EMDR Europe Jep Statusin Observator EMDR Albania




Eshte pothuajse zyrtare qe EMDR Europe ne drejtimin e Presidentes Isabel Fernadez zyrtarisht leshon statusin observator "EMDR Albania" e drejtuar nga Dr. Elton Kazanxhi dhe Besarta Taci.

Kjo event historik  per te gjithe shqiperine dhe trojet shqiptare do te thote hyrje ne familjen EMDR Europe dhe marrja  e  Statusit Member ne  familjen  Boterore EMDR INTERNATION.

Nje rezultat ky i arritur mbas gati 4 viteve traktative persa i perket  formimit Psikoterapeutik ne trajtimin e traumes. Midis Shqiperise -Kosoves dhe Maqedonise dhe vendeve  Europiane.

Ne 3-4-5 Mars te vitit 2017 Tirana do jet pjese e Europes persa i perket trainimit " Basic Training Emdr".

Terapia Emdr sot eshte vlersuar si terapia me efikase persa i perket trajtimit te traumes e quajtur edhe "EVIDENCE BASED"

Kjo do te thote per te gjithe profesionistet e shendetit mendor, cilesi ne trajtim dhe ne formimin e tyre persa i perket crregullimeve mendore.

Isabel Fernadez e intervistuar nga Zv Presidentja jone  Besarta Taci tha qe per here te pare psikologet shqiptare te cfare do lloj qasje apo kendveshtrim terapeutik, mund te formohen ne Tirane dhe te jene pjese e familjes te EMDR Europe.

Cerifikata Leshuar nga EMDR Europe eshte e vlefshme ne te gjitha territoret e Evropes dhe Botes sepse mbeshtetur dhe nga INTERNATIONAL EMDR ASSOCIATION.



Ne Mars 2017 Trainerja Evropiane Ana Rita Verardo, do te vij ne Tirane per te formuar psikologet,Psikoterapistet dhe Mjeket e pare qe vijne nga Shqiperia - Kosova -Maqedonia dhe Mali Zi.

Kjo do te thote qe mbas formimit baze  gjithe  psikologet formuar ne EMDR do te jene pjese e nje  trajnimi te vazhdueshem dhe nje liste ne web site te emdr europe si Approved  Counsultant, dhe Accredited Practiconer EMDR



Kjo jep mundesin popullsise te kete  sigurine e  profesionisteve te formuar ne EMDR dhe te licensuar nga EMDR Europe.

Se shpejti do te komunikohen Vendi dhe Cmimi i Livelit Pare.

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )