IDENTITETI SEKSUAL

IDENTITETI SEKSUAL


Seksualiteti njerzor duhet konsideruar pjese e pa- shmangshme e kontekstit global ku artikulohet personaliteti, a te qe specialistet therrasin: aspektet bio- psiko- sociale. Sot ne eren ku te gjith ne jetojme, jemi te djenijshem se identiteti yne nuk mund te perkufizohet me sferen genetike dhe biologjike, ai prek aspekte qe kan te bejne me pasqyrimin e raporteve me tjetrin dhe me kontekstin social me te gjere.
Qenia njerzore hyn ne periudhen aktive te seksualitetit gjate fazes se pubertietit, è cila mundeson biologjikisht riprodhimin. Ne kete faze teper delikate adoleshenti mundohet te ndertoje identitetin e tij, aresye kjo pse seksualiteti mer rendersi themelore per personalitetin e tij ne zhvillim.
Edhe se njeriu quhet sesksualisht aktiv qe nga prezenca e pare e spermatozoideve tek meshkujt dhe menarka (mestruacionet e para) tek femrat, njeriu lind si qenie seksuale nga dita e pare e jetes se tij, ai emerohet si mashkull apo femer nga prinderit dhe rrethi shoqeror. Per kuptuar me mir nderthurjen dhe zhvillimin e identitetit seksual esht e rendesishme te behet nje percaktim, i cili gjendet edhe ne Manualin e Psikiatrise (Gilberti, Rossi 2004) ku artikulohet seksualiteti ne 4 faktor psikoseksual: identiteti sexual, identiteti gjinor, orientimi sexual, sjellja seksuale).
Ne vijme ne kete bote bashk me seksin biologjik fal nje organizimi kromozomik gjate muajve te pare te embrionit. Lindim femer osé mashkull, ne raste te rralla mund te lindim me organe gjenitale femerore dhe mashkullore (ermafroditismi) dhe ne nje rast ne 13.000 mund te lindim me organe gjenitale te jashtme femerore dhe te brendeshme mashkullore (Sindroma e Morris).
Perceptohet qe nga keto pak shembuj veshtiresia dhe komplesisteti i argomentit, pertej kesaj, identiteti gjinor i perket perceptimit intim te cdo personi, menyra sesi nje femi identifikohet, zakonisht qe ne moshen dy- tre vjecare.
 Femija ne baz te organeve gjenitale, menyra sesi e trajtojne prinderit (si mashkull apo si femer) dhe sesi instauron lojen me bashkmoshataret, ndjehet dhe percepton qe i perket grupit femeror apo ate mashkullor.





Rroli gjinor ( menyra e cila ne presim te tjeret te sillen me ne ne baz te antaresimit gjinor) esht nje aspekt tjeter i rendesishme ne formin e identitetit. Personat jan fortesisht te orientuar nga rroli i tyre gjinor, menyra sesi nje mashkull apo nje femer duhet te sillen jan pjes e trazmetuar e kontekstit kulturor ku jetojne. Rroli femeror dhe mashkullor orientojne sjelljen e njerezeve brenda nje komuniteti.
Bashk me kete aspekt jan te lidhura edhe sjelljet seksuale femerore dhe mashkullore te cilat lejohen apo ndalohen ne nje kontekst. Rroli gjinor esht perceptimi qe sjellja ime i perket apo jo antaresimit gjinor te cilit un i perkas. Ne shoqerine tone tolerohet me shum qe femer te sillet si "djale" dhe me pak qe nje mashkull te ket sjellje "femerore".
Ekzistojne raste ku menyra sesi un perceptohem brenda vetes time ne intimiteti (seksi psikologjik) nuk koincidon me organet e mia gjenitale (seksin biologjik) dhe me menyren sesi te tjeret me identifikojne (rroli gjinor) rastet ku deshira per te qen pjes e gjinise tjeter manifestohen qe ne moshen 3-4 vjecare, (Transeksualizmi).
 Kur femija/ adoleshenti shpreh faktin qe deshiron fortesisht te jet femer, ndjen qe gjithshka qe do te beje i perket universit femeror edhe se ka lindur mashkull, flasim per transeksualizmin mashkull drejt femer, nese kjo situat verifikohet te femrat quhet Transeksualizm femer drejt mashkull.
Pjes e identitetit seksual esht dhe orientimi seksual, terheqja seksuale dhe emocionale drejt nje idividi te seksit te ndryshem (ekteroseksualiteti) njejtit seks (homoseksualiteti)  osé edhe te dy paleve (bi seksualiteti). Jo te gjithe personat te cilet kan nje terheqje homoseksuale osé biseksuale arrijne te ken dhe sjellje seksuale aktive, ne disa raste kjo ngel pjes e fantazive erotike.
Identiteti seksual esht nje aspekt multifaktorial i cili formohet ne pjes en me te madhe nga lindja deri ne moshen 3/4 vjecare, nuk mjafton biologjia per te orientuar identitetin, nevoitet nje nderthurje harmonioze te geneve, deshires, perceptimit, identitetit psikologjik dhe aspekteve sociale dhe kulturore.
Aty ku keto aspekte nuk gjejne harmoni lekundet personaliteti dhe shendeti psikik i personit, prandaj le te jemi pak me te kuptueshem me personat te cilet po perjetojne situata tranzicioni te veshtira.


Projektuese
Psikolege Klinike
Psikoseksuologe

psikoseksuologjia@gmail.com

Besarta Taci

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )