Nga Adelina Pjetra: Traumat & Varësitë.Trajtimi me Terapinë EMDR

Traumat & Varësitë ..Trajtimi nëpërmjet Terapisë EMDR
Terapia EMDR është e njohur më së miri për të ndihmuar individët në shërimin  nga ngjarjet traumatike. Përdorimi i EMDR është zgjeruar , duke ndihmuar gjithnjë e më shumë individë me çështje që u shkaktojnë vuajtje në jetën e tyre. Trajtimi EMDR për varësinë është një shembull i mirë. Disa individë  bëhen të  varur nga substancat, kur përjetojnë vështirësi apo trauma në jetën e tyre. Një varësi mund të jetë një mënyrë për të mpirë emocionalisht kujtimet apo ndjenjat që janë të vështirë për ti toleruar të tilla si zbrazëti, mërzi, izolim, apo tjetërsim.
Ka shumë lloje të varësisë, të tilla si alkoolizmi, abuzimi i drogës apo substancave, varësia seksuale, varësia në kumar, çrregullimet në të ngrënë, këto janë vetëm disa  për të përmendur. Pa marrë parasysh se nga nga çfarë lloj varësie një person  vuan, proçesi i jetesës me varësinë është e komplikuar, dhe ndikon tek një person biologjikisht, kimikisht, neurologjikisht, psikologjikisht, nga aspekti mjekësor, emocionalisht, shoqërisht dhe shpirtërisht.

Lidhja midis Traumës dhe Varësive.


Nuk ka një arsye të veçantë që njerëzit të bëhen të varur nga droga ose alkooli. Megjithatë, është e nevojshme të theksohet se varësia nuk është një zgjedhje, por më tepër është një sëmundje, që mund të shkaktohet nga një sërë faktorësh. Ndoshta lidhja më e zakonshme në mes të atyre që vuajnë nga varësia është një histori e traumave në jetë.
Ka modele të ndryshme që shpjegojnë varësinë dhe funksionet e tyre; modeli më i rëndësishëm i varësisë për terapinë EMDR është i bazuar në traumë.
Për shembull, studimi ACE (Adverse Childhood Experience) tregon se traumat në fëmijëri mund të rrisë rrezikun e dikujt në zhvillimin e varësive më vonë në jetë.
Ekzistojnë 10 faktorë në studimin e  ACE :
  •  Abuzim emocional
  • Abuzim fizik
  • Abuzim seksual
  • Neglizhimi emocional
  • Neglizhimi fizik
  • Dhunë nga nëna
  • Abuzim substancash në familje
  • Sëmundje mendore në familje
  • Ndarje të prindërve ose divorc
  • Burg , për një pjestar të familjes

Nëse subjektet kanë pasur pesë ose më shumë nga pikat e studimit ACE , ata do të kishin 7 deri 10 herë rrezik më të madh për të abuzuar me substancat në moshën e rritur. Ky studim tregon se ngjarjet traumatike kanë një ndikim të rëndësishëm në jetën e dikujt, sidomos pasi ajo lidhet me varësinë.
Kujtimet Negative
Përvojat e këqija, duke filluar nga një poshtërim i kohëve më të fundit deri në një ngjarje të vërtetë traumatike në fëmijëri, mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën tonë. Ato mund të na bëjnë të ndihemi të pakëndshëm apo edhe të na bëjnë të paaftë për të funksionuar në jetë. Kujtimet traumatike shkaktojnë njëherësh reagime psikologjike dhe fiziologjike.Në raste ekstreme, si psh tek individët me çrregullim të stresit post-traumatik , ose PTSD, efektet fizike dhe mendore të kujtimeve mund të jenë ekstreme dhe mund të përfshijnë depresionin, pagjumësinë, ankthin dhe sjelljen vetë-shkatërruese.
Përgjigjet/reagimet  që shumica e njerëzve kanë ndaj  traumave, është ajo  për të shtypur kujtimet dhe për tu përpjekur të harrojnë se ajo ka ndodhur ndonjëherë. Kjo pothuajse nuk funksionon dhe mund të rezultojë në efekte shumë negative.
EMDR

