Nga :Adelina Pjetra : EMDR ME FEMIJET (PSIKOTERAPIA EMDR NE AKSION)



EMDR TEK FËMIJËT 8-12 VJEÇAR Marlene (emri i vajzës) është 8 vjeçe. Gjashtë muaj më parë ajo pësoi një aksident së bashku me prindërit e saj, Aksidenti ishte përplasja me makinë ku ajo ishte prezente së bashku me prindërit (makina e prindërve të saj dhe një makinë tjetër).
Që nga ai moment Marlene ka probleme gjumi (çregullime gjumi) dhe  ka frikë të shkojë kudo pa prindërit. Ajo ka frikë të takohet me miqtë e saj.
Mamaja e saj gjeti një terapiste për ta ndihmuar Marlenën (vajzën) me ankthet e saja. Sot ato takuan terapisten.
Terapistja: Përshëndetje Marlena. Eja. Gëzohem që po të takoj. Javën e kaluar ju tregova se çfarë do të bëjmë. Ndihesh nervoze?
(Në video shprehet qartë qëndrimi i vajzës përballë terapistes. 
Është normale, çdokush ndihet nervoz për herë të parë. Sot do të punojmë e do të kujtojmë përplasjen e makinës (aksidentin). Kam dëshirë të pyes, si e kujton përplasjen e makinës tani?
…dhe do të fokusohemi në imazhin më shqetësues që ju keni parë. Dua t'ju pyes për mendimet dhe emocionet (ndjenjat) që shoqërojnë atë imazh, ndërkohë që vë re se çfarë do të ndryshojë brenda teje. Çdo gjë mund të dalë. Ti mund të shikosh imazhe, mund të vijnë mendime ose mund të kesh edhe emocione (ndjenja). Vë re (përqëndrohu) në ndryshimet në trupin tënd, ndonjëherë gjithçka mund të shfaqet që s'ka të bëjë asgjë me përplasjen e makinës, por gjithçka është OK (në rregull). Më trego çfarë kujton rreth asaj çfarë ka ndodhur?

Vajza fillon e bashkëpunon me terapisten. - Elaburimi
Marlene: Ne ishim duke u kthyer nga një mbrëmje – festë ditëlindjeje. Në rrugë një makinë papritur përplaset me makinën tonë. Ishte shumë e frikshme.

Terapistja: Çfarë ndodhi më pas?
Marlene: Pashë mamin që po lëvizte çuditshëm dhe ajo nuk po fliste më. Ajo dukej sikur po flinte, po ajo nuk po reagonte kur unë e thërrisja, dhe më pas…

Terapistja: Çfarë ndodhi?
Marlene: Shumë njërëz u mblodhën jashtë për të parë se çfarë kishte ndodhur. Një komshiu ynë më tha mos e shiko mamin, por unë doja ta shikoja atë dhe dëshiroja të kthehej në normalitet sërish. Babai telefonoi dikë që i tha se ambulanca është duke ardhur shumë shpejt. Ajo mori kohë dhe unë u frikësova.
Terapistja: Po më pas?
Marlene: Kur ambulanca mbërriti, mua ende nuk më lejohej ta shikoja mamin, ndërsa babit tim po. Mendova se ajo do kishte vdekur. Ambulanca u largua me mamin. Komshiu ynë na shoqëroi mua dhe babin në spital. Ne ndenjëm gjatë në pritje deri sa unë më në fund e pashë mamin tim.
Terapistja: Çfarë ndodhi më pas?

Marlene: Për fat të mirë, mami ishte zgjuar, por s'mund të lëviste. Ajo kishte një brez të trashë rreth qafës së saj. Ishte në një dhomë të çuditshme dhe kishte një tub të vogël në krahun e saj. Ishte e frikshme. Ajo më vështroi kur hyra brenda në dhomë. Babai i tha që çdo gjë është OK (mirë).
Terapistja: Imazhi që ju më treguat ngjan si një film, ne mund të ndalemi në imazhin më të largët, pikërisht në imazhin më shqetësues. Cili imazh është më shqetësues që ju vëreni tani?

Marlene: Që nuk mu lejua të shkoja me mamin. Mendova se kishte vdekur.
Terapistja: Çfarë imazhi vështron? Vizatoje atë për mua. Çfarë të shqetëson tani Marlene?
Marlene: Çdo gjë. Unë nuk mund t'ia dalë.
Terapistja: Kur ti vështron këtë vizatim dhe thua “Unë nuk mund t'ia dal”, si ndihesh? E mërzitur, e frikësuar apo e shqetësuar?
Marlene: E frikësuar dhe paksa e mërzitur.

Terapistja: Sa shqetësuese është kur ti vështron këtë vizatim? Më jep një vlerësim nga 0 tek 10, ku 0 tregon që nuk është shqetesuese dhe 10 tregon që është shumë shqetësuese.
Marlene: Do të thoja tek 8
Terapistja: Ku e ndjen këtë shqetësim në trupin tënd?
Marlene: Në stomak
Terapistja: Shikoje këtë vizatim e thuaj “Unë nuk mund t'ia dal” dhe fokusohu tek ndjesitë në stomak. E bën dot?
Marlene: Po
Terapistja:  Tani ndiq gishtat e mi me sy dhe më trego se çfarë do të ndodhë.
Terapistja fillon lëvizjet okualare. (LO)
Çfarë vërën?
Marlene: Që ajo ka vdekur.
Vajzës i shfaqet imazhi i mamasë së saj e vdekur
Terapistja: Vazhdo këtu 
Marlene: Jam e mërzitur me komshiun tonë sepse ai më ndaloi. Babai ishte i frikësuar gjithashtu.
Terapistja: …dhe tani?
Marlene: Asgjë.
Autori: Terapistja vazhdimisht pyet Marlenën, të rikthehej tek imazhi i përplasjes së makinës, dhe i tregon asaj sesa shqetësues vazhdon të jetë ky imazh. Terapisja vazhdon me lëvizjet okulare. Kjo përsëritet deri sa imazhi nuk shkakton më tension.
Terapistja: Vështro sërish vizatimin. Sa shqetësuese është tani në këtë moment?
Marlene: Pesë (5)
Terapistja: Çfarë të shqetëson më tepër?
Marlene: U ndjeva keq kur nuk e pashë mamin dhe nuk e di se çfarë ndodhi.
Terapistja: Vështro këtu.
Marlene: Në spital, tubi që ajo kishte në krah ishte shumë i frikshëm dhe u ndjeva e trullosur. Ndiej të përziera tani.
Terapistja: Vazhdojmë. Shiko gishtat e mi.
Terapistja vazhdon me lëvizjet okulare (LO)
Marlene: Kjo është e çuditshme. Ndjesia e keqe mu largua.
Terapistja: Nëse i kthehesh sërish imazhit, sa shqetësues është ai tani?
Marlene: Rreth treshit (3)
Terapistja: Çfarë e bën atë rreth treshit?
Marlene: Ndihem e çoroditur në makinë kur makina tjetër u përplas me ne. Për fat mami është ende gjallë.
Terapistja: Është ende shqetësuese kur e shikon këtë imazh?
Marlene: Jo, aktualisht, ajo ka ndodhur kohë më parë. Mami është në shtëpi sërish.
Terapistja: Vë re këtë imazh. Sa e vërtet është që ti mund ta shikosh këtë imazh? 1 nënkupton që nuk e ndiej se është e vërtetë dhe 7 nënkupton që është shumë e vërtet (e ndiej kompletisht).
Marlene: Shtatë (7)
Terapistja: Vë re imazhin dhe thuaj “Unë mund t'ia dal”. Ndjen ndonjë tension në trupin tënd?
Marlene: Jo
Terapistja: Shumë mirë. Pyetja e fundit. Çfarë është gjëja më e mirë që mësove sot për veten tënde?
Marlene: Më përpara isha e frikësuar dhe kisha panik.
Terapistja: Kjo ndodhi. Çfarë mendon për veten dhe si ia dole?
Merlene: Jam mjaft e vështirë
Terapistja: Thuaja vetes “Unë jam e vështirë”
Autori: Koha e seancës përfundoi dhe Marlena kthehet në shtëpi. Ajo kthehet pas 1 jave.
Terapistja: Përshëndetje Marlena. Si je?
Merlene: Mirë, java e kaluar kaloi çuditshëm, por gjërat u qetësuan në kokën time.
Terapistja: Shumë mirë. Çfarë ka ndryshuar?
Merlene: Unë mund të fle dhe të takoj miqtë e mi të cilët më bëjnë të lumtur. E di që mami është aty dhe nuk kam më frikë. Nuk mendoj më rreth atij aksidenti.

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )