22-23-24 Shtator 2017 Programi specializimit EMDR

Approved Trainer EMDR EUROPE
ANNA RITA VERARDO

22-23-24 Shtator 2017 Tiranë



Trajnim Specializues në EMDR niveli. I° 
(Accredited Training EMDR EUROPE)


Gjatë trajnimit në EMDR Niveli I ° do të thelloheni në modelin e Përpunimit Adaptiv të Informacionit dhe në kërkimin që ka vlerësuar gjatë viteve të fundit baza shkencore e EMDR. 

Terapistët mësojnë të aplikojnë protokollin EMDR në 8 fazat e saj  dhe të bëjnë një konceptualizim të rasteve të pacientëve të tyre, duke kuptuar se si ngjarjet traumatike dhe stresuese në jetën e tyre mund të kenë kontribuar në sikletin/vështirësinë që paraqesin kur vijnë në psikoterapi.

Do të jepen strategji për të identifikuar këto ngjarje në historinë e tyre dhe lidhjen e tyre me simptoma, çrregullime apo çështje aktuale. Pasi bëhet identifikimi i ngjarjeve do  të thellohet më tej se si duhet bërë një plan pune në përputhje me qëllimet e trajtimit EMDR.

Në fund të Trajnimit intensiv 3-ditor , pjesëmarrësit do të kenë njohuri, aftësi dhe shkathtësi për të aplikuar EMDR në praktikën e tyre klinike.

Trajnimi është  i kufizuar për psikologë, mjeke dhe studente te vitit te fundit ne masterin shkencor
 ( ose punonjes social te licensuar )

Certifikata:  Pjesëmarrësve në trajnim do ti lëshohet një çertifikatë akredituar nga EMDR EUROPE që autorizon aplikimin e saj në praktikën klinike dhe në  hulumtime. 



PROGRAM
Dita e parë:

09.00 – 10.00 EMDR-metoda evidence-based për shqetësimiet post-traumatike
10.00 – 11.00 Kërkimi shkencor mbi EMDR dhe udhëzimet ndërkombëtare
Coffè Break
11.15 - 13.00 Modeli Adaptiv i informacionit - Supozimet mbi mekanizmat e veprimit të EMDR
14.00 – 16.00    Marrja e anamnezës/ historisë mjekësore dhe planifikimi i trajtimit - Shfaqja e çrregullimeve disociuese dhe strukturimin e planit mbi të kaluarën / të tashmen /dhe të ardhmen. 
16.15 – 18.00 Përgatitja e klientit(pacientit) - Shpjegimi i EMDR dhe psiko-edukimi - Instalimi i vendit të sigurtë



Dita e dytë :
09.00 – 11.00  Faza 3- Vlerësimi dhe qasja në kujtesën traumatike
                        Faza 4-Desensibilizimi
                        Faza 5- Instalimi i konjicionit pozitiv
                        Faza 6-Skanimi trupor
11.15 – 12.00 Faza 7-Mbyllja e seancave të plotësuara dhe të pa-plotësuara
                      Faza 8-Rivlerësimi
Coffe Break

12.00 – 13.00    Demonstrimi i një seance terapeutike  EMDR
14.00 – 16.00    Ushtrimi praktik në grupe të vogla
16.15 – 18.00    Ushtrimi praktik në grupe të vogla



Dita e tretë :
09.00 – 10.00  Menaxhimi i emocioneve intense dhe Abreaksioni
10.00 – 11.00  Menaxhimi i bllokimeve gjatë përpunimit/eleaburimit – Strategjitë
Coffe Break
11.15 - 12.00 Integrimi i  ’EMDR në praktikën klinike
12.00 - 13.00   Aplikimi i’EMDR me fëmijët
                       Aplikimi i’EMDR në proçesin e zisë
14.00 – 16.00 Ushtrime praktike në grupe të vogla
16.15 – 17.00 Ushtrime praktike në grupe të vogla

Quhen te regjistruar ata qe jane aplikuar dhe kane plotesuar keto kushte:
· Cv (Kandidateve) 
· (Plotesimi i Formularit) 
· (Pagesa ne llogarine bankare)

Informacione mail: infoemdralbania@gmail.com 
Adelina Pjetra Cel: 069 7482338

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )