Stresi Post Traumatik PTSD dhe Terapia EMDR




Tri koncepte të rëndësishme për kuptimin e ÇSPT-së
Stresi
Stresi është një gjendje fizike, mentale dhe emocionale e tensionuar që zakonisht shfaqet në rrethanat kur ndaj individit ushtrohen kërkesa personale e sociale jashtë mundësive të tij që të arrijë mobilizimin e tyre (Selye, H., 1936).

Ankthi
Ankthi është ndjenjë e mundimit shpirtëror, të cilën e shkakton dyshimi dhe frika në rezultatin përfundimtar të një pune apo prove të rëndësishme. Shfaqet edhe si ndjenjë e rëndë ngulfatje në ëndërr, ku individi përjeton “ndrydhje” shpirtërore dhe organike derisa të mos zotërohet situata e cila shkakton ankthin ( Nushi, P, 1987).
Trauma
Fjala “traumë” rrjedh nga (greq. trauma-plagosje), i referohet përvojës së rëndë negative që përjeton individi. Përvojë e cila sulmon unitetin e personalitetit të tij duke shkaktuar pasoja të rënda negative në procesin e përshtatjes së këtij individi me mjedisin ku ai zhvillohet (Nushi, P., 1987). Ngjarja traumatike e shkakton traumën atëherë kur arrin ta mbizotrojë aftësin e pritur të individit për ta përballuar atë, duke e lënë këtë person të frikësuar nga vdekja, zhdukja, gjymtimi, ose çmenduria.
Ekspertët e ndryshëm e definojnë traumën në mënyra të ndryshme. Jon Allen (1995) na përkujton se ekzistojnë dy komponentë të ngjarjes traumatike: objektive dhe subjektive.

Komponentja objektive- i referohet faktorve të jashtëm (ngjarjeve traumatike) tejet stresuese me ç’rast arrijnë të mposhtin aftësitë e personit për ta përballuar atë. Këtu bëjnë pjesë: incidentet e fuqishme që ndodhin vetëm një herë; të tilla si aksidentet, fatkeqësitë natyrore, krimet, intervenimet kirurgjikale, divorcet, vdekjet, ngjarjet tjera të dhunshme. Si dhe përvojat kronike ose të përseritura; si abuzimi i vazhdueshëm i fëmijëve, moskujdesi, lufta, dhuna urbane, kampet e përqendrimit, marrdhëniet e rënduara, dhuna në media etj.

Komponentja subjektive- është faktor shumë i rëndësishëm. Ajo përcakton nëse është një ngjarje traumatike apo jo. Pra, ngjarja traumatike definohet nga përvoja e personit që ka mbijetuar. Sa më shumë që ai beson se është i rrezikuar aq më i traumatizuar do të jetë. Në këtë aspekt, dy njerëz mund të kalojnë nëpër një ngjarje të njëjtë dhe përderisa njëri prej tyre mund të dalë nga kjo ngjarje i traumatizuar, tjetri mund të kalojë relativisht i pacënuar.

Çrregullimi i Stresit Pos Traumatik – ÇSPT
ÇSPT është çrregullim i ankthit që shfaqet pas traumës apo një ngjarje tejet tronditëse për personin, përgjigja e të cilit është shoqëruar me ndjenjat e frikës intenzive ose tmerrit.
Ngjarja traumatike nëpër të cilën kalon personi, të tilla si: lufta, abuzumi seksual, aksidentet e ndryshme, fatëkeqësitë natyrore etj.; shkaktojnë gjurmë dhe efekte shqetësuese tek personi për një kohë të gjatë, ku pas përjetimit të traumës personin fillojnë ta mbizotrojnë ndjena të tilla negative si frika, zemrimi, pasiguria, inati, faji, hutia dhe nëse këto ndjenja nuk largohen pas një kohë (një muaj), atëherë mundësia e diagonostifikimit me ÇSPT është e afërt.

Çka e shkakton PTSD
Për tu diagnostifikuar një person me ÇSPT domosdoshmërisht duhet të ekzistojë ngjarja traumatike. Mirëpo, në prekjen e individit me këtë çrregullim luajn rol një sërë faktorësh, që përgjithësisht mund të ndahen në dy grupe: faktorët predispozues dhe faktorët nxitës.

Faktorët predispozues- i bëjnë disa indnivid më të gatshëm që të prekën nga ÇSPT. Të tillë mund të jenë sjelljet e çrregulluara në fëmijëri, mungesa e mbështetjes shoqërore, mungesa e prindërve ose nëse prindërit e tyre janë me ÇSPT, çrregullimet e ndryshme të personalitetit etj.

Faktorët nxitës- këtu bëjnë pjesë: përjetimi i drejtëpërdrejtë i traumës, lufta, të qenurit objekt i një sulmi të dhunshëm p.sh. përdhunimi apo dëmtimi fizik, rrëmbimi, sulmet terroriste, torturat, burgosjet, fatkeqësitë natyrore, aksidentet automobilisitke, divorci, abortimi, dështimi etj.
Të qenurit i pranishëm në një ngjarje traumatike të tilla si aksidentet, sulmet ose fatkeqësitë e ndonjë personi tjetër; kontakti i papritur me ndonjë kufomë. Informimi nga të tjerët për një dëmtim serioz apo vdekje të papritur të një personi të afërm.

Pavarsisht shkaqët e lartëcekura, studimet tregojnë se trauma është më e rëndë kur shkaktarët e saj janë social,  kur trauma përjetohet si rezultat i dhunës që e shkaktojnë njerëzit.

Simptomat e njerëzve me ÇSPT
Zakonisht simptomat nisin të shfaqen tre muaj pas përjetimit të traumës, megjithëse simptomat e para mund të shfaqen disa muaj ose vite më vonë. Ndër to mund të jenë:
  • Kujtimi dhe përjetimi i shpesht i ngjarjes traumatike nëpërmjet flash-backut ose ëndërrave të kqija.
  • Episodat flash-back; gjatë të cilave rishfaqen kujtimet, ndjenjat ose eksperiencat e ngjarjes traumatike. Gjatë kësaj kohe personi tensionohet në aspektin emocional e fiziologjik, si dhe nuk është i vetëdijshëm për situatën në të cilën  ndodhet.
  • Tendenca për të mos e kujtuar traumën dhe shmangia nga ngjarjet (vendet) dhe personat që ja kujtojnë atë.
  • Gjumë të parehatshëm dhe nervozizëm.
  • Hipervigjilenca (tejet i gatshëm për reagim në çdo moment).
  • Paaftësia për të kujtuar aspekte të rëndësishme të ngjarjes traumatike.
  • Probleme me koncentrim.
  • Mungesa e interesit për aktivitete; tërhiqet nga aktivitetet që më parë i sillnin kënaqësi.
  • Shkëputja nga realiteti; reagimet e personit nuk përputhen me stimujtë realë aktualë.
  • Mpirja emocionale; paaftësia për të përjetuar emocione, shkëputja e marrdhënieve shoqërore, dështim në arritjen e kënaqësisë seksuale.
  • Aleksitimi; personi është i paaftë për të identifikuar dhe shprehur emocionet.
  • Prespektiva e zymtë mbi të ardhmen; personi ka pritshmëri negative për të ardhmen, veçanërisht në atë aspekt ku është dëmtuar nga episodi traumatik.
  • Irritueshmëria ose shpërthimet e zemrimit; Irritimi në disa raste mund të lidhet me stimujtë që ia kujtojnë ngjarjen, mirëpo ka edhe raste kur personi nuk është në gjendje të identifikojë shkaqet e zemrimit.
  • Ndjenja e fajit për ngjarjen; intenziteti i së cilës shtohet më shumë kur personi mendon se ka patur mundesi të shmangë traumën, por nuk e ka bërë atë.


Përgjithësisht, simptomat shfaqen në kuadër të katër komponentëve të ndryshëm: fizike; kognitive (njohëse); afektive (emocionale); dhe në sjellje.
Simptomat fizike përfshijnë: (të ftohtit, dridhje, marramendje, rrahje të shpejt të zemrës, të fikët, kokëdhembja, rraskaptija, pagjumësia etj.).

 Simptomat njohëse- këtu personi bluan me vete disa qështje preokupuse; (a janë të tjerët në rregull, a jam unë në rregull, unë jam ende gjallë, nuk e kuptoj, nuk i besoj, ishte faji im, e sikur të kisha vdekur, nuk ishte gabimi im, bota nuk është e sigurt, ndoshta mund të ndodhë përseri etj.).
Simptomat emocionale- (zemrimi, fajësimi/mallkimi, dëshpërimi, ankthi, frustrimi, frika, panika, topitja/mpirja etj.).



 Simptomat që manifestohen me sjellje- (të qarët, humbja e dëshirës për seks, mungesa e përqendrimit, endja përreth, ngrënja e pirja e tepërt, varshmëria në ilaqe, shmagia nga vendi i ngjarjes, trembja e lehtë etj.).
Shpesh herë ÇSPT i plotëson kriteret për çrregullim akut të stresit prandaj edhe diagnoza duhet të jetë shumë e kujdesshme. Çrregullimi i stresit akut dallon nga ÇSPT në atë se simptomat e çrregullimit të stresit akut duhet të shfaqën brenda katër javësh pas ngjarjes traumatike dhe të përcaktohen po brenda kësaj përiudhe 4-javore (Pango, Y., 2004).
*Për më hollësisht shih DSM – IV Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders (American Psychiatric Association, 1994).

Rreziqet tjera që sjell ÇSPT
Nga përmbledhja e simptomave që i cekëm më lartë, vërehen dukshëm pasojat negative që sjell ÇSPT tek njerëzit. Mirëpo, shpesh herë ato mund të përfundojnë edhe me probleme tjera serioze, nga më të ndryshmet. Duke filluar nga problemet personale (mentale-fizike), problemet në përshtatje me ambientin deri tek format më të rënda të rrezikut të tilla si vetëvrasja.

Mënyrat e trajtimit të ÇSPT
Janë disa forma të ndryshme terapeutike me anë të të cilëve mund të trajtohet ÇSPT.
Terapia biologjike-tretmani bëhët me anë të mediakamentëve të ndryshme për ankthin dhe depresionin.
Teknikat relaksuese-mund të jenë nga më të ndryshmet si: aktivitetet fizike, meditimi, frymarrja e kontrolluar, dëgjimi i kasetave relaksuese etj.
Terapia grupore-të mbijetuarit e një traume p.sh. veteranët e luftës mbajnë seanca grupore të monitoruar nga një profesionist dhe diskutojnë për ngjarjen që ata kanë përjetuar.
Terapia kognitive-kjo formë e terapisë zhvillohet kryesisht me anë të bisedës nëpërmjet klientit dhe terapistit. Më anë të këtij diskutimi terapisti përpiqet ta bëjë të vetëdijshëm klientin për gjendjen e tij aktuale dhe ta ndihmoj atë në procesin e përmirësimit-ndryshimit.

Terapia biheviorale-kjo formë terapisë bazohet ekskluzivisht në sjelljen e individit. Me anë të teknikave të ndryshme terapeutike fokusohet në modifikimin e sjelljeve të padëshirueshme dhe në formësimin e sjelljeve të dëshirueshme.

Terapia kognitivo-biheviorale-është formë e kombinuar e të dy terapive që i cekëm më lartë. Njëherit, konsiderohet edhe si qasja më efikase në ditët e sotme për trajtimin e ÇSPT.



EMDR (Eye movement desenzitation Reproccesing) eshte nje forme terapie qe fokusohet tek kujtimet dhe imazhet negative qe individi ka perjetuar.
Sipas  Modelit A.P.I. (Shapiro 1991) Individët perjetojnë ngjarje traumatike, këta mund te fokusohen tek individit ne forme të  imazheve, mendimeve ose kujtime.
Dhe shpesh mund  ndëryrëse me jetën përditore.
Pervojat Traumatike regjistrohen tek individi në rrjetën mnestiche neurale ashtu siç janë perjetuar. Kujtimet përmbledhin ndjenjat,emocionet dhe mendimet ashtu siç janë jetuar në ngjarjen traumatike.
EMDR Therapy  është nje protokoll që fokuson trajtimin ne stimulimin e sistemit limbik ,Cortexor pre frontal me ane  të lëvizjeve të syrit ose stimulimit "taping" .
Stimulimi dhe psikoterapia Integrative ka objektivin që informacioni "kujtimet" të regjistruara tek rrjeta neurale ne menyrë negative  "disfunksionale"  të kalojë ne menyrë funksionale, pra adaptuese. 



ÇSPT tek veteranët e luftërave në vende dhe kohë të ndryshme

ÇSPT në Luftën e Vietnamit
Konflikti pasues me përmasa të mëdha, që u zhvillua gjatë viteve të 60-ta dhe në fillim të viteve të 70-ta të shekullit XX, njihet si Lufta e Vietnamit; këtu u përfshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Vietnami. Zhvillimet e kësaj ngjarje agresive pa dyshim se lanë pasoja psikologjike tek veteranët e kësaj lufte. Kthimi i ushtarëve amerikan në shtëpitë e veta u përcjell me një përqindje të lartë të prekur nga ÇSPT. 
Një studim i realizuar nga APA American Psychological Association (2002) rezultojë se 30,9% e Veteranëve të Luftës së Vietnamit nga gjinia mashkullore dhe 26,9% nga gjinia femërore janë vlerësuar të prekur nga ÇSPT.
Përkundër disa studimeve të vitëve të fundit të bëra me veteranët e Luftës së Vietnamit në periudhën e menjëhershme të pas luftës, atëherë kur ishte nevoja më e madhe për trajtimin e tyre ishte bërë jo edhe aq shumë. Megjithatë, qeveria e USA  ka bërë një studim rezultatet e të cilit kanë treguar se është më se i domosdoshëm themelimi i një organizate qeveritare e cila do të merrej ekskluzivisht me trajtimin e veteranëve të prekur nga ÇSPT.
Aty nga mesi i vitëve të 80-ta formuan organizatën me emrin Ripunimi  i Studimit të  Veteranëve Vendor të Vietnamit; NVVRS  (The National Vietnam Veterans Readjustment Study ). Kjo organizatë rezultatet e studimeve të para i publikoi diku një dekadë pas përfundimit të luftës, puna e së cilës ndihmoj drejtpërdrejtë në ofrimin e ndihmës për veteranët.
Në Amerikë funksionon edhe Qendra e Shërbimit Mental për Veteranët e Luftës e cila kishte  shtrirje nëpër gjithë territorin e Amerikës. Kjo qendër, informacionet për të prekurit nga ÇSPT i mbledh përmes një procedure e cila përfshin dy etapa.
-Hapi i parë  është dërgimi i një kërkese me shkrim në adresën e qendrës; adresa e së cilës mund të gjendët shumë lehtë si në media të shkruara ashtu edhe në ato elektronike.
-Në hapin e dytë, qendra shqyrton kërkesat dhe u dërgon atyre një test përmes të cilit vlerësohet shkalla e ÇSPT së tyre.
Në varësi të nevojës së personave të prekur, qendra ofron edhe ndihmën profesionale nga ana  psikologëve dhe psikiatërve të specializuar në fushën  përkatëse.

ÇSPT në ditët e sotme –Lufta e Irakut
Bota sot është dëshmitare e një lufte tjetër. Luftë në të cilën janë të përfshira shumë shtete bashkë me SHBA- të. Andaj, zhvillimet të cilat po ndodhin në ato regjione lufte mund të jenë shkaktar të drejtpërdrejtë të çrregullimeve të ndryshme psikosociale si tek civilët ashtu edhe tek ushtarët. Sipas Associated Press (2004) çdo i teti ushtar pjesëmarrës në luftë ka shfaqur simptoma  të ÇSPT.
Journal of the American Medical Association (2004) ka bërë një studim me ushtarët e kthyer nga lufta; ky studim është bërë me një numer rreth 88,235 ushtarë të cilët janë ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë është studjuar menjëherë pas kthimit të tyre nga lufta, nga divizioni the Post-Deployment Health Assessment (PDHA); dhe pjesa tjetër është studiuar 6 muaj pas kthimit të tyre, nga Post-Deployment Health Re-Assessment (PDHRA) .
Në të dy grupet u vlersua se rrethë 70% e tyre ishin të prekur nga ÇSPT. Pas studimeve filloi implementimi i projektit për ofrimin e shërbimëve mjekësore dhe trajtimin e çrregullimëve të shfaqura, miëpo vetëm 38-45% e tyre pranuan t’iu nënshtrohen terapisë. Si shkaktar të hezitimit për pranimin e ndihmës nga pjesa tjetër e veteranëve merrën krysisht faktorët social të tillë si: stigmatizimi, frika që do ta humbin karrierën dhe pengesat e tjera në jetë etj. 
Është shumë e arsyeshme që simptomat e ÇSPT të fillojnë të shfaqen disa vite pas përjetimit të konfliktëve. 

Jam një  Mjekë, ose psikologë dua te formohem në EMDR?
Në shqipëri jemi të vetmit ku mund të formojmë psikologë ne EMDR therapy,
  Kontakte Cel Adelina Pjetra / 0697482338

Commenti