Post

Visualizzazione dei post da Giugno, 2017

Nga : Adelina Pjetra "Zia Traumatike dhe Trajtimi Terapeutik

Immagine
Procesi dhe trajtimi i zisë.....
Nuk është e lehtë të flasësh për dhimbjen e humbjes së një personi të dashur, gjithashtu në kushtet dhe kulturën tonë nuk është aspak e lehtë të përballosh një ceremoni zie në familje.
Kur në familjet tona  Shqiptare ndodh një vdekje , përveç dhimbjes, trishtimit , çorientimit që shkakton , një detaj tjetër që e shton këtë dhimbje dhe që nuk ndihmon aspak në lehtësimin e saj është organizimi i ceremonisë mortore , që shikohet nga shumë persona si një detaj shumë i rëndësishëm , tregues ose jo i dhimbjes që përjeton familja . Në shumë raste opinioni shoqëror të vret edhe më shumë se vetë humbja që ke pësuar .Shembulli i mëposhtëm do të bëjë një ilustrim më të qartë të një realiteti paksa mbytës për të gjithë.
Para 6 vitesh unë humba babin , në ate kohë isha vetëm 15 vjeçe , ishte nje vdekje e dhimbshme për ëe e cila është shumë e vështirë të flasësh apo përshkruash .Nga mënyra si ishte vdekja e tij ne ishim të papergatitur si familje ,dmth as mundësitë f…