Dr.Besarta Taci EFEKTET E PORNOGRAFISE NE ADOLESHENCE


Tashme ekspertet na e kan bere te ditur qe te miturit

ne menyre vullnetare apo jo, perdorin material

pornografik.

9/ 10 adoleshente meshkuj dhe 4/10 adoleshente femra perdorin rregullsisht vezhgimin e videove ne plataformat qe ofrojne materiale pornografike gratis. 

Meshkujt nga mosha 12 ne 17 vjeç qe vezhgoin rregullisht keto video fillojne aktivitetin seksual shum me shpejt se bashkmoshataret e tjere; te rinjt perdorues rrezikojne te preken me shpesh nga semundjet seksualisht te trazmetueshme, shtatezanit dhe abortet.


 Tema e seksualitetit ne adoleshence esht nje argoment shum delikat dhe i rendesishem per vet identitetin e te miturit, gjithashtu prinderit gjenden ne nje pozicion te veshtire. Nese nga nje ane adoleshentit i nevoiten informacione te sakta mbi seksualitetin meqenese trupi i tij fillon te mare fuqine e riprodhimit dhe ate joshes nga ana tjeter keto informacione shpesh here kerkohen ne vendin e gabuar. 
Aktualisht shum prinder kan veshtiresi te konsiderojne femijen e tyre adoleshent si nje person i cili ka nevoje te eksperimentoje potencialin emotiv, afektiv dhe erotik te trupit te tij, shpesh here keta prinder harrojne se mardheniet afektive dhe seksuale ne pubertet dhe adoleshence jan ato qe ndikojne tek zhvillimi psiko- emotiv dhe identitar i femijes. 

Ata prinder qe injorojne zhvillimin hormonal, fiziologjik dhe psikik te adoleshentit heshturazi kontribojne ne menyre negative persa i perket rritjes dhe shendetit ne teresi. Adoleshentet kan nevoje te ken informacionet e duhura mbi kete teme sepse ne kete periudhe eksplorojne potencialin e tyre mashkullor apo femeror brenda rrethit shoqeror apo ne mardheniet me tjetrin, i cili behet objekti i deshires seksuale, dhe gjate kesaj periudhe kan nevoje te udhezohen drejt eksperiencave jo te demshme. 



Ka teper rendesi prezenca dhe roli i babait ne dialogun me adoleshentin, sepse ne te dyja rastet (me vajzen apo djalin) mundeson me dialogun argomentues nje imazh ndryshe te rolit mashkullor.
Shpesh here keto informacione femijet nuk i gjejne as ne mardhenien me prinderit as ne kontekstin shkollor, por ne internet, duke ju afruar materialeve pornografike ne rrjetin virtual. Sot femijet e mbare botes jan cdo dit e me shum te bombarduar nga lajme, video, kenge apo filma ku permbajne imazhe “soft- porno” keto i desensibilizojne persa i perket seksit duke i bere te kerkojne cdo dit e me shum imazhe akoma me te forta duke arritur deri tek “hard- porno”, perpara se ne jeten reale te ken pasur eksperiencen e pare seksuale. 

Adoleshenti i virgjer i perballet eksperiences se pare duke pasur si model videot porno. Ndikimi i videove porno tek zhvillimi psiko social tek adoleshentet esht objekt studimi nga psikoseksuologet e mbare globit, sidomos ne ato shtete ku perdorimi i smartphoneve esht ne rritje, nje nga ato esht edhe Shqiperia, ku varesia e rrjeteve sociale eshte gjithperfshirese, jo vetem tek adoleshentet por edhe tek moshat e tjera.


Ekspertet kan hedhur alarmin e perdorimit dhe ndikimit te pornografise ne nje moshe shum te re, imazhet brutale te pornos (qe kujtoj jan te prodhuara per te rriturit) ndikojne ne zhvillimin e parakohshem seksual te femijes, jo vetem qe femija ekspozohet paraprakisht nga stimuj iper- seksual por ndonjehere peson traum vizive. Adoleshentet e intervistuar thojne qe ndjehen te terhequr por dhe te friksuar nga ato imazhe. Pertj frikes adoleshentet kan te njejtat simptoma post- trauma, perballe videove qe tregojne skena te dhunshme seksi te kualifikuara nga truri i tyre ende ne zhvillim si teper te rrezikshme.

Sexting ne shkembim te parave (Prostitucioni i eres digitale 2.0)

  • Pornografia mund te krijoj tek te rinjte varesi; 
  • adoleshentet ekspozohen perballe nje seksualiteti i cili ka si te vetmin motiv arritjen e kenaqsise pa prekur sferen emocionale me partnerin/en; 
  • pornografia jep modele performancash seksuale te amplifikuara edhe nga perdorimi i ilaceve ( hormone, viagra ) qe sherbejne per oret e teperta te montazhit (por kete aspekt te rinjte e kan te panjohur);
  •  shumllojshmeri te e kategorive performative ne pornografi tregojne  mardhenie nenshtrimi te partnerit/es i cili/cila duket sikur ndodhen aty vecanerisht per te kenaqur (shum larg realitetit te lidhjeve reale).

Adoleshentet shohin aktoret e pornos si model per te imituar, ne kete moshe ku rrolet e gjinive nuk jan akoma te fikse, porno kontribon ne menyre negative duke e pare femren te nenshtruar dhe shpesh here ne sherbim te mashkullit. 

Ky aspekt kontribon per:
  • uljen e vetevlersimit seksual, 
  • renien e deshires seksuale, dhe imazhit te gabuar te femres. 
  • krijon rrezikun e ndarjes totale te aspektit emocional dhe relaksional nga ai trupore gjat seksit,
  • krijimin e çrregullimeve seksuale ne moshe te mitur
  • lindjen e formave te ankthit- frikes- fobive- depresionit ne moshe te mirur

 Pornografia esht menyra me brutale (nga vet fakti qe tregon sjellje agresive) per te hyre ne boten e seksualiteti sidomos kur pjekuria psikologjike nuk eshte akoma e arritur, si ne adoleshence.


 Nje hulumtim Italian I vitit te fundit tregon qe adoleshentet qe kan ngacmuar seksualisht ose kan tentuar te dhunojn nje bashkmoshatar shikojne rregullsisht porno.

Organizata boterore e shendetesise ben thirrje prinderve, edukatoreve, pedagogeve te mos evitojne argomentet e seksualitetit ne kete moshe port e bashkbisedojne me adoleshentet sepse kur i mituri merr inormacionin e duhur nga personat e rritur qe e rrethojne edhe nese rastesisht sheh material pornografik ka me shum mundesi te kuptoje sa larg ndjenjes dhe realitetit esht porno. Mesuesit duhet te jene te hapur te bejne grupe bashkebisedimi per rreziqet qe paraqesin kategorite pornografike. Pra prinderit nuk duhet te mohojne boten e pornos por tja shpjegojne te miturit.


Besarta Taci
Psikologe klonike- psikoseksuologe- psikotraumatologe Emdr
06928314448

Commenti