Nga Adelina Pjetra : E.M.D.R : Cfarë është? Si funksionon? Kush mundet ta praktikojë?

Trajtimi EMDR

E.M.D.R : Cfarë është?
 Si funksionon?
 Kush mundet ta praktikojë?    


E.M.D.R. Eye Movement Desensitization and Reprocessing
 (Lëvizja e Syrit Desensibilizimi dhe ripërpunimi traumatik), është një teknikë psikoterapeutike lindur në Amerikë në fund të viteve 80, sipas intuitës personale të një psikologe Amerikane : Francine Shapiro.
 Ajo duke shëtitur dhe duke reflektuar mbi disa probleme personale vëzhgoi rastësisht se ankthi saj,u zhdukte sa here që syri i saj shikonte mjatas dhe djathtas.
Ajo kuptoi me një insight nga ky rast se diçka ishte e lidhur midis vëzhgimit dhe kujtimeve ose mendimeve traumatike, dhe që lëvizja e syrit dhe drejtimi tij, majtas- djathas,mund të lehtësonte shumë emocionet negative të lidhura me mendimet dhe kujtimet që i  japin ankthe personit gjatë ditës.
F.Shapiro mbas kësaj intuite, dhe mbas përvojës personale dhe eksperimentet të zgjatur gati rreth 10 vite , krijoi atë që sot ne quajmë EMDR.
Njëra nga teknikat më efikase që psikoterapistët të cilit do orientimi apo qasjeje munden ta praktikojnë, Sepse është njëra nga teknikat më efikase që shëron shumë çrregullime emocionale dhe mendore.
Është e rëndesishme që të dini se në të gjithë Botën, dhe tani në Shqipëri kjo teknikë duhet mësuar vetëm nga nje institut ,shoqate apo shkollë formimi e autorizuar.
EMDR , lindi si kurim i simptomave të PTSD Post - Traumatic stress Disorder. Kjo do të thotë që ka lindur në specifik për trajtimin e pasojave të personave që kanë jetuar ngjarje traumatike.
Agresion, Dhunë fizike, Dhunë Psikologjike, Aksidente Rrugore, Natyrore, termete, ose trauma psikologjike lindur nga nje marrëdhenie negative që ka krijuar pasoja negative.

Një shembull;
 Në rastin e nje traume të vetme mund të zgjidhet problematika në 2 ose 3 seanca. Është një mrekulli sepse asnjë model psikoterapeutik tradicional nuk mundet të japë këto rezultate. Për ketë që sot,  EMDR rezulton të jetë e vetmja lidhje që ka në dorë formimin dhe supervizionimin e APA.
( American Psychological Association) Duhet ditur se EMDR është eksperimentuar edhe në raste te tjera klinike si çrregullime të ndryshme të ankthit.
Fobi, Atake paniku, depresion, Ankth Social,  elaborimi i humbjes në rastin e vdekjes të një të  afermi , humbjen e subjektit të dashuruar , çrregullimet elementare, sëmundje të rënda si kancer, dhe disfunksionime seksuale .
Në keto raste dhe raste te tjera , përdorimi i teknikës brënda proçesit terapeutik jep një ndihmë të mahnitshme në përmbajtjen emocionale të klientëve/ pacientëve tonë.

Psikotraumtaologjia dhe EMDR si Funksion?
Shumë persona pyesin në qoftë se EMDR është hipnoza apo jo?
 Ajo vjen nga studimet e hipnozës së (Janet) por nuk fokusohet në humbjen e koshiences mendore,përkundarzi klienti është vigjilent.

Psikoterapisti, Psikotraumatologu që përdor EMDR përdor si vlerësim këto parime:
 Backgruond Familjar kultural
 Atashimin ndaj prindërve
 Listen e Kujtimeve,ose ngjarjet, traumatike të jetuar nga klienti,
sepse janë këto ngjarje që influencojnë akoma sot në mënyrë negative pacientin tonë.

Një Shembull:

Një Pacient thotë që në fëmijëri jam rrahur nga shokët e klasës time,akoma sot kam frikë kur një person më afrohet,sepse mendoj automatikisht që mund të më ndodh edhe sot rrahja .
Terapisti/ Psikotraumatologu , mbasi fillon fazën e vlerësimit ,i kërkon klientit të shkruajë ose të përshkruajë ngjarjen traumatike.
Mbas kësaj i kërkohet klientit të zgjedhë skenën më të keqe që vëzhgon në kujtim ,dhe ta vlerësojë atë nga ndjenja emocionale ,në nje shkalle quajtur S.U.D. (subjective Units of distress).
S.U.D Scale 0 ………………………………………….5…………………………………10
Pastaj kërkon tek ai ndikimin mendor të ngjarjes në shkallën VoC
VoC Scale 0……………………………………..5………………………………………………….10
Me këtë shkallë terapisti shikon se sa ndikon sot ngjarja, dhe çfarë mendimi/ konkluzioni i jep vetë vetës ai për atë ngjarje.
Shpesh ndodh që klienti ka arritur të bëjë disa konkluzione negative mbi vetë veten e tij.
Shembuj : Jam i dobët, frikacak, sepse skam pasur mënyrë të mbrohem, ndihem pa forca në vet-vete, Skam besim tek vetja ime, duhet të isha më i fortë,smund ta pranoj atë që më ka ndodhur ,skam të drejtë të flas, nuk mund të marr atë që dua, nuk mund të kem besim tek vet-vetja ime, nuk ndihem i sigurtë.
Pastaj fillojme fazën praktike të Punës:

 I kërkojmë pacienti tonë të përqendrohet tek
 Skena kujtimit,
 Tek konjicioni negativ (Sjam i Sigurtë)
 Dhe tek emocioni negativ ( trishtim ose frikë).

Dhe fillojmë setin  e parë.  Çdo set zgjat 30 sekonda ,Stimulimin Bilateral me lëvizjet e syrit majtas e djathas ose taping tek duart.
Çdo kujtim i keq përpunohet me 2 ose 6 sete.
Disa Ngjarje traumatike kurohen me 2 seanca.Cili psikoterapist e ka sot këtë efikasitet? Ti mund të kesh rikujtuar disa herë ngjarjen me psikologun dhe mund të kesh zbërthyer të gjitha anët e ngjarjes traumatike,por fjalët nuk harrojnë dhimbjen. Në EMDR nuk fshihet ngjarja por dhimbja emocionale negative.
Ajo që ndodh shpesh kur vuajmë nga ana emocionale është që këto kujtime dhe ngjarje traumatike,nuk harrohen, dhe shpesh herë ngjarjet jetohen si imazhe dhe flash-backs, në të tanishmen. Eshtë si një obsesion që lundron ne trurin tone.
Mbas disa studimeve të  bërë nga A.P.A. (American Psychological Association) dhe vëzhgimet të shfaqura nga MR (Resonace Magnetic) kemi arritur të themi se stimulimi bilateral i dy hemisferave celebrale, lëvizjet e syrit në EMDR mundësojne elaborimin e informacionit të ngrirë në trurin tonë ,kjo “ngrirje” e ngjarjes traumatike është shkaku i çrregullimit emocional.

Në fund të Trajtimit me  EMDR përafërsisht 6 /12 seanca, kemi këto rezultate :

 Mendimet, ndjesitë emocionale negative, të lidhura me ngarjet traumatike zhduken ,dhe zevendësohen me ndjesi NEUTRALE dhe Pozitive.

Duhet të bëjmë një qartësim:
Në EMDR nuk kërkojmë të fshijmë kujtimet, por anullimin dhe zëvendësimin e ndjesive emocionale negative me ato neutrale dhe më pozitive.

Kush mundet ta ushtrojë EMDR?
Vetëm Psikologët profesionistë, Mjekët, Psikoterapistët, ose Psikiatrit që kanë eksperiencë reale me klientë dhe kanë marrë formim në Terapinë Emdr ,mund ta ushtrojne atë.
EMDR Therapy konsiston në 8 faza , dhe çdo fazë ka qëllime të mirëpërcaktuara.
·        Faza I  Historiku dhe plani trajtimit
Terapisti do të kryejë një vlerësim fillestar të historisë së klientit dhe të zhvillojë një plan të përgjithshëm për trajtimin. Kjo përfshin problemet të cilat janë ankesat primare të klientit dhe një histori e kujtimeve të hidhura që do të bëhet synimi për ripërpunimin
·        Faza II Përgatitja
 Terapisti ndihmon klientin të zhvillojë mënyra për të përballuar emocionet shqetësuese në mënyrë që ata  të janë në gjëndje për të qetësuar dhe për të ndihmuar veten e tyre në mes të seancave të terapisë. Zakonisht kjo bëhet  me udhëzime të imazhe apo teknika të tjera relaxuese
·        Faza III Vlerësimi
Terapisti e  pyet klientin  të kujtojë një imazh që përfaqëson  ngjarjen shqetësuese. Së bashku me të, klienti do të përshkruajë një mendim negativ ose njohje (NC) të lidhur me imazhin. Klientit do ti kërkohet  të zhvillojë  një njohje/kognitive pozitive (PC) që është e  lidhur me të njëjtën shëmbëllim që është e dëshiruar të zëvendësojë atë  negativen  Klienti  pyetet  se sa shumë  ai/ajo beson se PC-të( mendimi pozitiv ) është i  vërtetë duke përdorur një shkallë 1-7 (krejtësisht të rreme deri në  krejtësisht të vërtetë) të quajtur Vlefshmëria e Përceptimet (BOA) shkallë. Klientit i kërkohet gjithashtu për të identifikuar se çfarë emocioni po përjeton/ndjen. Klientit i kërkohet pastaj për të dhënë një  vlerësim për nivelin e tij ose të saj të shqetësimit/ankthit  në një shkallë 0-10, (me 0 nuk ka asnjë ankth  dhe 10 është në një  ankth aq të madh sa nuk mund të imagjinohet). Kjo është e njëjtë si  Njësitë  subjektive të shkallës së  ankthit (SUD) që është përdorur zakonisht në terapi njohëse/kognitive të sjelljes (CBT). Së fundi klientit i kërkohet të identifikojë se  në cilën pjesë të  trupit ai/ajo është duke i  ndjerë këto ndjesi.
·        Faza IV Desensibilizimi
Gjatë fazave të  ripërpunimit  në terapinë EMDR, klienti fokusohet në kujtesën shqetësuese në grupe të shumta e të  shkurtër rreth 15-30 sekonda. Njëkohësisht, klienti përqendrohet në stimulimin e  dyfishtë  të vëmendjes, i cili konsiston në   fokusimin tek  trauma,  ndërsa klinicisti inicion lëvizje anësore me sy ose në një tjetër stimul të tillë si një dritë pulsuese e mbajtur në çdo dorë, ose taping  në gjunjë.
 Pas çdo seti , klienti është pyetur se çfarë informacioni shoqërues u shkaktua/ndjeu  gjatë proçedurës. Ky material i ri zakonisht bëhet fokusi i setit /seancës  së ardhshme ose  një tjetër aspekt i  kujtesës mund të udhëhiqet nga klinicisti. Ky proçes i asocimit/shoqërimit  personal  përsëritet shumë herë gjatë seancës. Ky proçes vazhdon derisa klienti nuk ndihet më  i pikëlluar kur  mendon rreth kujtesës/memorjes së  synuar.
·        Faza V Instalimi
Terapisti e  pyet klientin që  të përqëndrohet në ngjarjen së bashku me PC e  zhvilluar në fazën e III. Klientit i kërkohet të mbajë në mendje kujtimin me mendimin pozitiv ndërkohë që  terapisti vazhdon me stimulimin bilateral. Kur klienti mendon se ai  është i sigurtë , dhe  PC besohet plotësisht dhe se besimi është aq i fortë sa të jetë e mundur, faza e instalimit është e plotë.
·        Faza VI Skanimi i trupit
Në këtë fazë qëllimi i terapistit është për të identifikuar ndonjë ndjesi të pakëndshme që mund të ketë mbetur në trup kur klienti është duke menduar për kujtesën e synuar dhe PC. Ndërsa duke menduar për ngjarjen dhe besimin pozitiv klientit i kërkohet të hetojë mbi trupin e tij apo të saj tërësisht, në kërkim të tensionit, ngushtësi apo ndjesi të tjera të pazakonta fizike
Çdo ndjenjë negative shënjestrohet  dhe pastaj zvogëlohet, duke përdorur të njëjtën teknikë stimulim bilateral  nga fazat IV dhe V.
 PC-të duhet të përfshihet emocionalisht, si dhe intelektualisht. Faza VI është i plotë kur klienti është në gjendje të mendojë dhe të flasë për ngjarjen së bashku me PC pa ndjerë asnjë  siklet fizik apo emocional
·        Faza VII Mbyllja
Jo të gjitha ngjarjet traumatike do të zgjidhen plotësisht brënda një seance. Nëse klienti është dukshëm i shqetësuar terapisti do të udhëzojë klientin përmes teknikave të relaksimit që janë projektuar për të sjellë stabilitet emocional dhe qetësi.
Klientit gjithashtu do ti kërkohet  të përdorë këto teknika të njëjta për përvojat që mund të lindin midis sesioneve të tilla si emocione të forta, imazhet e padëshiruara, dhe mendimet negative. Klienti mund të inkurajohet që të mbajë një regjistër të shkurtër të këtyre përvojave, duke i lejuar që të kujtojë dhe përpunojë  lehtë  gjatë seancës së ardhshme
·        Faza VIII  Rivlerësimi
Me çdo sesion të ri, terapisti do të rivlerësojë  punën e bërë në seancën e mëparshme. Terapisti gjithashtu do të vlerësojë se sa mirë klienti ka menaxhuar  veten  në mes të vizitave. Në këtë pikë, terapisti do të vendosë nëse  është  mirë për të vazhduar punën mbi objektivat e mëparshme apo  të vazhdojë në  ato të rejat që i prezantohen.




ADELINA PJETRA
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr
                          Bashkë-themeluese &Anëtare e Bordit Drejtues / EMDR-Albania
cel: 0697482338 ,email : adelina.pjetra@gmail.com

Commenti