EMDR-Albania / konsulencë Psikologjike falas për rastet emergjente dhe individët me pa-mundësi financiare



STAFI EMDR ALBANIA AFËR JUSH: 

SHËRBIM KONSULENCË-PSIKOLOGJIKE FALAS PËR PERSONAT QË NDODHEN NË SITUATA EMERGJENCE
Stafi drejtues i EMDR ALBANIA nuk mund të qëndrojë si observues pasiv i ngjarjeve që 24 orët e fundit ngjyrosen me dhunë, vrasje, vetvrasje kronikën e zezë. Stafi ynë përbehet nga psikologë, psikoterapistë, psiko-traumatologë, psiko-seksuologë që dëshirojnë të ofrojnë kompetencat dhe eksperiencat profesionale që kanë përvetësuar ndër vite, personave në nevojë të cilët ndodhen në situata krizash dhe emergjencash .

 Sot konkretisht gazetat shkruajne:

 1.NGJARJA E PEDOFILISË HOMOSEKSUALE /ADOLESHENCIALE NË VLORË 
  Qyteti i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë e shënuar pasditen e së shtunës. Dy djem kanë përdhunuar dy fëmijë, ndërsa i kishin mashtruar gjatë lojës së përbashkët me ta. Autorët janë njëri 14 vjeç dhe tjetri 11 vjeç, ndërsa pre e tyre ranë dy djem të moshës 6-vjeçare. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Vlorës deklaroi se “Më datë 03.12.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., vjeç 14, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘15 Tetori’, në bashkëpunim me shtetasin V.R., vjeç 11, banues në Vlorë, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me dy shtetas të mitur, 6 vjeç, banues në Vlorë” .
/Panorama/ (http://www.mapo.al/2016/12/tmerr-ne-vlore-perdhunohen-dy-djem-6-vjec-ne-oborrin-e-shkolles/1)

 2. NGJARJA E TENTATIVËS SË VETVRASJES SË GRUAS VIKTIMË E DHUNËS PSIKOLOGJIKE NGA BASHKËSHORTI 
  “Pas presionit psikologjik që bashkëshorti i saj i ushtronte nga burgu, një 31-vjeçare është vetëhelmuar. Policia e Tiranës ka njoftuar se gruaja e identifikuar me inicialet O. P., ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas ndihmës mjekësore të dhënë në spital. Ndërkohë bëhet e ditur se bashkëshorti i saj Dëfrim. P, 36 vjeç nga Tirana ndodhej në burg pasi ishte dënuar me dy vjet për veprën penale “Dhunë në familje” “Nga ambientet e burgut në Vaqarr vazhdon të ushtrojë dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes”, ka informuar policia e kryeqytetit.”
 (http://www.botasot.info/kronike-e-zeze/618538/bashkeshorti-e-kercenon-nga-burgu-i-vaqarrit-gruaja-tenton-vetevrasjen/)

 3: NGJARJA E BABAIT QË PASI VRAU DY DJEMTË E MITUR U VETËVRA
  Pas rreth 24 orë hetime, Policia e Korçës ka zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë që tronditi opinion publik, ku Naum Toshi 41 vjeç vrau dy fëmijët e mitur dhe më pas veten. Sipas policisë, 41 vjeçari krimin makabër e ka nisur duke mbytur fillimisht dy djemtë, 4 vjeçarin me iniciale N.T (djali i tij) dhe 7 vjeçarin me inicialiale J.T. (fëmijë i ardhur nga martesa e parë, e bashkëshortes së 41 vjeçarit).Më pas Naum Tushi, ngjarjen horror e vazhdon duke i varur në banesë dy trupat e pajetë të fëmijëve të mitur. Pas kësaj ai ka varur edhe veten në dhomën e tij. Ngjarjen e rëndë kanë qenë pikërisht familjarët të cilët e kanë zbuluar dhe më pas njoftuar edhe policinë. Në banesë po ashtu janë gjetur edhe disa shënime, që autori kishte lënë në shtëpi, për t’i treguar të atit krimin makabër që kishte bërë. Në letrën që ai kishte lënë për të atin, shkruante se nuk e kishte pyetur kur ishte martuar me bashkëshorten Marsela Toshi dhe nuk do e pyeste as për vendimin tragjik të fundit. 41-vjeçari shkruante në letër se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo “kishte marrë rrugë të keqe”.Pikërisht, mosmarrëveshjet në çift duket të kenë qenë edhe shkaku kryesor që çuan në ngjarjen e rëndë. Kjo pasi gruaja e tij Marsela Toshi prej rreth 1 muaji ishte larguar nga shtëpia dhe kishte filluar punë në një lokal nate, gjë e cila ishte kundërshtuar me forcë nga bashkëshorti dhe kishte qenë shkak për shumë mosmarrëveshje në çift.
( http://www.botasot.info/kronike-e-zeze/618378/policia-zbardh-vrasjen-horror-ne-korce-babai-i-mbyti-dhe-me-pas-i-vari-dy-te-miturit/)

EMDR ALBANIA ESHTE NJE SHOQATË JO FITIM PRURËSE DHE MEQENËSE OBJEKTIVI I SAJ I PARË ËSHTË TË FORMOJË PSIKOLOGËT TË CILËT MUND TË NDËRHYJNË NË RASTE EMERGJENCE NË MUNGESË TË PSIKOLOGËVE TË EMERGJENCAVE NË TERRITORIN SHQIPTAR DHE NË MUNGESË TË MBËSHTETJES INSTITUCIONALE TË KËSAJ FIGURE NE ,SI STAF OFROJMË PERSONAVE NË NEVOJË KONSULENCA PSIKOLOGJIKE FALAS.
 PERSONAT QË MUND TË KONTAKTONI:
Psikologë:

 -ELTON KAZANXHI  TEL 00393295379300 emdralbania@gmail.com
 -BESARTA TACI         TEL 0039 3318242288/692831448 besa.taci@libero.it
 -ADELINA PJETRA    TEL 0697482338 email : adelina.pjetra@gmail.com

 Av.BLERINA KARAJ  TEL: 0664180520 blerinakaraj@yahoo.it
 (konsulencë Juridike pa pagesë në raste emergjencash ,dhe pa-mundësie financiare )

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )