SHENDETI SEKSUAL

Shendeti seksual prek sferen bio- psiko- sociale te indivdit, per ta kuptuar sa me mire duhet te shkojme mbrapa ne koh, ne 1978 viti ku Organizata Boterore e Shendetit Seksual vendosi te hartoje nje dokument ku promovohet shendeti seksual dhe te drejtat seksuale ne te gjith planetin
Ka me shume se 35 vjet tashme qe edukata seksuale neper shkolla nuk esht e braktisur ne duart e profesoreses se biologjise e cila me shum mundim duke rualjtur dekorin profesional u perpiqte te shpjegonte te vetmin kapitull ku organet gjenitale mashkullore dhe femerore ishin te zbuluara: “kapitullin mbi riprodhimin seksual”. Konferenca Internacionale mbi popullsine dhe zhvillimin global ne 1994 ka nenvizuar me shum krenari rrolin e shendetit seksual si kerkese thelbesore per shendetin, mirqenien dhe zhvillimin njerzor.



Ne 2007 (OBSH) stilon me shum kujdesje Deklaraten mbi Shendetin Seksual per mijevjeçarin, e cila qe ne rrjeshtat e para nenvizon promovimin e shendetit seksual si element thelbesor per te arritur shendetin dhe zhvillimin e cdo personi, por dhe favorizimin e kualitetit jetesor, realizimin e paqes, dhe lehtesimin e varferise duke i kerkuar te gjitheve te: njohin, promovojne dhe kujdesen per te drejtat seksuale e te gjitheve; permbahen rruges per barezimin gjinor; denojne, luftojne dhe reduktojne çdo forme dhune seksuale; te sigurojne te drejten universale per informacionet seksuale; te ndalojne dhe te nderhyjne ne perhapjen e Hiv/Aids dhe semundjet e tjera seksualisht te trazmetuara; te identifikojne dhe trajtojne problemet, disfunksionet dhe çrregullimet seksuale; te njohin kenaqesine seksuale si pjese e mirqenies. Per çdo pike OBSH-ja shpjegon imtesisht sesi cdo shtet, istitucion, profesioniste te shendetit duhet te nderhyjne per te arritur rezultate optimale.
Nese shendeti global i personit esht i varur edhe nga shendeti seksual, nese sot ne 2015 ne realitetin ku jetojme mungon: “informacioni profesional, veteditshmeria e  rendesise se kenaqsise seksuale si faktor i rendesishem per shendetin, seksologe qe kurojne çrregullimet seksuale, apo lenda e edukates mbi emocionalitetin dhe seksualitetin” si mund te pretendojm ose dhe thjesht shpresojme per nje mirqenie globale? Si mund te pretendojme qe paragjykimet, fobite kolektive mbi seksin dhe seksualitein te mos jen prezent ne shoqerine tone ku ky dokumet ( Deklarata per Shendetin Seksual per Mijevjeçarin) akoma sot nuk esht perkthyer ne gjuhen shqipe? Si mund te shpersojme ne eliminimin e semundjeve seksualisht te trazmetueshme, ne reduktimin e numrit te aborteve, ne permirsimin e seksualitetit ne çift?                                                                        
Pertej problematikave reale qe çdo individ perjeton ne lidhje me keto tematika do doja qe cdo person qe sapo ka lexuar keto rrjeshta te pyeste veten kush esht rroli i tij ne lidhje me tematika mbi seksualitetin dhe shendetin seksual, qoft ai nje baba i ri, nje vajze adolescente, nje nene e dy femijeve te vegjel, nje gjyshe ne menopauze apo nje gjysh i cilit diabeti ka koh qe i ka demtuar intimitetin me bashkshorten. Seksualiteti jone esht imtesisht i lidhur me gjinine dhe me identitetin seksual pjese keto qe varen nga identiteti jone globale. Pertej gjinise qe percaktohet kur foshnja lind bashk me edukaten prinderore, menyren sesi femija esht hyn ne lidhje shoqeraore me bashkmoshataret e tij, impakti i faes se pubertetit dhe perjetimi i seksualitetit ne çift qualifikojne teresisht eksperiencen e personit lidhur me shendetin seksual. Pra ka shum faza eksperienciale fizike dhe emozionale te cilat na pergatisin per te perjetuar seksualitetin ne te gjitha dimesionet jetesore personale dhe sociale. Gjithashtu eksperienca ne lidhje me seksualitetin na ben te vetedijeshem per shijet, pelqimest apo mospelqimet, veshtiresite ose paragjykimet ne lidhje me kete aspekt. Ndergjegjsimi mbi veshtiresite personale lidhur me seksualitetin, qofshin ato informacione te gabuara apo çrregullime qe na bejne te vuajme mosaktivitetin seksual, perjetimi i cdo dhune fizike qe na ben te friksohemi cdo here qe dikush na afrohet pak me shum sec duhet, jan motivacione teper te rendesishme qe duhet te na ven ne levizje per te kerkuar ndihme tek figurat e nje psiko-seksuologu, gjinekologu dhe  andrologu duke nenvizuar te drejten per information. Çdo prind i cili esht prezent ne zhvillimin fizik dhe mendor te femijes se tij ne rritje, duhet te jet promotori i pare mbi shendetin seksual. Institucionet shkollore jan agjencia e pare edukative ku femijet bejne krahasime me njeri tetrin, ku lindin pyetjet mbi ndryshimin gjinor, mbi tematikat e pubertetit apo perjetimet e para te seksualitetit, klasa duhet te jet vendi ku dialogu i hapur mbi tematika delikate te emocionalitetit dhe seksualitetit sduhet te mungojne kurre, sepse mos informimi esht njesoj si mohimi i ketij aspekti jetesor. Mos lejoni qe interneti te jet dialogusi i femijeve tuaj, prindi ka nje pushtet te pamohueshem mbi formimin seksual te femijes.
Konsultoret familjare jan vendet ku i pergjigjen individit per planifikimin familjar, parandalimin e semundjeve seksuale mbi popullsine ne risk, ose me terapite farmakologjike. Eshte e drejta e cdo individi ti trokase ketyre agjencive shendetesore publike apo private per te kerkuar informacione apo ndihme mbi shendetin seksual personal. Sot ku pikerisht mungon informazioni brenda territorit ku banohet i atyre pikave qe jan te gateshme te ofrojne suport , sot nje pjese e bollshme e personave qe banojne neper rrethe dhe  qe kan nje problem seksual mbyllen ne heshtje, dhe i prezantohen profesionisteve ne nivelin e avancuar te patologjise. Nje pjese e mire e çifteve te reja kerkojne konsulenca seksuale per te permirsuar perjetimin e seksualitetit dhe per te rritur mirqenien. Fatkeqesisht tabut mbi seksualitetin jan akoma trashegimi qe percjellim akoma sot.

Pjesa qe akoma sot prezanton statistika jo indiferente, 20% te rinjve nga mosha 15-24 vjeçare, jan te infektuar gjat raporteve seksuale (herpesi, clamidia, gonorrea, infeksioni mykotik) jan ato me te shpeshta. Por numri i aborteve ne shqiperi vazhdon e rritet, mungesa e informacionit  mbi shumllojshmerine e metodave kontraceptive, e lidhur me nje imazh paragjykues mbi perdorimin e metodava barriere si preservativi, ka si pasoje ndalesen e nje shtateanije te pa deshiruar. 



Kjo na ben te mendojme qe ne, populli i shqiponjave  jemi akoma shum larg konceptit qe tashme ka me shum se 35 vjet qe esht pjes e mentalitetit Europian: “ Shendeti Seksual esht pjese themelore i shendetit global”. Ne profesionistet e shendetit psiko- seksual sdo lodhemi kurre te edukojme mbi rendesine e rrespektit mbi veten si rregull i pare per tu ruajtur nga semundjet seksualisht te trazmetueshme, duke perjetuar seksualitetin ne lirshmeri totale dhe duke e bere pjese se mirqenies personale.

Projektuese
Psikologe Klinike
Psikoseksuologe

Durres- Tirane
psikoseksuologjia@gmail.com

Besarta Taci


Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )