SEKSUALITETI PAS HEKURAVE

Akoma sot seksualiteti vazhdon te jet nje nga temat me delikate per shoqerine tone. Gjithshka ecen me nje shpejtesi marramendese, madje edhe sjelljet seksuale deviuese apo semundjet seksualisht te trazmetueshme, por ne istitucione vonohet te flitet per shendetin seksual.
Rrjedhite historike post diktatoriale ashtusi eksperiencat e imigracionit kan bere qe shum familje shqipetare te ken eksperienca direkte ose dhe indirekte me denimet ligjore qe perfundojne me mbajtjen e te afremeve ne burg. Aktualisht ndonese shum projekte vazhdohen te behen neper burgjet e Shqiperise, sensibilizimi i shendetit seksual duket nje teme akoma teper e larget dhe e veshtire per tu trajtuar nga mungesa e specialisteve te fushes. Statistikat internacionale (me variacione nga shtetet e Europes se Veriut) nenvizojne nje rritje te burgosurve qe tentojne vetvrasje, te raporteve homoseksuale si menyre shkembimi ashtusi dhe perdhunimeve homoseksuale, brenda popullates se denuarve.




Operatoret e burgut ashtusi Ministria e Shendetit harrojne qe seksualiteti esht nje impuls si uria dhe etja, nuk mund te mposhtim impulsin e jetes vetem se per nje periudhe kohe do jemi te mbyllur mbrapa hekurave. I burgosuri vazhdon te kete kontakte me persona te tjera qe ndodhen ne te njejten situate ne ate faze aq delikate te jetes, nevojat per afermitet dhe mbeshtetje rriten, ashtusi dhe impulsi dhe deshira seksuale.
Situatat dramatike te burgjeve ne shqiperi bejne qe raportet seksuale te perdoren per te pasur ne shkembim cigare, ushqim, substanca narkotike e te tjere, duke rritur ne nivele stratosferike problemet higjenike dhe shendetesore. Por jo gjithmone raportet jan te negociuara, shpesh here ato perfundojne ne nje dhune fizike dhe psikologjike te vertete, ku i denuari i abuzuar peson trauma te cilat e arrijne deri ne tentativ vetvrasje.
Kete situate e njohin mire operatoret e burgut, ku shpesh here nuk kan kualifikimet qe i nevoiten ketij institucioni, ne keto kontekste mungojne infermire profesional te kualifikuar, edukatore, asistente social si dhe psikolog te cilet duhet te qendrojne çdo dite ne strukture.
 Specialistet qe nderhyjne ne burg jan shpesh here te ardhur nga istitucione spitalore, dhe pjesmarja e tyre eshte e limituar ne koh. Burgjeve ne territorin tone i mungojne projektet ku promovohet ndergjegjesimi i mirqenies psiko-fizike dhe seksuale brenda hekurave.
Projektet europiane ne fazen e pare veshtrojne sjelljen e operatoreve dhe te denuarve, nderkoh identifikojne nevojat e te dyja paleve.

Objektivat specifike jane: sensibilizimi i punonjeseve te burgjeve dhe informimi i te burgosurve mbi tematikat seksuale. Nderkoh specialistet kan mundesine te individualizojne sjelljet jo funksionale dhe te rrezikshme brenda qelive (edhe ato te pa shprehura). Tipologjia e nderhyrjes ka karakteristika psiko- edukative sidomos persa i perket vuajtjes psikoseksuale; per te burgosurit qe kan nevoje duhet te ofrohet nje “sportel degjimi” ku psikologet ofrojne nje here ne jave konsulta.

Per operatoret ofrohen kurse informimi, dhe pune ne grupe per te folur per veshtiresite qe hasin ne mansionet e tyre. Mbas nje vit suporti nga ana e psikologeve dhe seksuologeve esht e rendesishme te behet nje pyetesor per te verejtur ndryshimet mbas projektit (qe duhet te zgjas min 1 vit).


Projektuese
Psikolege Klinike
Psikoseksuologe

psikoseksuologjia@com

Besarta Taci

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )