SI TA KUPTOJME DISFUNKSIONIN EREKTIV

Si ta kuptojme disfunksionin erektiv

Para se te njihemi me problemet e ereksionit, eshte e rendesishme te flasim per fisiologjine. Ereksioni mashkullor esht nje event kompleks neuro- vaskolar i drejtuar nga faktore psikologjike dhe hormonale. Ne radhe te pare mashkullit i nevoitet INTEGRITETI ANATOMIK (pra nuk duhet te prezantoje probleme ne rruget nervore, ne aparatin kardiovaskolar dhe ne kavernosa).

Terminologjia e disfunksionit erektiv perdoret per inkapacitetin e perzgjatur per te arritur dhe mbajtur nje ereksion te mjaftueshem per te kryer nje raport seksual. Statistikat tregojne qe 52% e meshkujve nga mosha 40 deri ne 70 vjeç prezantojne veshtiresi minimale, parciale dhe totale te mbajtjes se ereksionit gjat nje raporti. 
Anamneza mjeksore e D.E fillon nga fiziologjia (life style, sjellja seksuale routinare); patologjite (diabeti, dizendokrinite, semundjet neurologjike, ipertensioni, kardiopatite, nderhyrjet kirurgjikale ne zonen gjenitale- pelvike); farmakologjia (anti- depresiv, ansiolitik, anti- androgjene); specifike ( zgjatja e disfunksionit, prezenca e ereksioneve ne mengjes, mungese mbajtje t ereksionit). Shkaqet e disfunksionit jan: ndryshimet anatomike, semundjet sistemike, problematikat vaskolare, marrja e ilaceve, probleme hormonale, probleme neurologjike dhe probleme psikologjike.
Nga faktoret psikologjik qe ndikojne drejt per drejt ne ekuilibrin erektiv tre jan me te rendesishmit: ANKTHI, STRESI KRONIK dhe DEPRESIONI, keto jan te quajtur si armiqte e ereksionit.
Pra pertej aspekteve biologjike shum meshkuj vuajn nga nje disfunksion qe ka bazen ne psikogjene, disa faktore iterpersonale dhe relaksionale ndikojne ne menyre te drejt per drejte.

-Depresioni: ndikon tek ereksioni duke ulur deshiren seksuale dhe pulsionin erotik; ndikon tek ritmet e fjetjes, ndryshon sjelljet personale dhe interpersonale.

Ankthi: ndikon duke e bere te veshtire kujdesjen e ndjesive eksituese tek mashkulli sepse esht bere nje spektator ose gjykates i performances seksuale qe po kryen (ne vend qe te shijioje mardhenien e perjeton me anktin e kritikes). Kjo veshtiresi nuk lejon mbajtjen e ereksionit sepse mashkulli nuk esht ne kontakt me ndjenjen erotike dhe perkeqson tentativat e raporteve te ardhshme.



Kjo situat psikologjike ndikon ne leshimin e adrenalines e cila liron shum gjak dhe paralizon ereksionin.
Stresi: puna e rendomte, sporti i tepert, dietat e gjata, semundjet kronike, zenkat ne çift krijojne stres kronik. Statusi kostant i stresit ul nivelin e deshires sepse individi esht gjat gjith kohes ne ndjesi iper kontrolli, duke shkaktuar ulje te testosteronit dhe gjithashtu problematika te ereksionit.
Pra shkaqet jan te shumta dhe zgjidhja nuk mund te jet pershkrimi i vetem i ilaceve vasoaktive (Viagra; Cialis; Levitra) edhe sepse ato ndihmojne nga 56% deri ne 83% kur shkaku esht biologjik, por jo kur arsyet jan psikologjike.
Nderhyrjet e terapive seksuologjike  (te bera nga PSIKOSEKSUOLOGET) permbajne: TEKNIKA SHPLODHJE (training autogjen, yoga, ndihmojne per kontrollin emocional, dhe ndikojne ne permirsimin e ndjesive fizike te eksitimit)
TERAPITE RIHABILITATIVE- SJELLORE: per te ndryshur perceptimin e skemes trupore, uljen e ipertonit dhe ngurtesise muskolare, per te mbajtur kujdesjen ne zonen gjenitale dhe per te rritur ndjesine e muskujve pelvike. Terapia permban ushtrime sensoriale specifike (ne zonen gjenitale, riedukim i refleksit orgazmik, masazhe, ushtrime me partneren)
TERAPIA KONJITIVE: per te ndryshuar kuptimin e eksperiences negative, ndimoje mashkullin per te ndryshuar faktoret e vulnerabilitetit.
Disfunksioni erektiv esht nje problematik prezente edhe tek meshkujt e moshes 20/30 vjeç dhe ne te shumten e rasteve arsyet jan te lidhura me eksperiencat e para seksuale, nese mashkulli nuk ndihmoet te kuptoje rendesine e vetkontrollit erektiv situata mund te perkeqsohet dhe te kthehet ne patologji.

Aktualisht ne Shqiperi konsumi i Viagres prek perqindje maramendese sepse nuk ekzistojne specialiste te Terapise sekuale, rruga me e thjesht esht diagnoza biololgjike, rrezikohet ne kete menyre te mos ndihmohen qindra e qindra meshkuj duke lene çifte te tera ne moskenqije seksuale dhe konflikte te perzgjatura. D.E esht nje problematik e cila ndikon ne intimitetin e çiftit dhe krijon kriza sidomos ne periudhen qe koincidon me menopauzen tek femrat, shum çifte te moshes 50/55 vjeçare me kerkojne ndihme per çrregullimet errektive, terapia seksuale esht e vetmja ne gjendje te ndihmoje çiftin edhe per uljen e konfliktit dhe mosmarrveshjet relaksionale.

Projektuese
Psikologe Klinike
Psikoseksuologe
psikoseksuologjia@gmail.com



Besarta Taci

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )