Nga Adelina Pjetra: EMDR- THERAPY në trajtimin e Depresionit

Terapia-EMDR për trajtimin e Depresionit 

 “Mbyllja e hendekut”

Msc.Adelina Pjetra /Psikologe Klinike


 EMDR (Eye Movement Desensitization and Reprocessing) është një trajtim shumë efektiv në eleminimin e impakteve negative të memories traumatike. E krijuar si një trajtim për çrregullimin e stresit post traumatik , EMDR është përdorur gjithashtu me sukses dhe efikasitet për depresionin . Depresioni  mund të jetë i lehtë ose i rëndë me simptoma që përfshijnë : çrregullime të gjumit, shtim në peshë ose humbje peshë, vështirësi në përqëndrim, motivim të ulët, vetë- vlerësim të ulët, mendime vetëvrasjeje, gjeste apo plane për vetë-vrasje, ndjenja të pavlefshmërisë dhe mendimet e shpeshta për vdekjen. Shkaqet e depresionit janë komplekse dhe shkojnë nga pabarazitë kimike në modelet e komunikimit jo të shëndetshëm, kujtimet e shtypura dhe modelet e mendimit negativ. Trajtimi për depresion mund të përfshijë ilaçe, përpunimin emocional, zgjidhjen e problemeve dhe terapinë konijitive.

EMDR...

 EMDR është një trajtim neurobiologjik që përdor lëvizjet e syrit për të eliminuar ndikimet negative të kujtimeve të këqija . Klientët që përdorin EMDR ndjekin një protokoll të rreptë që përfshin identifikimin e një kujtese shqetësuese dhe vlerësimin e ndjenjave negative, ndjesitë e trupit dhe vetë- besimet shqetësuese (cognitions) që rezultojnë kur kujtesa mbahet mend. Ripërpunimi i kujtesës ndodh pasi klienti imagjinon kujtesën dhe pastaj lëviz sytë e tij majtas-djathtas, ashtu si proçesohet nga terapisti. Lëvizjet e syve krijojnë një përgjigje intensive relaksimi e cila është paralele me gjumin e rëndë të përjetuar në fazën REM të gjumit. Kujtesa negative e trajtuar në terapi, si të gjitha kujtimet negative, kërkon për ekzistencën e saj, përfshirjen kolektive të një ndjenjë negative, konjicionin negativ, dhe një lidhje me ndjesi negative të trupit. Nëse njëri prej këtyre elementeve të përcaktuara zhduket atëherë të gjitha elementet do të zhduken dhe kujtesa e keqe nuk krijon një reagim negativ. Në terapi, për shkak se klienti është duke përdorur lëvizjet e syrit gjatë imagjinimit të kujtesës negative dhe po përjeton një relaksim intensiv në të njëjtën kohë, ndikimet negative zhduken të gjitha së bashku . Në përgjithësi një kujtim negativ mund të identifikohet dhe të ripërpunohet me sukses në një seancë.

 Terapia Cognitive :

 Terapia njohëse është një ndërhyrje e trajtimit që ndryshon modelet e mendimit të një personi dhe konjicionet. Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët janë në depresion kanë modele negative të mendimeve të quajtura “shtrembërime” dhe vetë-besime negative të quajtura “konjicione negative”. Të dyja si shtrembërimet dhe konjicionet negative mund të maten nga pyetësorët psikologjik. Në terapinë konjitive, reduktimi i simptomave thuhet se do të ndodhë kur individi mëson veten të mendojë më pozitivisht.


 EMDR, Matjet Konjitive dhe “Mbyllja e hendekut”


 Protokolli EMDR, e kombinuar me pyetësorët e Terapisë Konjitive , krijon një metodë shumë të shpejtë dhe efektive të trajtimit të depresionit.
  Për shembull, pasi klienti përfundon pyetësorin, terapisti mbledh një listë të konjicioneve më negative të klientit. Pastaj, në lidhje me secilin prej këtyre konjicioneve negative, terapisti e pyet klientin “Kur keni filluar të besoni në këtë vetë-besim negativ dhe si e keni mësuar atë?”
Pothuajse gjithmonë klienti do t'i referohet kujtimeve të konfliktit që lidhet me prindërit e tyre. Gjithashtu, është e zakonshme që klienti të përmendë kujtimet e humbjes në fëmijëri apo trauma që kanë përjetuar në shkollë. Pas kësaj, terapisti dhe klienti e përdorin këtë informacion për të krijuar një listë të të gjitha përvojave negative që çojnë në konjicione negative dhe atëherë e trajtojnë secilën prej këtyre kujtimeve duke përdorur Protokollin EMDR.
Klienti  që ndjek trajtimin EMDR, eliminon efektet negative të këtyre kujtimeve të fëmijërisë dhe nuk ka më konjicione negative që kontribuojnë në depresion. Ky është një ndryshim dramatik për klientin pasi është gati e pamundur për një person në depresion që në mënyrë realiste të shohin veten që i arritën të gjitha ,që ata janë në gjendje të bazohen në aftësitë e tyre. Në terma të përgjithshme, para terapisë klienti kishte një hendek në mes të asaj që ata mund të bëjnë dhe çfarë ata besonin se mund të bëjnë. Ndërhyrja EMDR eliminon hendekun mes paaftësisë së përceptuar dhe potencialit real. Ky ndryshim i përceptimit është shokues, ngushëllues dhe euforik ,shpesh herë e vendos klientin në një pozicion të të ndjerit mirë , gjë që nuk e ka ndjerë që nga fëmijëria e tij e hershme.
 Trajtimi i depresionit duke përdorur EMDR është një metodë intensive dhe shumë efektive e terapisë që ndryshon përgjithmonë vetë besimet negative që çojnë në depresion. Gjithashtu, kohëzgjatja e terapisë është shumë pak, shpesh herë duke marrë 50% -75% më pak kohë se sa terapitë tradicionale.

Adelina Pjetra
Psikologe Klinike & Terapiste Emdr
cel: 0697482338
adelina.pjetra@gmail.com
member, EMDR-Albania
Tiranë

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )