Varesia nga Seksi Tirane 29 Tetor

Seksi esht nje pjese e rendesisheme e jetes sone, ne baze te moshes, eksperiences, stuatusit, aspekteve fizike dhe psikike karakterizon mirqenien tone. Ne disa persona seksi nuk esht vetem pjese e jetes por behet nje aktivitet qe karakterizon çdo dite, deri sa personi humb totalisht mundesine e te kontrolluarit vete veten. Varesia seksuale eshte nje sjellje e cila karakterizohet nga iluzioni i te berit dicka qe largon apo i tejkalon veshtiresit e perditeshme te jetes (V. Caretti, G.Di Cesare, 2005). Individi qe ka kete varesi mundohet te largohet nga veshtiresite e jetes, nga dhimbja, ndjenjat e fajit apo turpi i ndjere, kjo sjellje i ndihmon gradualisht e me shume per te fshehur ndjenjat e konfliktit. Sjellja seksuale e perseritur i jep nje ndjesi kontrolli tek trupi dhe e ben personin te ndjehet emotivisht i pushtetshem, ai mendon se largimi i perkohshem nga problemet gjat aktit seksual esht zgjidhja e problemeve, nderkoh varesia rrenjesohet akoma me shum. Sjellja seksuale kthehet ne nje stil jete i cili karakterizon perditshmerine e individit, duke e larguar nga personat e tjere, dhe duke e larguar nga mundesia per te kuptuar cpo ndodh brenda tij. Nje person qe ka nje problem te till esht fortesisht i stresuar emotivisht, psikologjikisht dhe fizikisht, duke hyre nje nje rreth vicioz, ku nuk ka mundesi te shkeputet nga sjellja seksuale kompulsive. Personat e tilla kan nevoj per dicka qe vjen nga jashte (filma porno, lidhje on- line, seks me prostituta) per te rregulluar ndjesite negative te brendeshme, sepse objektivi i ketyre individeve esht te ulin nivelin e ankthit dhe dhimbjes qe ndjejne karshi realitetit qe i rrethon, ne kete rast seksualiteti perdoret si droga apo alkoli, per te ikur nga problemet. Neuropsikologet kan skansionuar trurin e personave te droguar dhe trurin e personave te varur seksualisht, cuditerisht zonat cerebrale te aktivizuara gjat eksperimentit jan te njejtat, pra demet qe seksi i tepert shkakton jan po te njejtat e atyre qe shkaktojne substancat narkotike.Nderkoh kjo sjellje jep perkohesisht kenaqesi dhe ndjesi arritjeje. Nga nje ane seksi jep efekte pozitive nga ana tjeter personi nuk ndalon dot aktivitetin e tij, pra shpejt ndodhet ne situata ku mbyllet nga bota perreth dhe kalon naten duke pare video porno, apo duke kerkuar njohje ne rrjetet sociale, apo duke shpenzuar ne menyre te pa konsiderueshme leket per seks me pagese. Ndonjehere seksi perdoret per tu ndjere me pak vetem ose per tu ndjere i pranueshem ne shoqeri duke rritur riskun per takime te shpeshta on- line. Nje hulumtim i vitit 2011 nga Society for the Advancement of Sexual Helth tregonte se jan 9 milion personat e prekur nga kjo varesi, aktualisht pertej meshkujve 40- 50 vjeçare ka dhe shum gra, adoleshente dhe te moshuar, hulumtimet vazhdojne edhe se per Shqiperine nuk ka akoma statistika te veçanta. Personi me varesi seksuale kalon diten duke fantazuar seksualisht (shum ore duke menduar sesi do kaloj aventurat e ardhshme seksuale); masturbimi (ndonjehere oret e teperta qe kalon duke u prekur sjellin deme ne organe gjenitale); rrol seksual te ngacumueshem ( kalon kohen duke kerkuar aktivisht partner/ e per te pasur raporte); seks anonim ( me persona qe nuk njeh dhe e njohin, duke ber pjes ne orgji, raporte per nje nate apo duke kerkuar vende qe ofrojne seks per nje nate); seks me pagese (prostitucion, linja tel erotike, rivista qe ofrojne numra tel ) seks i shitur ( filma erotike ose fotografi amatoriale me sfond seksual); te gjitha keto aktivitete karakterizojne ditet dhe javet e personit, deri sa ai humb punen, familjen dhe shoqerin dhe gjendet vetem. (M. Spaccarotella, 2016) Personi per tu diagnostikuar si Vares Seksual (hypersexual disorder) duhet te ket keto sjellje per te pakten 6 muaj, dhe nderkoh te familja puna dhe miqesia te ken arritur nje modifikim te konsiderueshem.
Çfar demesh shkakton varesia seksuale ne jeten e nje personi?
-Humbja e lidhjeve, (zakonisht nese jan te martuar, arrin shpejt ne divorc apo ndarje);
- humbja e femijeve (abort apo humbja e kujdestarise);
femijet nuk jan me pjes e jetes se personit qe esht ne varesi;
-infektimi me semundje;
humbja e kuntiteteve te konsiderueshme lekesh;
-zhvillim i disfunksioneve seksuale; zhvillimi i turpit dhe ndjesise se fajit;
-ndjesi izolimi;
-huimbja e punes,
-humbja e vetvlersimit dhe integritetit psikik;
-tentativa vetvrasje.
Trajtimi i varesise behet nepermjet psikoterapive individuale, ose ne grup,por ne disa raste esht e nevojshme dhe perdorimi i ilacve qe rrisin serotoninen, antidepresiveve, ansiolitikeve dhe stabilizatoreve te humorit, sepse varesia esht nje problematik qe prek biologjine, psikologjine dhe kulturen.
Per kuren e kesaj varesie nevoitet nje ekip multidisiplinar si psikologu, psikiatri dhe seksuololgu.
Sot teknika Emdr funksionon si katalizator per trurin, personi arrin ne sherim shum me shpejt se terapite e tjera.

ky argoment do te trajtohet me date 29 tetor ne Tirane
Besarta Taci

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )