritur te clirohen apo te perpunojne mendime te cilat i mbanin peng per vite me radhe nga e kaluara e tyre .
Eshte nje protokoll i cili do te thoja "finalizon" problematika te ndryshme te cilat ti i ke nxjerre se pari gjate seancave , por me EMDR duket sikur i "mbyll plaget e se kaluares perfundimisht dhe i orienton drejt pritshmerive pozitive ".
Pothuajse te gjithe pacientet jane ndier mire me vendin e sigurise duke i dhene dinamika te ndryshme ku gjate permiresimit te tyre e kane kthyer me pas ne "kopesht sigurie "





Redina Sulstarova  (Terapiste EMDR)
Nuk dua te bej lajkataren se nuk e kam ne natyre, (madje ata qe me njohin ma vene ne dukje qe nuk i shpreh ndjenjat me fjale, po me vepra) po realisht ju cmoj shume. Ju jam shume mirenjohese dhe pavaresisht se jua kam thene, serisht do jua ritheksoj. Dita dites thelloj dashurine per EMDR dhe realisht me besoni qe eshte e vetmja teknike se ciles i besoj ne 16 vite qe e ushtroj kete profesion. Suksesi me klientet dhe ndryshimi rrenjesor qe ata kane me EMDR eshte i habitshem. Une sot kam plot 31 kliente me te cilet kjo teknike po ben revolucion. 
Elton te cmoj shume per kurajon, thjeshtesine dhe humanizmin tend. Njohja me ty ka qene nje vlere e shtuar ne rrethin tim social.
Besa te vleresoj shume per gadishmerine, iniciativen dhe optimizmin dhe ambicien tende per ne. Vleresoj kritikat e tua duke pasur parasysh racionalitetin si parim tendin.
Adelina, te vleresoj kaq shume per guximin, pasionin per pune dhe mencurine tende.
U zgjata pak po i ndjeva terrsisht keto fjale. Ju kam sh xhan
Perqafime.

ALDA BIRCAJ
Terapiste EMDR
EMDR mē ka aftesuar shumeee per te gjetur menyren me te mire per te filluar nga puna, diagnoza.
Tashme kuptoj me mire, madje qe heren e pare, problemin nepermjet fjaleve qe vete klienti me sjelle kur me troket te dera...
Mbasi klientja/klienti me tregon gjithe universin(sepse ajo/ai bashkon faktet reale me emocionet dhe interpretacionet e veta) EMDR me lejon te kuptoj kush eshte problemi, pra kush jane KN dhe se ne cilen zone kritike hyjne? Pra EMDR me ndihmon te kuptoj kush eshte zona kritike( Zona negative te modelit AIP-i), ajo me e madhja, pra ne cfare zone kritike futet ai KN. Avantazhi me i rendesishem i EMDR eshte se ajo e ndihmon terapistin te perpunoje nje veshje mendore. Sepse duke punuar me EMDR ne flasim per eksperiencat/kujtimet traumatike te cilat prodhojne konjicione te thella te Unit qe jane te lidhura me ndjesite trupore dhe emocionet....
Pra, EMDR ndihmon shumeeee te pervetesosh me mire celsin e leximit te situatave..., ne gjithe skemat mentale...
Flm dhe mireudegjofshim

NENTORJADA KASEMI(Terapiste EMDR)
Do ta nis me nje shprehje
"Lendimi mund te jete edhe i dobishem-dhe te jesh ndihmues -DHEMB " .
E para ndjes per vonesen,pasi kam qen shume e zene,e dyta do zgjatem pak per te vetmen arsye se mendimi qe ketu lexohem nga profesionist dhe me kuptojne me ben te ndihem mire.Gjithmone kam menduar se asgje nuk eshte ashtu sic duket.Jemi pare me njeri -tjetrin,u kemi dhe na kan buzeqeshur,u kemi dhe na kan shfryre,kemi dhe na kan nenvleresuar,mbivleresuar por prap mendimi im i ankoruar prej vitesh qe gjithcka eshte nje fasad eshte po aty. I kam pare ne sy dhe kam kuptuar e ndier se gjithkush ka nje traum brenda tij ,te ven ne gjume.Dikush nga mos dija,dikush nga frika se po te bej nje percapje per ta shpartalluar ate mikrob qe fle ne koken e tij do humbasin shume nga larmia tashme e mesuar dhe e pranuar prej tyre,dikush tjeter nga turpi e keshtu askush nuk ka patur deshire te merret me zberthimin e traumave.


Indiciet e para per te bere nje perpjekje per tu njohur me EMDR,i kam patur nga nje kolege e cila kishte lexuar per te dhe shkova me shume per kujrozitet. Diten e pare nuk po kuptoja asgje, madje mendova mos kam ngaterruar salle...pastaj joshja ka ardhur si pa kuptuar por ndrydhja ishte e po aq e madhe ...deri ne momentin kur terapeutja, nje profesioniste e vertet kuptoi qe dicka nuk shkonte dhe u morr personalisht me mua...Aty kuptova cdo te thote aftesi,durim,profesionalizem per te shpartalluar e thermuar ate ajsberg qe na fle ne koke e per ta flakur tutje si mbeturine.Kuptova qe pregatitja profesionale e jona,kushtezohet nga fakti i shtimit te problemeve social-psikologjike,kuptova qe psikologu eshte nje gjysme e paplotesuar pa EMDR,kuptova qe vetem EMDR i jep prgj.te pazberthyshmes,kuptova qe EMDR ben dallimin e te kaluares nga e tashmja,kuptova qe ajo eshte me efektivja ne clirimin e brejtjes shpirterore.Detyra e cdo profesionisti EMDR eshte te riparoje,amortizoj plaget e vjetra dhe defektet tona te cilat na kompleksojne. Nje Psikolog duhet te ndjek forma me te moderuara per te punuar me klientet qe te kete efikasitet mundi i tij dhe te shperblehet guximi i klientit rruga e vetme eshte EMDR.

Personalisht une e kam aplikuar EMDR vetem dy here dhe ne fillim kam qen e frikesuar se a do tja dal pasi klienti ka pat probleme me perqendrimin e stimulimit bilateral por procedova me taping dhe gjithcka u stabilizua.Progresi ne te dyja rastet me ka befasuar dhe nuk e di a ka qen aftesia ime apo deshira e tyre per te bashkepunuar dhe ndihmuar veten e tyre nga fragmentizmat e te kaluares.
Por deshira per ta bere timen,per tu thelluar shume me teper tek EMDR,per ti hequr skepticizmat e mia se a do tja dal a jo,me ka ngjallur deshiren per te shkuar serish dhe per ta pervetesuar ne menyren me te mire te mundshme.
Per kete mundesi qe na dhate,personalisht ju jam shume mirenjohese profesor Eltonit dhe zysh Beses. Faleminderit qe humanzimi juaj ben jehone dhe u ka dhene nje ndihme te gjithe atyre qe kan qene nen hije.

Jeni nje Psikologe/Terapiste dhe doni te rrisni aftesitë tuaja në ofrimin e shërbimit në trajtimin e problemeve të shëndetit mendor?

Merrni oferten e fundit, trajnimi baze niveli parë sapo po fillon(22-24 shtator 2017) .
http://www.emdralbania.com/p/specializimi-ne-emdr.html


Keni nevojë për ndihmë? Konsultohuni me listën e terapisteve tonë të akredituar






Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )