Mardheniet ne pune: jo vetem fantazi erotike por realitet i diteve te sotme

Arritjet profesionale, bashkperjetimi i problemeve, afersia fizike dhe deshira per te arritur ate qe zakonisht eshte e ndaluar, jan disa nga aspektet e mardhenieve seksuale ne vendin e punes. Ndonese per dikend ngel vetem nje fantazi seksuale ajo e mardhenies me nje koleg apo me vet shefin, per dike tjeter esht realiteti i perditeshem.

 Ne nje kampion me 694 punonjes te moshes 25- 55 vjeç, 40% e tyre eshte pergjigjur qe te pakte nje here ka pasur mardhenie seksuale ne vendin e punes me nje koleg. Femrat jan pergjigjur qe u ndjenin me produktive dhe ne 65% e rasteve u ndjenin me te motivuara per te punuar.
Seksi ne vendin e punes, esht nje fantazi seskuale e imagjinuar shpesh sepse permban nje mix eksloiv befasie, deshira per te thyer rregullat e moralshme, friken e flagrances, komplicitetin e segretit dhe deshiren per te mposhtur hierarkite professionale. Shpesh here ngelen vetem raporte seksuale ne forme loje, ndonjehere tjeter trasformohen ne diskriminim dhe licencime dhe ne raste te rralla formojne nje mardhenie edhe pertej ambientit profesional.
Edhe se ne menyre siperfaqesore plotesimi i nje fantazie seksuale me nje koleg mund te duket shum zbavitese, specialistet e sektorit rekomandojne shum kujdes sepse jeta profesionale dhe ajo personale kerkojne sebashku shum dedikim, nga momenti qe te dyja nderthuren ne te njejtin kontekst, mund te kthehen ne stres te vetet dhe jo vetem. Ne keto mardhenie ekziston realisht mundesia qe njeri nga partneret te dashurohet, dhe tjetri mund mos ti pergjigjet po te njejtes ndjenje, dhe nga momenti qe çifti zgidhet duke vazhduar te kaloj shumicen e kohes bashk ne pune, puna mund te kthehet vendi i fundit qe do deshironit te shkoni çdo dite.


Edhe se esht vertetuar qe ne jeten reale dhe te perditeshme zakonisht duhen 6 deri ne 12 muaj per te gjetur dhe njohur nje partner , ne ambientin e punes duhen mesatarisht 4 muaj. Te ndash po te njejtat objektiva, te diskutosh po te njejtat probleme professionale, te jetosh cdo dit ne te njejtin kontekst ndihmon koleget ne afermitetin psikofizik dhe ndonjeher pikerisht kjo shumllojshmeri arsyesh plus terheqja fizike mundeson edhe konsumimin e raporteve seksuale ne ambientet e punes edhe jashte saje.
Por kujdes nese nuk zbatoni punen duke bere sex mund edhe te liçensoheni!
Kush jan rreziqet e mardhenieve ne pune? Aktualisht ne Shqiperi nuk ekziston nje ligj i miratuar qe ndalon mardheniet seksuale ne vendet e punes, por çdokush mund te rrezikoj liçensimin nga momenti qe le punen, ose nuk zbaton oraret e detyrueshme per te bere sex, ne keto raste heqja nga puna esht per nje “çeshtje te drejte”!
Ne ambientet e vogla esht shum e thjeshte qe keto mardhenie te meren vesh e te diskutohen nga koleget, shpesh here koleget e punes diskriminojne dhe diskutojne profesionalitetin e personave te implikuar. Prandaj esht shum e rendesishme mos te lihet pas dore kurre mansioni per te cilin jeni punesuar. Askush nuk shikon me sy te mire keto lidhje, zakonisht mendohet se partneret punojne pak dhe i gjith stafi duhet te punoje me shum per te perballuar mangesite dhe mungesat.
Nese njeri nga partneret ka nje rrol me te larte ne hierarkine professionale, koleget mund te mendojne qe partneri mund te mbahet me “hater” dhe çdo lloj promovimi ne karriere mund te mendohet se esht frut i raportit intim dhe jo e merites.
Nese çifti zgidhet, esht i detyrueshem te vahdoje te punoje sebashku duke toleruar situata aspak te kendeshme, si afermiteti me koleg te tjere ose lidhje te reja. Rreziku qe çdo gabim qe ndodh ne kontekstin e punes ti fajesohet ish- lidhjes esht i madh, duke vazhduar kontaktin ne menyre te detyrueshme edhe mund te ndodhin grindje dhe konflikte.
Ne kete faze shumica e personave kerkon trasferimin ose licensohet, disa te tjere perballojne konfliktet sepse i japin rendesi punes.
Po kur lidhja vazhdon edhe jashte orarit te punes? Nese koleget vendosin se ka ardhur moment te njihen edhe jasht kontekstit professional, jo çdo gje esht kaq e thjeshte. Ndonjehere takimet e jashtme mund ti ngjajne vetem nje orari te perzgjatur pune dhe lidhja ka per baze profesionin. Ne keto raste kur vendosni te njihni partnerin, keshillohet te fokusoheni te personi dhe jo te professionisti, aspektin e punes e shihni çdo dite, mundohuni te zbuloni aspektet e personalitetit qe akoma nuk i njihni. Vendosni rregulla ku perjasht ambientit profesionl ndalohet te flitet per punen. Por pikeriht ne kete faze mund te zbuloni qe pikat e perbashketa jan te pakta qe partnerit i preferoni anen profesinale.
Nje rrezik tjeter i mardhenieve ne pune i perket “ngritjes ne detyre” apo “ngritjes se rroges” mund te gjindeni rivale ne kete aspekt dhe do ju duhet ta perballni kete situate.
Edhe se ne fazen e pare mardheniet ne pune mund te na motivojne me shum per te shkuar ne pune çdo dit e mund te na japin energjine e duhur per te perballuar orarin, esht shum  e vestire ekuilibri mes anes professionale dhe intime, niveli i larte i rrezikut dhe stresit jan te pashmangshme dhe ndjesive emotivisht negative kur lidhja perfundon.
Po kur partneri esht shefi? Pertej elementeve qe u sapo permeden kur mardheniet konsumohen me kapon rrezikshmerite rriten, liçensimi kur mbaron lidhja esht i drejtperdrejte, duke permendur rastet e akuzave seksuale (kur punonjesja esht femer), stalking, apo rastet kur ai/ ajo ka nje familje e cila zbulon lidhjen. Mos harrojme shfrytezimin profesional dhe pasojat psikike qe ajo sjell.

Edhe se korniza e pershkruar duket tragjike kjo i perket realitetit, mos harroni qe 40% e punetoreve ka pasur mardhenie e vazhdon ti ket ne mbiente pune, kjo tipologji lidhje kerkon shum loje dhe sa me pak implikim emocionesh, duke mos lene kurre pas dore punen.

Projektuese
Psikologe Klinike
Psikoseksuologe

Durres- Tirane
Per info dhe konsulta: psikoseksuuologjia@gmail.com
Besarta  Taci

Commenti

  1. Dicka ndryshe eshte tema e mardhenieve seksuale te detyruara nga ana e shefit... teme qe duhet trajtuar

    RispondiElimina
  2. Dicka ndryshe eshte tema e mardhenieve seksuale te detyruara nga ana e shefit... teme qe duhet trajtuar

    RispondiElimina

Posta un commento

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )