SEKSUALITETI NE MOSHEN E TRETE

Seksualiteti ne Moshen e Trete

Paragjykimet mbi moshen e trete nuk marin parasysh faktin konkret qe njeriu nga lindja deri ne vdekje esht nje qenie seksuale!
Per shekuj me radhe "pleqeria" eshte pare si periudha e dekadences, semundjeve dhe a-seksualizmit, por fatmirsisht ne tridhjete vitet e fundit kjo tendence e gabuar ka filluar e ndryshoj. Simone De Beauvoir, ne 1971 ishte i pari qe perdori terminologjine: "mosha e trete", ne publikimin e tij shkencor, duke pershkruar ndryshimet e kohes tone dhe deshires se te jetuarit sa me gjate. Ky eufemizem i perket moshes 65 vjecare e me tej. Sot fale zbulimeve mjekesore, avancimit shkencore dhe mos vdekjes nga epidemite, mesjeta eshte zgjatur dhe fatmirsisht personat e moshes se trete jetojne ne kondicione me te mbrojtura se ne te kaluaren. Koncepti i "pleqerise" eshte tipike e periudhes kohore qe e shpreh dhe esht i nderthurur me vlersimin dhe consensusin social te ciles njerzit i japin. Nje nga paragjykimet me te rrenjesuara ne shoqerine tone eshte ASEKSUALIZMI! Nese do u tregonim pag pak me te kujdesshem do verenim qe edhe kur mosha e madhe, zgjedhja personale, apo ndonje pamundesi fizike nuk lejojne raporte gjenitale, seksualiteti ne moshen e trete gjen RRUGE ALTERNATIVE PER TU SHPREHUR ne baze te personalitetit te personit

Esht e pashmangshme fakti qe shtytja biologjike zbehet por esht mese e vertete qe ruhen dhe ne disa rasate shtohen disa nevoja jetesore. Nevoja te si: raportet dhe lidhjet, ngrohtesia, ndjenjat e dashamiresise, kontakti, dashuria, mirnjohja, siguria, ndarja emocionale dhe e mendimeve, intimiteti e shum nevoja te tjera shprehi e cdo individi. Nuk duhet te harrojme qe shprehja e INTIMITETIT dhe KONTAKTIT FIZIK jan nevoja personale te qenieve njerzore ne cdo moshe, dhe kenaqsia qe ato dhurojne esht e pazevendesueshme!Seksualiteti i femres ne moshen e trete esht i varur nga kondicionet shendetesore dhe ambientale, nese keto jan te pranueshme atehere jan te tjere faktore qe lejojne apo jo nje seksualitet te mire.
Ne moshen e trete kan influence jo indiferente menyra sesi femra ka perjetuar seksualitetin ne vitet e rinise, sesi la reaguar fizikisht dhe psikologjikisht ne periudhen e menopauzes, si perjeton vitet e pleqerise, nese esht prezent nje partner dhe cili eshte kualiteti lidhjes. Ne disa raste fakti qe partneri nuk ka shpejtesine e pulsionit seksual te rinise lejon qe ne lidhje femra te shprehi me qet natyren e saj seksuale, ndonjehere pikerisht kjo situat lejon takime qe dhurojne ngrohtesi dhe kenaqsi, me shum se ne te kaluaren. Ne disa intervista te bera meshkujve te moshes se trete verehet nga pershkrimet e tyre qe bashkmoshataret jan paksa jo te interesuara per seksualitetin. Femrat, ne kete periudhe, me shum se meshkujt humbin ate pushtetin seksual te eksperimentuar koh me pare, te lidhur me aspektin fizik. Sigurisht ky aspekt, ora te ndjerit me pak terheqese ndikon ne vetvlersim dhe e ben femren te ndjehet e pasigurt dhe te terhiqet nga sjelljet seksuale. Ne shoqerine tone verehet qe femra e moshes se trete esht e dizavantazhuar me shum se bashkmoshataret, meshkuj, ne gjetjen e nje partneri, edhe spese seksualiteti femeror ne kete mosh eshte me pak i pranuar
Zakonisht meshkujt ne kete moshe shpesh here "paragonohen" me potencen seksuale te periudhave te meparshme, duke hyre ne nje konfront i cili i mbyll dyert shum eksperiencave sesioriale me partneren.
Duke kaluar moshen ndrshojne raportet nga eksitimi refleksiv ne EKSITIM PSIKOGJEN, ky i dyti i perket kenaqsise emotive dhe mendore, i lidhur me aktivitetin seksual dhe imagjinar. Ne kete moshe zgjatet shum "periudha refraktare", koha qe kalon nga nje raport ne tjetrin, kjo esht nje ndryshim fiziologjik i lidhur me moshen, i cili krijon emocione negative bashk me ankth, mashkulli zakonisht autodiagnostikon disfunkion erektiv. Ai nuk ndjehet me mashkull i fuqishem ajo nuk ndjehet me e deshirueshme.Mashkulli i dominuar nga ankthi mundohet te ket ereksion, kjo lloj sforzo psikofizike zakonisht ka regim te kundert dhe bllokon ereksionin, kjo eksperienc keqinyerpretohet si rezultat i pleqerise, nderkoh qe ky lloj aksidenti mund te ndodh ne cdo moshe. Mbas nje visite te keshillueshme mjkesore e cila mund te zbuloj kauzat e disfunksionit erektiv si hormonale, vaskolare osé neurologjike mashkulli mund te sigurohet dhe te jetoj seksualitetin me natyrshem. Nuk duhet te harrojme qe pleqeria dhe seksualiteti jan te ndikuara nga shum faktore si: aspektet gjenetike, edukative dhe kulturore, ekonomike, Shendetesore, personaliteti, ambienti familjar dhe eksperiencat e jetes.


Sot mosha e trete esht e vlersuar si nje moshe aktive, shoqerise i kerkojet te mos aneksoje personat qe jan ne kete faze jetesore dhe sidomos nuk duhet te konsideroje kete periudhe dicka pasive dhe pa jete. Mos harroni qe nga djepi deri ne arkivol jemi qenie seksuale!

Projektuese
Psikologe Klinike
Psikoseksuologe
psikoseksuologe@gmail.com
Durres- Tirane
Besarda Taci

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )