Guida e te Drejtave & Shendetit Seksual




DEKLARATA E TE DREJTAVE SEKSUALE


World Association for Sexual Health (WAS) pasi vlersoi rendesine e te drejtatave seksuale si jetesore per te arritur standartet e shendetit me te mira te mundeshme, themeloi kete dokument:

Deklaron: te drejtat seksuale jan te bazuara tek te drejtat humane universale, te cilat jan te njohura ne te gjitha dokumentat internacionale dhe nacionale, ne kushtetutat dhe ne ligjet nacionale, ne standartet dhe ne principet e te gjitha te drejtave humane dhe ne te gjitha njohurite shkencore per seksualitetin human dhe shendetin seksual.

Ripohon qe seksualiteti eshte nje aspekt qendror i njeriut ne harkun e jetes i cili perfshin seksin, identitetin, rrolin gjinor, orientimin seksual, erotizmin, kenaqesine, intimitetin dhe riprodhimin. Seksualiteti esht i eksperimentuar dhe i shprehur nepermjet mendimeve, fantazive, deshirave, besimeve, vlefshmerise, sjelljeve, praktikave, rroleve dhe mardhenieve. Nderkoh qe seksualiteti mund te permbaje te gjitha keto dimensione, jo te gjitha mund te eksperimentohen dhe shprehen. Seksualiteti eshte i perbere nga nderhyrja e faktoreve biologjik, psikologjik, sociale, ekonimik, politikore, kulturale, legale, historike, fetare dhe shpirterore.

Vlerson seksualitetin si nje burim i kenaqesise dhe mirqenies dhe jep kontributin per nje ndjesi realizimi dhe permbushje.

Rivlerson shendetin seksual si nje gjendje e shendetit fizik, emotiv, mendor dhe social i nderlidhur me seksualitetin; nuk mund te shprehet si mungesa e nje shqetesimi, te nje çrregullimi ose te nje semundje. Shendeti seksual kerkon nje qasje pozitive dhe te rrespektueshme drejt seksualitetit dhe mardhenieve seksuale, ashtu si mundesia per te jetuar eksperienca seksuale te pelqyeshme dhe te sigurta, te lira nga e detyrueshmja, diskriminimi dhe dhuna.

Ripohon qe shendeti seksual nuk mund te perkufizohet, kuptohet ose te behet operative pan je njohuri te gjere te seksualitetit

Ripohon qe te drejtat seksuale e te gjith individeve duhet te rrespektohen, mbrohen dhe permbushen  per te arritur dhe per te mirmbajtur shendetin seksual
 

Ripohon qe te drejtat seksuale jan te bazuar ne nje liri te brendeshme, dinjitet dhe barazi e te gjith qenieve njerzore dhe perfshine angazhimin e perkujdesjes dhe mbrojtejes nga dhimbja.

Deklaron qe barazia dhe mos diskriminimi jan baza e mbrojtjes dhe promovimit te gjitha te drejtave humane qe perfshin dhe ndalojne çdo forme diskriminimi, perjashtimi dhe perkufizimi per arsye rrace, etnie, ngjyre, seks, gjuhe, feje, opinione politike dhe tipologjie tjeter, origjine nacionale dhe sociale, pasurie, lindje ose kondicion tjeter, perfshire aftesite e kufizuara, moshen, nacionalitetin, statusin martesor dhe familjar, orientimin seksual dhe identitetin gjinor, statusin e shendetit, vendbanimin, situaten ekonomike dhe sociale.

Verteton qe orientimi seksual, identiteti gjinor, ekspresiviteti gjinor dhe ndryshimet fizike te personave, kan nevoje per perkujdesjen e te drejtave te njeriut.

Verteton qe te gjitha tipologjite e dhunes, ngacmimit, diskriminimit, perjashtimit dhe stigmatizimit jan dhune e te drejtave njerzore qe kan nje incidence tek shendeti i individeve, familjeve dhe komunitetit.

Vendos obligimin per te gjithe te rrespektit, mbrojtjes dhe permbushjes te gjitha te drejtave njerzore dhe te drejtave seksuale 

Verteton qe te drejtat seksuale tutelojne te drejtat e te gjithe personave per te realizuar dhe shprehur seksualitetin e tyre dhe te permbushin shendetin seksual, duke rrespektuar te drejtat e te tjereve.
 


TE DREJTAT SEKSUALE JAN TE DREJTA HUMANE QE PERFSHIN SEKSUALITETIN:




  1.  E drejta e barazise dhe mos diskriminimit
  2. E drejta e jetes, lirise dhe sigurimit te personit
  3. E drejta e autonomise dhe integritetit trupor
  4. E drejta e mos torturuarit, mos trajtuarit ne menyre degraduese, te dhunshme dhe jo humane.
  5. E drejta per te qen te lire nga çdo forme dhune dhe kercenimi
  6. E drejta e privacy 
  7. E drejta e standarteve me te mira te mundshme per shendetin e perfshire edhe shendeti seksual, mundesia e eksperiencave seksuale te kendeshme, kenqshme dhe te sigurta 
  8. E drejta per te shijuar benefitet dhe progreset shkencore dhe aplikimi i tyre
  9. E drejta e informimit
  10. E drejta e shkollimit dhe e drejta e nje edukate seksuale te thelluar dhe shteruese 
  11. E drejta per te lidhur, rregulluar, zgjidhur martesat ose forma te tjera te ngjashme te lidhjeve te bazuara ne vullnetin e lire dhe barazine gjinore 
  12. E drejta per te vendosur nese mudn te ket femije, sa dhe kur mund ti kene, per te pasur informacione dhe menyra per ti pasur. 
  13. E drejta per lirine e mendimit, opinionit dhe shprehjes 
  14. E drejta e bashkimit dhe ribashkimit paqesor 
  15. E drejta e pjesemarrjes ne jeten publike dhe politike 
  16. E drejta e mundesise per te pasur akses ne drejtesi, ne zgjedhjet juridike dhe ne rikompensim



 Perkthyer nga Besarta Taci, Psikologe klinike, Psikoseksuologe, Psikotraumtologe dhe Zv. Presidente Emdr Albania, www.emdralbania.com

This is the official translation of the Declaration of Sexual Rights. For legal and technical purposes, one must consult the English version as the authoritative text: http://www.worldsexology.org/resources/declaration-of-sexual-rights/

The World Association for Sexual Health (WAS) is a multidisciplinary, world-wide group of scientific societies, NGOs and professionals in the field of human sexuality which promotes sexual health throughout the lifespan and through the world by developing, promoting and supporting sexology and sexual rights for all. The WAS accomplishes this by advocacy actions, networking, facilitating the exchange of information, ideas and experiences and advancing scientifically based sexuality research, sexuality education and clinical sexology, with a trans-disciplinary approach. The WAS Declaration of Sexual Rights was originally proclaimed at the 13th World Congress of Sexology in Valencia, Spain in 1997 and then, in
1999, a revision was approved in Hong Kong by the WAS General Assembly and then reaffirmed in the WAS Declaration: Sexual Health for the Millenium (2008).  This revised declaration was approved by the WAS Advisory Council in March, 2014.

Perkujdesja mbi Shendetin seksual

Duke mar shkas nga kjo deklarate  Universale ndjej nevojen per tu shprehur mbi tematiken e lart permendur.

Shendeti seksual prek sferen bio- psiko- sociale te indivdit, per ta kuptuar sa me mire duhet te shkojme mbrapa ne koh, ne 1978 viti ku Organizata Boterore e Shendetit Seksual vendosi te hartoje nje dokument ku promovohet shendeti seksual dhe te drejtat seksuale ne te gjith planetin.  



Ka me shume se 35 vjet tashme qe edukata seksuale neper shkolla nuk esht e braktisur ne duart e profesoreses se biologjise e cila me shum mundim duke ruajtur dekorin profesional u perpiqte te shpjegonte te vetmin kapitull ku organet gjenitale mashkullore dhe femerore ishin te zbuluara: “Kapitullin mbi riprodhimin seksual”


Konferenca Internacionale mbi popullsine dhe zhvillimin global ne 1994 ka nenvizuar me shum krenari rrolin e shendetit seksual si kerkese thelbesore per shendetin, mirqenien dhe zhvillimin njerzor.
Ne 2007 (OBSH) stilon me shum kujdesje Deklaraten mbi Shendetin Seksual per mijevjeçarin, e cila qe ne rrjeshtat e para nenvizon promovimin e shendetit seksual si element thelbesor per te arritur shendetin dhe zhvillimin e cdo personi, por dhe favorizimin e kualitetit jetesor, realizimin e paqes, dhe lehtesimin e varferise duke i kerkuar te gjitheve te:njohin, promovojne dhe kujdesen per te drejtat seksuale e te gjitheve; permbahen rruges per barezimin gjinor; denojne, luftojne dhe reduktojne çdo forme dhune seksuale; te sigurojne te drejten universale per informacionet seksuale; te ndalojne dhe te nderhyjne ne perhapjen e Hiv/Aids dhe semundjet e tjera seksualisht te trazmetuara; te identifikojne dhe trajtojne problemet, disfunksionet dhe çrregullimet seksuale; te njohin kenaqesine seksuale si pjese e mirqenies". 

Per çdo pike OBSH-ja shpjegon imtesisht sesi cdo shtet, istitucion, profesioniste te shendetit duhet te nderhyjne per te arritur rezultate optimale.
Nese shendeti global i personit esht i varur edhe nga shendeti seksual, nese sot ne 2017 ne realitetin ku jetojme mungon: “informacioni profesional, veteditshmeria e  rendesise se kenaqsise seksuale si faktor i rendesishem per shendetin, seksologe qe kurojne çrregullimet seksuale, apo lenda e edukates mbi emocionalitetin dhe seksualitetin” si mund te pretendojm ose dhe thjesht shpresojme per nje mirqenie globale? 

Si mund te pretendojme qe paragjykimet, fobite kolektive mbi seksin dhe seksualitein te mos jen prezent ne shoqerine tone ku ky dokumet ( Deklarata per Shendetin Seksual per Mijevjeçarin) akoma sot nuk esht perkthyer ne gjuhen shqipe? Si mund te shpersojme ne eliminimin e semundjeve seksualisht te trazmetueshme, ne reduktimin e numrit te aborteve, ne permirsimin e seksualitetit ne çift?                                                                           

Pertej problematikave reale qe çdo individ perjeton ne lidhje me keto tematika do doja qe cdo person qe sapo ka lexuar keto rrjeshta te pyeste veten kush esht rroli i tij ne lidhje me tematika mbi seksualitetin dhe shendetin seksual, qoft ai nje baba i ri, nje vajze adolescente, nje nene e dy femijeve te vegjel, nje gjyshe ne menopauze apo nje gjysh i cilit diabeti ka koh qe i ka demtuar intimitetin me bashkshorten. Seksualiteti jone esht imtesisht i lidhur me gjinine dhe me identitetin seksual pjese keto qe varen nga identiteti jone globale. 
Pertej gjinise qe percaktohet kur foshnja lind bashk me edukaten prinderore, menyren sesi femija hyn ne lidhje shoqerore me bashkmoshataret e tij, impakti i fazes se pubertetit dhe perjetimi i seksualitetit ne çift, qualifikojne teresisht eksperiencen e personit lidhur me shendetin seksual. Pra ka shum faza eksperienciale fizike dhe emozionale te cilat na pergatisin per te perjetuar seksualitetin ne te gjitha dimesionet jetesore personale dhe sociale. 
Gjithashtu eksperienca ne lidhje me seksualitetin na ben te vetedijeshem per shijet, pelqimet apo mospelqimet, veshtiresite ose paragjykimet ne lidhje me kete aspekt. 


Ndergjegjsimi mbi veshtiresite personale lidhur me seksualitetin, qofshin ato informacione te gabuara apo çrregullime qe na bejne te vuajme mos-aktivitetin seksual, perjetimi i çdo dhune fizike qe na ben te friksohemi cdo here qe dikush na afrohet pak me shum sec duhet, jan motivacione teper te rendesishme qe duhet te na ven ne levizje per te kerkuar ndihme tek figurat e nje psiko-seksuologu, gjinekologu dhe  andrologu duke nenvizuar te drejten per informacion. 

Çdo prind i cili esht prezent ne zhvillimin fizik dhe mendor te femijes se tij ne rritje, duhet te jet promotori i pare mbi shendetin seksual. 
Institucionet shkollore jan agjencia e pare edukative ku femijet bejne krahasime me njeri tetrin, ku lindin pyetjet mbi ndryshimin gjinor, mbi tematikat e pubertetit apo perjetimet e para te seksualitetit, klasa duhet te jet vendi ku dialogu i hapur mbi tematika delikate te emocionalitetit dhe seksualitetit sduhet te mungojne kurre, sepse mos informimi esht njesoj si mohimi i ketij aspekti jetesor. Mos lejoni qe interneti te jet dialogusi i femijeve tuaj, prindi ka nje pushtet te pamohueshem mbi formimin seksual te femijes.
Konsultoret familjare jan vendet ku i pergjigjen individit per planifikimin familjar, parandalimin e semundjeve seksuale mbi popullsine ne risk, ose me terapite farmakologjike. 
Eshte e drejta e cdo individi ti trokase ketyre agjencive shendetesore publike apo private per te kerkuar informacione apo ndihme mbi shendetin seksual personal. 
Sot ku pikerisht mungon informazioni brenda territorit ku banohet i atyre pikave qe jan te gateshme te ofrojne suport , sot nje pjese e bollshme e personave qe banojne neper rrethe dhe  qe kan nje problem seksual mbyllen ne heshtje, dhe i prezantohen profesionisteve ne nivelin e avancuar te patologjise.
 Nje pjese e mire e çifteve te reja kerkojne konsulenca seksuale per te permirsuar perjetimin e seksualitetit dhe per te rritur mirqenien. Fatkeqesisht tabut mbi seksualitetin jan akoma trashegimi qe percjellim akoma sot.

 Pjesa qe akoma sot prezanton statistika jo indiferente, 20% te rinjve nga mosha 15-24 vjeçare, jan te infektuar gjat raporteve seksuale (herpesi, clamidia, gonorrea, infeksioni mykotik) jan ato me te shpeshta. Por numri i aborteve ne shqiperi vazhdon e rritet, mungesa e informacionit  mbi shumllojshmerine e metodave kontraceptive, e lidhur me nje imazh paragjykues mbi perdorimin e metodava barriere si preservativi, ka si pasoje ndalesen e nje shtateanije te pa deshiruar.



Kjo na ben te mendojme qe ne, populli i shqiponjave  jemi akoma shum larg konceptit dhe edukates qe tashme prej me shum se 35 vitesh, esht pjes e mentalitetit Europian: 
Shendeti Seksual esht pjese themelore e shendetit global”!

 Ne profesionistet e shendetit psiko- seksual sduhet te ndalojme se edukuari mbi rendesine e rrespektit mbi veten si rregull i pare per tu ruajtur nga semundjet seksualisht te trazmetueshme, duke perjetuar seksualitetin ne lirshmeri totale dhe duke e bere pjese se mirqenies personale.

Besarta Taci
Psikologe Klinike- Psikoseksologe- Zv. Presidente Emdr Albania



Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )