Cila esht kriza qe po perjeton femija ime adoleshent?

SI MUND TE KUPTOJ C'PO NDODH ME VAJZEN TIME TE HESHTUR?
PSE DJALI ESHT GJITHMONE AGRESIV? A ESHT KRIZE AJO QE PO KALON VAJZA IME? 


Shpesh here flitet per ndryshimet e medha fizike te nje adoleshenti, dhe rralle here ndalojme te ndryshimet emocionale, mendore dhe relaksionale po aq te rendesishme per formimin e identitetit.

Nese konsiderojme EMOCIONET si nje strument i rendesishem per njohjen e realitetit, njerezve qe na rrethojne dhe vetes, duket qarte sesa e domosdoshme eshte vetdijshmeria emotive (pra ti njohim emocionet qe ndjejme, ti dim te emerojme dhe te dim te adaptohemi ne realitet). Por nese gjat femijerise adoleshenti nuk e ka pasur mundesine te arrij te bej kete zhvillim emocional gjat kesaj periudhe do prezantoje veshtiresi ne vetdijshmeri dhe ne sjelljet adaptive. Nese Jurgeni 14 Vjeç mendon per veten: “ Duhet te bej çdo gje shum mire qe te me duan çdo gabim behet per te nje frik e madhe duke menduar se mund te humb dashurine prinderore. Per Jurgenin mundesia e gabimit gjeneron frik dhe ankth perpara çdo situate duke bllokuar mundesine e çdo eksperience dhe eksplorimi. Nese Denada 17 vjeçe ka krijuar mendimin qe: Nena ime me njeh aq mire saqe ajo di gjithmone kush eshte gjeja me e vlefshme per mua qe nga veshja deri tek zgjedhja e universitetit me i mire per mua; ne nje moment kur smund te ket mendimin e padiskutueshem te nenes se saj ajo ndjehet e humbur dhe e pavlefshme. 

Duke u ndjere e vetme dhe e paafte per te mare nje vendim ne autonomi do jet ne kerkim te dikujt qe ta ndihmoje ose tja mbeshtesi mendimet, duke ja lehtesuar perkohesisht peshen e vendimarrjes. Ne te dyja shembujt, edhe pse te ndryshem, mungesa e njohjes se emocioneve (frika) dhe pamundesia per ta eksperimentuar ate, edhe se per arsye te ndryshme, eshte rrenjesisht e lidhur me raportin nene- femi qe ne te dyja rastet i perket dy stileve te ndryshme te klasifikimit te pasigurt.

 Mos harrojme rendesine e bashkemoshatareve ne periudhen e adoleshences, ne kete rast Jurgeni duke njohur Kristianin dhe duke pare vendosmerine e tij ne disa raste tha me vete :Po ja doli ai mund tja dal dhe un, duke zhbllokuar friken ndaj eksplorimit, por ndonjehere eksperiencat femijerore jan aq te gdhendura saqe nuk lejojne mundesine e vlersimit te shoqerise, duke e humbur mundesine e perfitimit te lidhjeve me bashkmoshataret, ne keto raste psikoterapia esht e keshillueshme, sepse ne kete moshe psikoterapia ka nje impakt deçiziv, duke lejuar nje ndryshim te menjehershem, fal plasticitetit neural dhe faktit qe kortexa mbaron se formuari ne moshen 21 vjeçare.

Ndryshimi me i rendesishem ne aspektin konjitiv ne adoleshence eshte MENDIMI REFLEKSIV i cili lejon vlersimin e eksperiencave duke i çliruar ato nga imitimi. Adoleshenti tani filon e ngre ipoteza per vet veten dhe per te tjeret si per shembull: “ Si me shohin te tjeret? I pelqej djemve? Po vajzave?” nderkoh lejon vetvlersimin ne tre dimensionet kohore: “ Kush jam ne te vertete? Cfar dua te bej? Cfare tipologjie personi dua te jem? Kjo esht mosha kur adoleshenti fillon e vendos objektiva, kur e ke ka me te lehte te analizoj pik pamjen e tjetrit dhe te ipotizoje mendime abstrakte dhe me komplekse. Pikerisht ne kete faze kaotike modeli prinderore duhet te jet nje guide per adoleshentin duke ja thjeshtesuar arsyetimet.

Adoleshenca per te gjitha keto aspekte te lartpermendura bashke me ndryshimet e medha fizike dhe eksperiencat e para seksuale esht cilesuar si moment krize, e perbere nga aspekte rrezikshmerie por edhe si mundesi rritje dhe ndreqie te rrugetimit. Mund edhe ta cilesojme si nje moment palestre ku eksperimentohet menyra sesi do ndermeren momentet e tjera kritike te jetes.
Ndryshimet e mardhenieve nuk prekin vetem raportin me bashkmoshataret por sigurisht edhe me familjen, nese ne femijeri prinderve I kerkohet afermitet dhe perkujdesje, tani shtutja esht drejte largimit, autonomise dhe indipendences ndaj prinderve. 
Familjes i kerkohet te behet si nje permbajtes per nevojat e adoleshentit, aty ku esht e nevojshme prinderit duhet te jen te gateshem te ri- kontraktojne rregullat, limitet, detyrat!

Cdo te thote kur adoleshenti nuk po kalon nje moment krize?

Duke e cilesuar ne kete rast krizen si  nje moment ku adoleshenti teston menyren e rrugetimit te se ardhmes, mungesa e nje krize nuk do te thote mirqenie por mund te jet nje sinjal alarmi!

ASNJE KRIZE. Nese prinderit e  adoleshentit/es shprehen ne kete menyre: “ shyqyr zotit deri tani goca/çuni nuk me kan dhen asnje problem” kjo fjali nenvizon : “a) sa me fat jam; b)sa i mire jam un si prind; c)sa  e/i mire esht goca/çuni im”. Persa I perket pikes a) un verej çdo dit nje perqindje e mire e te rriturve qe vijne ne terapi sot shprehin me keqardhe faktin qe nuk kan perjetuar adoleshencen, ate çfare komunikojne esht ndjesia e “pishmanit”, sikur kan humbur ate mundesi ne ate faze te jetes dhe sikur ndjesia e te jetuar krizen adoleshenciale i ka ber ata me te kalitur ndaj eventeve te jetes. Pika b) mund te fsheh veshtiresine per te lexuar situaten qe po perjeton adoleshenti, deri kur dicka ndodh dhe kriza shperthen si nje bombe, duke shpreh dramen. Pika c) mund te fsheh ato situata kur prinderit nuk I lejojne te jen ndryshe nga statusi “i/e mire” ndryshe nenkuptohet humbja e dashurise prinderore, “te dua nese ti vazhdon te jesh çuni/ goca e mire e mamit/ babit”. I ftoi prinderit te reflektojne mbi situaten qe perjetojne me femijet e tyre, duke u kthyer edhe mbrapa ne koh e duke rikujtuar veshtiresite qe kan hasur me veten e tyre per tub ere te rritur.

KRIZA NORMALE. Ndjesia e autonomies, deshira per te qene te pavarur vendosin adoleshentet gjithmone ne limit me ndjesine e plotfuqishmerise dhe veshtiresine e ndjekjeve te rregullave, limiteve, ligjeve te vendosura nga bota e te rriturve. Ne kete faze te jetes adoleshenti esht i ndikuar nga ndjesia e re per te ven veten ne prove dhe shpesh here ndodhet ne situata vlersimi te gabuara persa i perket rreziqeve, mbizoteron ndjesia e te diferencuarit nga familia, e te bashkuarit me bashkmoshataret, e te pelqyerit te tjereve, e mos qenurit inferior. Ajo qe verehet esht nje lekundje nga nje ane ndesia e plotfuqishmerise nga ana tjeter ndesia e veshtiresive per te perballuar problemet e jetes, duke eksperimentuar moskalibrimin e aftesive personale (lekundje mbi- nen vlersim). Shpesh  here pikerisht ne keto raste figurat prinderore, si dhe mesuesit dhe te rriturit e tjere vendosen ne prove koerence apo besueshmerie. Emocionet qe perjetohen ne kete periudhe pikerisht me mardheniet me te rriturit jan ato negativet si: ankthi, frika, mostoleranca, inati. Ne ekte faze delicate prinderve I kerkohet te permbajne keto emocione e ti japin drejtim ne menyre te ngrohte adoleshentit aty ku humbet mundesia per te mbajtur drejtimin ne fluturim. Kur sjelljet trazgresive nuk behen ne menyre te vazhdueshme por kan qen episode te rralla nuk mund ta cilesojme si nje situate problematike.

 KRIZA PATOLOGJIKE. Kriza behet problematike kur jemi perballe nje situate e cila prezanton sintomatologji specifike qe zgjaten ne koh si: fobite, obsesionet, çrregullime ne te ngrenit, akte vetvrasje dhe tentativa per ti ber keq dikujt. Nderkoh kthehen ne patologji edhe menyrat per tu ndjere sa me shpejt i rritur nepermjet drogave (ecstasy,kokaina, poper, acide) rreziku ne keto raste permbahet edhe nga fakti qe konsumohen ne grup(ndjehet i pershtatur) edhe ulin nivelin e vetdijshemrise se varesise, asnje nga keto te rinjt qe konsumojne droge nuk e quan veten vares. Jan shum te rendesishem edhe ato raste ku adoleshenti e shpreh dhimbjen nepermjet trupit, duke bllokuar rritjen, duke mos ndjere, duke u izoluar.

Mos harrojme qe fjala krize vjen nga greqishtja dhe do te thote: “vendos, zgjedh” dhe pikerisht kjo esht faza ku identiteti vendoset me shum ne situata zgjedhje, faza ku personi nuk ndjehet me femi por nuk ndjehet akoma i rritur mund te zhvillohet ne shum menyra, esht e rendesishme prezenca- guide e te dy prinderve ne kete faze, rroli prinderore smund te vazhdoje te jet ai i perparshmi por duhet te modulohet ne baze te shprehjes se nevojave qe jo gjithmone adoleshentet i tregojne me fjale. Nese perceptoni veshtiresi me raportin me femijen tuaj adoleshent kerkoni ndihmen e nje psikologu, sigurohuni qe ka eksperience me adoleshentet dhe kontaktojeni sepse psikoterapia ne kete faze ka nje impakt te menjehershem.

Besarta Taci
Psikologe Klinike, psikotraumatologe EMDR, Psikoseksuologe




Commenti