Specializim Niveli i pare ne Emdr shtator 2017









Me 22-24 shtator  2017 , starton grupi i 2-të i formimit terapeutik Emdr Liveli pare. 

Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të bashkëpunoni me terapistët e tjerë Europianë. 

Perfitime:  
  1. Antarësimi në Emdr-Albania është njëkohësisht anëtarësim në Emdr -Europë.
  2. Certifikata Europiane e Njohur ne te gjithe Europen
  3. Kater ore supervisim klinik falas 
  4. Kuoten asociative ne EMDR ALBANIA 

TRAINERJA EUROPIANE ANNA RITA VERARDO




Një back-ground klinik është i nevojshëm për aplikimin efektiv të EMDR. Pjesëmarrja në trajnime është i kufizuar, për profesionistë të liçensuar të shëndetit mendor kualifikimet e të cilëve duhet të jenë të njohura  në vendin ku  banojnë, pas krijimit te urdhërit të Psikologut në Shqipëri dhe pasi jan liçensuar anetarët e parë, nuk do të  pranohen kërkesa për anëtarësimin në EMDR-Albania nga persona që nuk janë të shkruajtur në urdhër.





Kush mund të marrë pjesë në Formimin e Nivelit të Parë EMDR?

  • Studentet e vitit te fundit master shkencor në Psikologji (të cilët po kryejnë praktikën
  • Psikologët 
  • Psikoterapiste 
  • Mjeke
·

Kërkesat e sakta për pjesëmarrësit në formimin e terapistëve EMDR ndryshojnë pak nga njëri shtet në tjetrin, sepse i referohen ligjeve të shtetit përkatës, kjo është arsyeja pse Presidentja e EMDR- Europe znj. Isabel Fernandez vendosi të pranojë psikologët dhe studentët e vitit të fundit në master shkencor për të ndjekur  formimin EMDR, sepse në Shqipëri nuk është bërë akoma ndarja me ligj e psikologëve nga psikoterapistët.

Gjatë trajnimit në EMDR Niveli I ° do të thelloheni në modelin e Përpunimit Adaptiv të Informacionit dhe në kërkimin që ka vlerësuar gjatë viteve të fundit baza shkencore e EMDR.

Terapistët mësojnë të aplikojnë protokollin EMDR në 8 fazat e saj  dhe të bëjnë një konceptualizim të rasteve të pacientëve të tyre, duke kuptuar se si ngjarjet traumatike dhe stresuese në jetën e tyre mund të kenë kontribuar në sikletin/vështirësinë që paraqesin kur vijnë në psikoterapi.

Do të jepen strategji për të identifikuar këto ngjarje në historinë e tyre dhe lidhjen e tyre me simptoma, çrregullime apo çështje aktuale. Pasi bëhet identifikimi i ngjarjeve do  të thellohet më tej se si duhet bërë një plan pune në përputhje me qëllimet e trajtimit EMDR.

Në fund të Trajnimit intensiv 3-ditor , pjesëmarrësit do të kenë njohuri, aftësi dhe shkathtësi për të aplikuar EMDR në praktikën e tyre klinike.

Trajnimi është  i kufizuar për psikologë dhe mjeke

Pjesëmarrësve në trajnim do ti lëshohet një çertifikatë që autorizon aplikimin e saj në praktikën klinike dhe në  hulumtime. 


GRUPI PARE NE MARS 2017









Commenti


  1. I absolutely love your blog and find almost all of your post's to be exactly I'm looking for. Would you offer guest writers to write content for you? I wouldn't mind producing a post or elaborating on a number of the subjects you write related to here. Again, awesome website! outlook sign in

    RispondiElimina

Posta un commento

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )