çrregullimi emocional dhe stabilizimi ne EMDR

Crregullimi emocional:
 nje arsye thelbesore e kerkeses se konsulencave

“Me pushton kaosi”; ”Nuk doja ti bertisja ne ate menyre por nuk e kontrollova dot veten”
“Nuk e di pse por edhe se ndjehem prap se prap ndjehem me mire kur jam me te”; “Ndjehem bosh!”;
“Nuk e di ta percaktoj si çoroditje nje mix inati, zemerimi”; 
“Nje ulerim e brendeshme qe nuk nxjerr ze”
“Bllokohem komplet, si e ngrire me duket vetja para saj”; “Perfundon gjithmone ne te njejten menyre: ulerasim deri sa çfar nuk i themi njeri tjetrit, dhe un iki”


Keto jan fjalite qe çdo dit degjoj ne konsulencat psikologjike me personat qe trajtoj, çrregullim emocional, veshtiresi ne kontrollin e impulseve, perseritje e skemave dsifunksionale , reagim emotiv (ngrirje, ikje apo perballje)! Ku e kan origjinen keto menyra reagimi?
Ne nuk lindim me ankth, depresion apo te varur nga nje sjellje, por predisponimi gjenetik, temperamenti, ambienti kulturor, edukimi dhe ne menyre incizive eksperiencat tona jetesore me figurat me te rendesishme (nena, babai, caregiver) krijojne terrenin ku krijohet personaliteti yne. Edhe se sistemi yne adaptiv i informacioneve mundohet te japi nje kuptim dhe rregull ekzistences sone, ne disa raste eksperiencat jan aq domethenese per personin saqe simptomat shfaqen ne momente delikate te jetes ne forme simptome.

Por le te kuptojme sesi raporti nene- femi krijon bazen e rregullimit ose çrregullimit emocional. Zeri i nenes ul prodhimin e  hormonit te stresit, kortisolin tek femija dhe rrit ositocinen, hormonin e ngrohjes njerzore dhe gatshmerine. Per kete aresye perkedheljet sigurojne dhe qetesojne femijen. Ky mekanizem ndihmon edhe ne moshen madhore ( Seltzer, Proceedings of the Royal Society, 2011)
PREZENCA E NENES, FJALET DHE INKURAJIMI stimolojne prodhimin e ositocines qe esht hormoni i miqesise por edhe qe lejon femijet te jen me te hapur per tu perballur pozitivisht veshtiresive ne jete. Imprinting ( mund ta quajme si nje foto e printuar ne trurin e femijes) e fytyres se nenes dhe shkembimet e shikimit rregullojne arousalin e brendeshem! Femija duke njohur me mire nenen meson te besoje qe ajo eshte e gateshme ne momentet e nevojave te tij (urija, jashte qitja, dhimbja e barkut) meson qe ajo mund ta qetesoje dhe ai mund te qetesoje vet veten. Ndjesia e forte e sigurise dhe besimit qe ai ndjen e forteson ngadale ngadale duke i lejuar ndjesine e sigurise per tu larguar nga prinderit dhe per te eksploruar ambientin.
Nese nena nuk esht ne gjendje te jap ndihmen e saj ne menyre te vazhdueshme dhe kur ajo ka pesuar nje traume, depresion apo prezanton çrregullime te personalitetit QARKU I VETMODULIMIT nuk zhvillohet


Nese nuk zhvillohet qarku i vetmodulimit femija nuk do jet ne gjendje te mendoje dhe kuptoje ndjesite e brendeshme te tij dhe do te ndjehet ne STATUS Çoroditje sepse sdo te dalloje çfar vjen nga jasht (ambienti) dhe cilat jan emocionet e tij. Femija do te ndjehet gjithmone i shkeputur nga ambienti, bota, njerzit e tjere dhe do provoje brenda vetes ndjesi VETMIE, PADENJESIE, VULNERABILITETI/ DOBESIE, sikur i mungojen resursat emocionale per te perballuar jeten


Kjo baze mos- sigurie dhe mosreflektimi sjell tek ne nje person qe prezanton keto problematika ne terapi:


u  Nuk esht ne gjendje te kuptoje dhe te administroje emocionet
u  Ndjehen jo te denje dhe jo ne gjendje te ken besim tek psikologu
u  Kan zhvilluar shum mekanizme mbrojtje (shkeputja)
u  Keto mrojtje i kan ndihmuar deri tani por tani nuk mjaftojne dhe sidomos bllokojne terapine
u  Kthehen mbrapsh (regredire) ne nje faze tjeter femijerie (ndjehen te bllokuar)



Ne terapine me tekniken EMDR pertej psikodiagnozes, zbulimit te momenteve traumatike te lidhjes nene- femi ose eksperiencave te tjera domethenese per personin, punohet per nje koh te konsiderueshme me zbulimin e emocionit (Cfar ndjen? Emero emocionin) lokalizimin (ku e ndjen emocionin?) gjenezen (kur e ke ndjere per here te pare?) dhe me STABILIZIMIN pra ndryshimin e statusit nga çrregullsia emocionale ne ekuiliber te pranueshem.
 Kjo eshte faza e pare nga e cila fillohet puna per elaborimin e çdo situate traumatike!


Besarta Taci


Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )