Nga Adelina Pjetra: Trajtimi EMDR për fëmijët dhe adoleshentët




Çfarë është EMDR?
“Eye Movement Desensitization and Reprocessing “është një trajtim psikoterapeutik që është efektiv për zgjidhjen e vështirësive emocionale të shkaktuara nga shqetësimet, vështirësitë, ose përvojat e frikshme të jetës.


Kur fëmijët janë të traumatizuar, kanë përvoja tronditëse apo dështime të përsëritura, ata humbasin ndjenjën e kontrollit mbi jetën e tyre. Kjo mund të rezultojë në simptoma të ankthit, depresionit, nervozizëm, zemërim, faj, dhe / ose probleme të sjelljes.

 Ngjarje të tilla si aksidentet, abuzimi, dhuna, vdekja, dhe fatkeqësitë natyrore janë traumatike, por ne jo gjithmonë i njohim mënyrat që prekin dhe ndikojnë në jetën e përditshme të fëmijës. Edhe ngjarjet e zakonshme tronditëse të fëmijërisë, të tilla si divorci, probleme të shkollës, vështirësitë mes bashkëmoshatarëve, dështimet dhe problemet familjare, mund të ndikojnë thellësisht ndjenjën e sigurisë, vetë-respektit, dhe zhvillimin e fëmijës. 



Kur ndodh një përvojë tronditëse, e frikshme apo e dhimbshme, nganjëherë kujtimi i përvojës qëndron “i mbërthyer” ose “i ngrirë” në mëndje dhe trup.

Përvoja/eksperienca tronditëse mund të kthehet në një mënyrë shqetësuese/ ndërhyrëse dhe fëmija mund të përballet duke shmangur çdo gjë lidhur me përvojën tronditëse.

 Për shembull, një fëmijë që ka përjetuar një aksident të keq me biçikletë mund të ketë makthe  përsëritëse natën , të jenë të frikësuar për të provuar gjëra të reja, dhe për të shmangur gjëra që janë të lidhur me një biçikletë. Shumica e ekspertëve pajtohen se mënyra më e mirë për tu “çliruar” dhe të bëhet i lirë nga simptomat është nëpërmjet ekspozimit ndaj përvojës traumatike. 



Kjo do të thotë se personi do të punojë me anë të përballjes me kujtimet apo ngjarjet shqetësuese deri sa ata nukdo jenë më shqetësuese.

 Dual Attention Stimulation (DAS) i referohet përdorimit të alternuar, ndjekja  djathtas- majtas që mund të marrë formën e lëvizjeve të syve, tone apo muzikë që i dërgohet në secilin vesh, ose stimulimi i prekshëm, të tillë si alternuarimi i prekjes me duar (tapping).

Alternativa krijuese janë zhvilluar për fëmijët që përfshijnë nxitje të dyfishtë të stimulit (Dual Attention Stimulation), përmes përdorimit të kukullave (pupets), historive, dancit, artit, dhe madje edhe notit.


 EMDR ndihmon për  të zgjidhur mendimet shqetësuese dhe ndjenjat që lidhen me kujtimet e hidhura në mënyrë që fëmijët të mund të kthehen në detyrat e tyre normale të zhvillimit dhe nivelet e mëparshme të përballimit.
Përveç kësaj, EMDR mund të ndihmojë për të forcuar ndjenjat e besimit, qetësisë dhe mjeshtërisë

 Si është një seancë EMDR?

EMDR është pjesë e një qasje të integruar të trajtimit dhe është përdorur shpesh së bashku me trajtime të tjera terapeutike të tilla si terapia e lojës, terapia e të folurit, terapia e sjelljes dhe terapia familjare. Para përdorimit të terapisë EMDR, ajo do të shpjegohet dhe të përdoret kur është rënë dakord nga ana e familjes dhe fëmijës.

Një seancë tipike e trajtimi EMDR fillon në një mënyrë pozitive duke ftuar fëmijët të përdorin imagjinatën e tyre për të forcuar ndjenjën e besimit dhe të mirëqenies. Për shembull, fëmijës mund t'i kërkohet të imagjinojë një vend të sigurtë, ose të mbrojtur ku ata ndihen të relaksuar apo për të kujtuar një kohë kur ata ndiheshin të fortë dhe të sigurtë.


 Këto imazhe pozitive, mendimet dhe ndjenjat janë të kombinuara pastaj me lëvizje të syrit ose forma të tjera të Nxitjes së dyfishtë të stimulit(DAS). Këto përvoja fillestare me EMDR zakonisht i japin fëmijëve rritjen e  ndjenjave pozitive dhe i ndihmojnë fëmijët të  dijnë se çfarë të presin gjatë një seance.
Më pas , fëmijës i kërkohet të sjellë një memorie tronditëse ose ngjarje që lidhet me problemin e paraqitur. DAS përdoret përsëri, ndërsa fëmija fokusohet në përvojën shqetësuese. Kur një kujtim tronditës është “i pandjeshëm” fëmija mund të përballet me ngjarjet e kaluara, pa u ndjerë i shqetësuar, i frikësuar, ose shmangës.


 “Ripërpunimi” thjesht do të thotë se kuptime të reja, ndjesi dhe ndjenja mund të çiftëzohen me mendime , ndjenja dhe imazhe të vjetra shqetësuese. 
Pas trajtimit EMDR, kujtimet shqetësuese mund të kujtohen më me qetësi si “vetëm diçka që ka ndodhur” dhe fëmijët mund të besojnë më lehtë, “Ka mbaruar.” ”Unë jam i sigurt tani.” ”Unë  bëra më të mirën që munda, nuk është faji im. “dhe” Unë kam zgjedhje të tjera tani. “

 A mundet EMDR ta ndihmojë fëmijën tim?

EMDR mund të përdoret me fëmijët dhe të rinjtë e të gjitha moshave. Raportet e terapistëve  tregojnë se EMDR është përdorur me sukses me fëmijët preverbal, si dhe me adoleshentët të cilët nuk duan të flasin me zë të lartë në lidhje me çështjet tronditëse. Ashtu si çdo ndërhyrje tjetër terapeutike , sa më i vogël fëmija ose sa më shmangës , aq më e vështirë është për të gjetur mënyra për ti angazhuar ata të përqëndrojnë vëmendjen e tyre mbi problemin në fjalë.

Është e dobishme për prindërit dhe profesionistët për të shpjeguar se EMDR është një mënyrë për të marrë përsipër mendimet shqetësuese, ndjenjat dhe sjelljet. EMDR është përdorur për të ndihmuar fëmijët të përballen me ngjarjet traumatike, depresionin, ankthin, fobitë, dhe një sërë problemesh të tjera të sjelljes. 

Proçesi i EMDR është i ndryshëm për çdo fëmijë, për shkak se proçesi i shërimit është i udhëzuar nga brënda. Disa fëmijë raportojnë se EMDR është relaksues dhe kanë një përgjigje të menjëhershme pozitive. Fëmijë të tjerë mund të ndihen të lodhur në fund të një seance, dhe përfitimi nga trajtimi vjen në ditët në vijim. Për shembull, pas trajtimit EMDR, një 10-vjeçar i cili kishte veshur një lloj veshje (të njëjtën veshje) për një vit dhe ishte i  preokupuar për lëndimin, sëmundjen dhe vdekjen për shkak të një aksidenti traumatik, filloi duke qarë lot gëzimi dhe tha, “Unë jam aq i të lumtur, me të vërtetë mbaroi dhe jam i fortë! “


Një 5-vjeçar i cili kishte probleme të sjelljes dhe  kishte punuar me terapistin e tij duke përdorur lloje të tjera të terapisë, provoi edhe trajtimin me  EMDR dhe tha, Pse nuk e keni bërë këtë me mua më parë?” Një 8-vjeçar i cili vuan nga makthe  përsëritëse natën tha, “Ata vetëm dolen jashtë nga koka ime, monstrat janë zhdukur.” Fëmijë të tjerë thonë më pak , por sjellja e tyre ndryshon dhe prindërit e deklarojnë këtë. “Gjërat janë kthyer në rrugën e duhur.” 



Ne trajnimin e dates 3-4-5 Mars  2017 Trainerja EMDR Europe Anna Rita Verardo specialiste ne trajtimin EMDR me Femijet do te japi udhezime  terapisteve mbi protokollin EMDR.

Artikuj shkruar nga :
MSC ADELINA PJETRA psikologe kilinike
 (Member Board EMDR Albania)
 Kontakt 068 64 74 007

Commenti