Konsultat e Terapise E.M.D.R Besarta Taci

Kohet e fundit gjat konsultave psikologjike ne Tirane kam hasur shum shpesh ne persona te cilet kan shum veshtiresi ne identifikimin e emocioneve. Kur un pyes:" Si u ndjeve ne momentin kur ajo para se te ikte te tha ti je i humbur, nuk vlen asgje" ose " Cfar ndjeve kur vajza jote te tha ti nuk me ke kuptuar asnjehere" ose kur bashkeshorti te bertiti "Ik Po deshe ti por femijet nuk i sheh më me sy", ne keto raste  personat nuk din te emerojne emocionin qe ndjejne, pertej fjales dhimbje ose u ndjeva keq nuk din te shprehen.
Hapi i pare ne terapine Emdr esht te njohim emocionet negative dhe konjicionet(mendime/idete) qe shkaktojne tek ne keto situata.
Prandaj vendosa te jap disa informacione per emocionet negative dhe si ato ndikojne tek jeta jone e perditeshme

EMOCIONET JAN MENYRA SESI TRURI JON NA INFORMON PER BOTEN QE NA RRETHON, HAPI I PARE ESHTE TE KUPTOJME CILAT EMOCIONE SHKAKTON TEK NE NJE SITUAT OSE NJE PERSON, NESE UN DI TI PERCAKTOJ KETO EMOCIONE UN DO TA KEM TE THJESHT TE KUPTOJ ARSYEN PSE UN NDJEHEM I TRISHTUAR, I ZEMERUAR APO FRIKEN QE ME SHKAKTON.

>ZEMERIMI: esht emocioni i kohes se tanishme, un ndjehem i zemeruar tani
Hapi pare sigurisht eshte te gjej me ke un jam i zemeruar dhe pse?

>TRISHTIMI: esht ndjesi e te kaluares, dicka, nje situate, event ne te kaluaren nuk esht i zgjidhur dhe un sot sa here e mendoj ri- ndjej trishtim brenda meje
Hapi pare te kuptojme ku e ka zanafillen kjo ndjesi. Personat qe zakonisht ndjejne trishtim jan te zemeruar persa i perket nje situate (shpesh here nuk din ta percaktojne) ose nje personi (qe kan veshtiresi ta thone me ke).

>>FRIKA dhe ANKTHI: jan dy emocione dhe ndjesi qe I perkasin se ardhmes, zakonisht jan alarmi i nje situate per te cilen un druhem. Nese nje person nuk arrin te kuptoj cfar e frikeson ajo do te kthehet ne situat ankthi dhe ndonjehere ankthi do te dergoj personin drejt evitimit aktiv (shpesh here nepermjet varesive) te situates qe shkakton frik.

Keto jan emocionet primare dhe jo funksionale per ekuilibrin ton psikik pikerisht keto emocione na bejne qe te ndjejme dhimbje, boshllek, mos perputhje me boten dhe personat qe na rrethojne, shpesh here nga keto emocione lindin mendime per personalitetin tone te cilat nguliten thell ne psikiken tone dhe na bejne te mendojme qe:

- Un nuk meritoj te duhem
- Un jam nje njeri pa vlera
- Un nuk jam nje persona aq i mire
- Un nuk mund te kem besim tek kapacitetet e mija
- Un jam i dobet
- Un do falimentoj
- Un meritoj te mos jem i lumtur
- Un nuk mund te kem ate q edua
- Un jam ne rrezik
- Un nuk mund te kem besim tek asnjeri
- Un nuk jam I rendesishem
- Un nuk e kam kontrollin
- Un meritoj te vdes

Keto konjicione fshihen pas emocioneve qe un ndjej, nese ne nuk eksplorojme brenda nesh, nuk mund te njohim emocionet dhe nuk mund te kuptojm mendimet e thella qe jan ngulitur ne trurin tone qe nga eksperiencat e para ne femijeri.
Per shembull atehere kur babi me rrahu dhe un u ndjeva I friksuar dhe mendova se nuk vlej per askend, brenda vetes time mendova qe nuk jam I rendesishem; ose atehere kur po loznim ne lagje dhe nuk arrita te beja gol dhe shoket me thane me mire te mos e kisha prekur topin fare dhe un u ndjeva I zemeruar dhe I pa fuqishem dhe mendova se jam nje njeri I dobet; ose atehere kur mami kishte debatuar me babin dhe me tha qe po mos te kishte qen per mua do kishte ikur nje or me pare nga shtepia dhe qe ishte faji im nese rrinte akoma aty kunder vullnetit, un u ndjeva e trishtuar dhe mendova se duhet te kisha ber dicka per mamin tim dhe I thash vetes qe un kam ber ndodnje gje te gabuar.
Keto mendime jan te fshehura ne trurin tone vit mbas viti, dhe ate qe un ndjej sot nuk mund ta di qe esht pasoj e nje eksperience te vjeter, psikologu ne terapine me EMDR ndihmon individin te kuptoje se ku esht ndjere I zemeruar, I fiksuar, I trishtuar per here te pare dhe nga aty fillon rivlersimin e ndjenjave qe un perjetoj sot sin je person I rritur.

LUMTURIA: (hareja) esht nje emocion qe I perket te gjitha kohrave te kaluares, te tashmes dhe te ardhmes, por nese truri im shpenzon shum energji per te permbajtur friken, trishtimin, ankthin dhe zemerimin un nuk do arrij te perceptoj momentet e bukura qe ndodhin ne jeten time, me ndihmen e psikologut un mundem njekohesisht te zgjeroj perceptimin tim psikofizik ndaj eksperiencave positive.

Edhe ne art emocionet negative- destabilizuese jan te perfaqsuara nga ngurtesia, stabiliteti dhe bllokimi, ashtusi ne semundjen mendore emocionet bllokojne ekquilibrin psikik; kurse hareja perfaqesohet nga levizja, kercimi, ekuilibri ne bashk- defrim!

Besarta Taci

Commenti