Dr. Besarta Taci: KUR DHUNA SEKSUALE MASKOHET SI LOJE EROTIKE

Gjendem shpesh here perballe disa tregimeve, ku eksperiencat seksuale e pacienteve te mi, mund te duken ne perceptim te pare si “inovative, kreative dhe elektrizuese”, por sapo veproj ne menyre analitike duke analizuar sintomat vepruese, konjicionet negative, emocionet dhe ndjesite trupore, situata fillon e mer nje hije te zeze duke u shpallur si nje dhune e vertete, brenda mureve shtepiake.


 Jan ato rastet ku gjithshka behet dhe ngel segret, ku sjellja seksuale agresive maskohet si dashuri e tepert, ku dhuna justifikohet si loje erotike, ku detyrimi martesor mer vendin e deshires dhe kthehet ne dhimbje. Te gjitha keto situata kan nje denominator te perbashket, viktima ndjehet e nenshtruar, e poshteruar pa mundesi rruge dalje, sepse abuzuesi vepron totalisht sipas skemes ku arrin kenaqesine seksuale ne menyren e tij pa pyetur nese kjo sjellje eshte e deshiruar nga personi tjeter. Ajo qe mungon ne keto raporte jan rregullat e çdo mardhenie seksuale: “ deshira e perbashket, siguria dhe rrespekti”.

Si mund ta kuptojme qe jemi perballe nje personi me nje çrregullim personaliteti te tipologjise sadiste, i cili del ne pah sidomos ne mardheniet seksuale, te cilat karakterizohen nga ftohtesia emocionale, trasformohen te detyrueshme dhe arrijne ne dhune?

Ne radhe te pare personi i ashtuquajtur “sadist seksual” arrin ne kenaqesi duke e bere te vuaj, te ndjehet i poshteruar dhe te ndjeje dhimbje viktimen e tij. Diagnoza e ketij çrregullimi seksual (DSM 5) sot eshte shum me delikate sesa ne 1886 kur Krafft- Ebing e pershkroi per here te pare nga pik pamja klinike, ne vepren e tij “Psychopathia sexualis”.



 Aktualisht praktikat seksuale te permbledhura ne akronimin BDSM (Bondage, Dominim- Disipline, Sadizem dhe Mazokizem), jan te njohura dhe te praktikuara edhe nga nje pjese e konsiderueshme e te rinjeve Shqiptare, veprimet sado- mazokiste, te konsideruara ekstreme, e bejne te veshtire limitet sjellore  dhe diagnostikimin e ketij çrregullimi seksual. Personat qe prezantojne Crregullim te sadizmit seksual, shfaqin impulse dhe kan fantazi destabilizuese, makth me tema seksuale sadiste dhe makabre, per te pakten 6 ose me shum muaj. Nje sjellje seksuale me sadizem te moderuar, me lojra seksuale (kilikosje, pickime, perdorimi i nje thupre, shuplakat e lehta) ku dy te rritur jan ne djeni te paktit sjellor dhe ku te dy ndjejne kenaqesi seksuale, nuk mund te konsiderohet çrregullim seksual, sepse nuk perben dem psiko- fizik, dhe nuk i permbush kriteret e manualit statistikor te çrregullimeve mendore, ku cilesohet qe fantazite dhe sjelljet duhet te krijojne siklet dhe shkaktojne deme personit tjeter. Faktikisht kush praktikon mardhenie sado- mazokiste ne lirshmerine e vendimit reciprok, nuk kerkon nje konsulence psikoseksuologjike per kete arsye, sepse rezultati i mardhenieve eshte i kenaqeshem ne kete aspekt. Personat qe kerkojne ndihme, jan ata qe ndjehen viktima te nje situate ku ato nuk kan mundur te zgjedhin, dhe perjetojne aspektin negativ te agresivitetit dhe te dhunes.

                             

Nje sjellje mund te behet patologjike nga menyra e te shprehurit, pjesa me e madhe e ketyre individeve ka fantazi ku eksitimi seksual eshte rezultati i dhimbjes qe mund ti shkaktojne partnerit,  i cili mundet ose jo te jet i vetdijeshem. 
Kur sadisti praktikon sjellje seksuale te dhimbshme me nje partner te pavetedijeshem, (qe nuk e ka vendosur te jet pjese e kesaj loje) sadizmi seksual konsiderohet si nje aktivitet kriminal i cili me probabilitet te larte mund ta vazhdoje deri sa sadisti nuk arrestohet. 
Individet tregojne ndjesi te forta kenaqesie deri ne arritjen ne orgazem kur i kryejne denime te dhimbshme fizike partnereve ose kafsheve.
 Shpesh here sadisti ka nje deshire te paralindur per te poshteruar, shkaktuar dhimbje dhe shkaterrim psiko fizik te tjetrit. Karakteristika themelore eshte fakti qe kenaqesia rritet akoma me shum kur personi qe po vuan i kerkon lutje per te ndaluar sjelljen, sadistit. “Nevoja per dhimbje” eshte nje aspekt karakterizues i ketyre personaliteteve, e cila tregohet ne forme aktive (sadizmi) ti shkaktosh dhimbje, ose pasive (mazokizmi) te ndjesh kenaqesi kur dikush te ben te ndjesh dhimbje. Karakteristika tjeter eshte pushteti, i cili rrit ndjesine e kontrollit tek viktima, sa me shum dhimbje i shkakton viktimes aq me shum viktima do e lus te ndaloi aq me shum sadisti do ndjeje kenaqesi.



  Sadizmi seksual nuk esht sinonim i perdhunimit, por nje bashkim kompleks i dhimbjes, seksit dhe kontrollit tek viktima, por te pakten 10% te perdhunuesve diagnostikohen me kete çrregullim, dhe esht prezent ne 35- 37 % te personave qe kan bere vrasje nga nje motiv seksual. Shpesh esht i lidhur me nje person qe prezanton personalitet antisocial.



Por pse dhimbja dhe kenaqesia shpesh here jan te lidhura me sjelljet seksuale?

Eksperienca e dhimbjes eshte qendrore ne praktikat BDSM (shprehia e seksualitetit atipik, ku sado- mazokizmi esht pjesa ekstreme e ketyre sjelljeve) por gjithshka eshte pare nga nje kendveshtrim sigurie, rrespekti dhe ndjeshmerie ndaj partnereve. Fabrizio Quattrini, shpjegon kete mekanizem ne librin e tij “ Parafilie  e devianza” duke treguar per kontaktin sensorial- trupor dhe efektet e nje mardhenie ku seksualiteti perjetohet nepermjet sjelljeve qe shkaktojne dhimbje. Nuk duhet te harrojme receptoret e dhimbjes qe ndodhen ne lekuren tone, shprehet ai, nese ato aktivizohen ne menyre te vazhdueshme, truri jon leshon endorfine, e cila prodhohet per te mbuluar dhimbjen duke dhuruar kenaqesi. Rregullat sjellore dhe baza e experiences sensoriale ne forme loje, kontribojne shprehine e nje seksualiteti atipik, ku individi ndjehet i lirshem te shprehi eroticitetin e tij. Kjo bashke me tipologjine e personalitetit te viktimes, historine familjare dhe kulturen rrethuese, perbejne arsyet pse nje individ mund te gjindet ne nje mardhenie, ne te cilen partneri maskon deshirat e nje personaliteti sadist te pa shprehura, duke e vene viktimen ne nje kurth psikologjik- pasiv, ku shpesh here nuk rrespektohen deshirat dhe limitet personale dhe mungon totalisht rrespekti. Kjo esht arsyeja pse efekti e nje seksualiteti te till mund te krijoje emocione totalisht negative dhe dhimbje.
Sjelljet me te zakonshme ne praktikat e kesaj mardhenie, sado- mazokiste jan: “ bondage (arti I te lidhurit qe vjen nga Kina e lashte), veshja me indumente specifike  (latex, taka te larta, buste), spanking (shuplaka ne vithnje, e cila origjinen duket se e ka nga Etrusket), menyra ndeshkimi te ndryshme ashtu si edhe kilikosja, dirty talking (fjale te pista dhe ndeshkime verbale), deri tek ekstremi i perdorimit te thuprave (me materiale te ndryshme) dhe derdhja e dyllit te ngrohte te qeriut tek lekura. 


Keto te fundit jan te konsideruara praktika ekstreme edhe pse jan brenda nje pakti paqesor dhe rrespektues mes dy partnereve.

Kenaqesia seksuale eshte nje mix fantazish, mendimesh dhe ndjesish, qe fillojne ne trup dhe perjetohen ne mendje, nuk mund te perkufizojme seksualitetin ne kategori te ngurta, por te kuptojme shprehite e mundeshme per te sensibilizuar mbi rrespektin dhe limitet e shprehjes te çdo qenie njerzore. Diferenca mes dhimbjes dhe kenaqesise eshte shum e madhe ne perkufizimin e pare, por duhet te jemi me te kujdesshem ne diagnozat tona, sepse shpesh here nuk ka kenaqesi pa dhimbje dhe ne raste te tjera kenaqesia eshte e dhimbshme. 

Diferenca me e rendesishme eshte vetedijshmeria per sjelljet qe na pelqen ose nuk na pelqejne, mundesia e te shprehurit deshirat ne nje raport dhe siguria se keto deshira do rrespektohen rreptesisht. Personat qe praktikojne BDSM kan gjetur nje pakt te shenjt per te arritur ne kete kompromis sjelljesh seksuale, ato krijojne nje safe word ku nje partner ka detyren te ndaloje sapo tjetri e permend, ne kete menyre seksualiteti rezulton i sigurt dhe brenda rrespektit te tolerueshem, ndryshe nga ato mardheniet ku seksualiteti kthehet ne nje detyre martesore, duke shkaktuar dhune seksuale “te mbrojtur” nga kater muret e shtepise.


Besarta Taci





Commenti