Trajtimi EMDR përdor lëvizjet okulare të syrit për të ndihmuar klientin të bëhet “i pa ndjeshëm” ndaj emocioneve negative që lidhen me një ngjarje traumatike dhe të ripërpunojë ato kujtime në diçka më pozitive. Proçesi aktual i EMDR nuk është aq i thjeshtë sa thuhet këtu dhe mund të ndryshojë pak nga praktikuesi i terapisë. Ajo nuk duhet të tentohet të përdoret në seanca nga një profesionist i pa trajnuar më parë.
Në një seancë EMDR, terapisti do ti kërkojë pacientit të mendojë për kujtimet traumatike dhe pastaj të ndjekë një dritë që lëviz ose objekt tjetër me sy (me lëvizje majtas-djathtas). Terapisti pastaj do ti kërkojë  që të mendojë për një kujtim pozitiv dhe të ndjekë sërish objektin me sy. Klientit do ti kërkohet që të kalojë mes mendimeve negative dhe pozitive në intervale të ndryshme. Kjo i lejon atij për t'u bërë i “pa ndjeshëm” ndaj traumës dhe të fillojë të lidhë më shumë emocione  pozitive me të.
EMDR dhe Varësitë
Ndërkohë që askush ende nuk e kupton plotësisht se si funksionon EMDR dhe pse ajo është efektive në uljen e aspekteve negative të traumave, ajo është e njohur të jetë e dobishme për një gamë të gjerë të problemeve. Trauma përbën bazën e shumë problemeve dhe nëse trauma mund të lirohet, kështu mund të bëhet edhe me çështjet problematike që na rezultojnë. EMDR është e njohur të sjellë lehtësim për ata që vuajnë nga PTSD, depresioni, stresi, çrregullime të të ngrënit, dhe madje edhe ndaj dhimbjeve kronike fizike.
Kohët e fundit, EMDR është aplikuar në trajtimin e varësisë. Varësia shpesh fillon duke e përdorur atë si një përpjekje për të ndrydhur kujtimet traumatike. Duke i trajtuar ato kujtime, nevoja për të abuzuar me një substancë  zhduket. Edhe pse nuk është një kurë e përsosur, por duke përdorur terapinë EMDR për të zvogëluar emocionet negative që rrethojnë një traumë mund të ketë  një efekt të fuqishëm ,shumë të rëndësishëm dhe të  menjëhershëm në varësinë e paraqitur. Kjo mund të jetë veçanërisht e dobishme kur kombinohet me lloje të tjera të terapive ose grupeve mbështetëse.
Terapistët që punojnë me varësitë nga abuzimi i substancave kanë parë klientë që  kanë vështirësi në marrëdhënien e tyre me vetë substancën që përdorin. Marrëdhënia që  klienti ka me substancën shpesh herë bëhet lidhja dominante që ka në jetën e tij. Ky atashim është i pashëndetshëm dhe shkakton dëme në marrëdhënie të tjera në jetën e tyre (të punës, familjes, etj).
Ajo që mund të jetë sfiduese  për të punuar me varësinë janë pengesat për trajtim. Këto pengesa mund të jenë financiare, të menduarit negativ, shoqëria me turmën e gabuar, apo turpi. Terapistët duhet të ndihmojnë  klientët për të adresuar këto pengesa në mënyrë që të arrihet një trajtim i suksesshëm. Një trajtim i suksesshëm EMDR për varësinë duhet  të adresojë traumën që po shkakton sjelljet e varësisë. Ndërkohë që  trauma përpunohet  përmes EMDR, varësia duhet të humbasë fuqinë e saj dhe nevoja për të përdorur një substancë duhet të ulet gjithashtu, sidomos gjatë ngjarjeve që e shkaktojnë këtë.
Të punosh me klientë të cilët janë duke luftuar me varësinë mund të jetë e vështirë. Duke parë varësinë përmes lentes së traumave, mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ndihmuar klientët me varësinë e tyre.

Përfitimet nga terapia EMDR , në klinika që trajtojnë varësitë

Meqënëse  shumë klientë vuajnë  nga një histori traumatike , ashtu  si dhe të varësisë, ajo ndihmon kur klinikat e rehabilitimin u ofrojnë terapinë EMDR pacientëve të tyre. EMDR ka fuqinë për të lehtësuar klientët nga kujtimet e tyre traumatike dhe të reduktojë emocionet negative që lidhen me këtë traumë. Si rezultat, do të jetë më e lehtë për të trajtuar varësinë një herë dhe përgjithmonë.



Adelina Pjetra,

 Psikologe Klinike & Terapiste Emdr
member, board of directors EMDR-Albania
cel: 0697482338
email: adelina.pjetra@gmail.com

Commenti