Seksualiteti gjat shtatezanise dhe mbas lindjes se femise se pare

Seksualiteti gjat shtatezanise dhe mbas  lindjes se femise se pare




Tematika e seksualitetit gjate shtatezanise dhe post partum-it esht nje tematik shum pak e zhvilluar ne shoqerine tone, arsyet jan te shumta: mos prezenca e seksuologeve ne konsultoret familjare, mungesa e nje programi qe informon mbi seksualitetin ne shtatezani neper kurset e pergatitjes se lindjeve, mos specializimi ne tematika seksuale i gjinekologeve. 

Mos informimit i bashkangjiten edhe disa “besime mosfunksionale” qe çiftet vazhdojne ti ndjekin brez mbas brezi.



Momenti kur çifti vendos te sjell ne
 jet nje femi esht shum i rendesishem sepse nga ai moment çift ndryshon status duke u bere pergjithmone prind





Shatezania sjell bashk me ndryshimet fizike te femers edhe pergatitjet psikologjike te cilat krijojne ndonjehere ankthe, dyshime edhe ndryshime te raportit ne çift. Shtatezania nuk eshte aspak event qe i perket vetem femres, prania dhe mbeshtetja mashkullore ne çdo faz te sajen, mundeson nje perjetim dhe pergatitje sa me te qet edhe per momentin e lindjes. 
Nenat duhet te bejne kujdes mos te konsiderojne mashkullin si nje spektator pasiv. 
Ne kete periudh tranzicioni bashk me ndryshimet trupore te femeres, ndryshojne dhe sjelljet midis prinderve te ardhshem, jeta ne çift mer nje forme te re, shpesh here prinderit jan te fokusuar nga problemet ekonomike dhe ato praktike, ne kete moment delikat seksualiteti esht nje aspect ku permbushet me kuptime te reja. Te shumta jan ankthet dhe mendimet jo funksionale qe vihen ne levizje, ndonjehere mashkulli manifeston sjellje afermiteti te tepert, ku mer mbi vete te gjith peshen emotive te situates dhe tregohet teper kujdesshem per shendetin e nenes dhe femijes, ndonjeher kjo sjellje krijon ankthe te kota mbi raportet seksuale ne shtatezani dhe kur lind femija. 
Ne raste te kunderta babai ardhshem mendon se nje pesh te till emocional nuk arrin dot ta suportoje dhe mundohet te rri sa me larg femres gjat fazave te shtatezanise e femijes mbas lindjes.


Eshte e rendesishme qe mjeku apo psikologu te informoje nenen dhe babain mbi rendesin e kontaktit emocional, perkedhelit dhe vazhdimesine e raporteve intime midis çiftit, sepse esht e nevojshme qe femija kur te vij ne jete te gjendet ne nje ambient te qet dhe plot dashuri. 



Pertej ushqimit qe mundeson mbijetesen e tij, truri I foshnjes ushqehet me dashurin qe prinderit do mund ti japin.

Esht e rendesishme te hidhen posht besimet fallco mbi seksualitetin gjat shtatezanise, nuk ekzistojn prova shkencore te cilat tregojne qe raportet demtojne fetusin, ne te kundert raportet seksuale  ndihmojne nenen te ul nivelet e kortisolit, hormone stresit dhe ankthit dhe ti percjelle femijes ndjesi mirqenie, nga ana fizike muskujt qe rrethojne vaginen esht e nevojeshme te mbajne tonifikimin e duhur, i cili arritet gjat kontraksioneve te orgazmit (dhe ushtrimeve te Kegel), pra ndihmojne ne momentin e lindjes.
Ne fazen e trete te shtatezanise esht e keshillueshme mos te perdoren pozicione te cilat femra ndjen dhimbje gjenitale apo ne te cilat ndihen dhimbje nga pesha e barkut.
Seksualiteti ne shtatezani esht I lidhur me periudhen pas lindjes se femijes. Zakonisht hulumtimet tregojne qe  mesatarisht aktiviteti seksual fillon mbas 6 ose 8 javesh nga momenti kur femra kthehet ne shtepi, zakonisht arsyja i perket problemeve fizike qe prezanton nena (dhimbje, gjakderdhje, frika per te mos hapur qepjet). 



Shum femra pas lindjes pertej veshtiresive konkrete qe sapo elenkova, prezantojne edhe ndjesi negative mbi imazhin e tyre fizik, ky aspekt ndikon drejt per drejte ne mardhenien.
 Prezenca dhe mbeshtetja e mashkullit ne kete faze esht shum e rendesishme edhe sepse nivelet e progesteronit dhe estrogjeneve jan ulur, dhe nivelet e prolatines jan rritur, keto mekanizme fizike kan nje impakt direkt tek deshira seksuale edhe sepse ulin nivelin e testosteronit. 
Nje aspekt tjeter i cili nderhyn ne seksualitetit ne çift sigurisht esht pranija i femijes, i cili ka nevoje per kujdesshmeri, zakonisht lodhja fizike dhe ritmi i skordinuar  i gjumit- zgjimit ben qe momentet e intimitetit te jen sa me te pakta. Pra aktiviteti hormonal heq deshiren per sekualitet dhe rrit energjite per te rritur femijen, esht e rendesishme qe çifti te jet sadopak i informuar per kete aspekt biologjik por qe ka pasoja tek psikologjia e nenes dhe babait.

E rendesishem ne kete periudhe esht qe çifti mos te humbi aspak pjesen e intimitetit, duhet te mundohet te gjej momente qetesie pa prezencen e femijes ku te shpre afermitetin qe i karakterizon.

Ndikon direkt ne menyre pozitive perkujdesja e te dy partnereve per njeri tjetrin, komunikimi i nevojave te reja qe ngjall rroli i ri i te qenurit prind, shprehja e deshirave seksuale, mbeshtetja e babait per nenen. Ne kete periudhe prezenca e nje mbeshtetje nga ana e seksuologeve ndihmon per qartesine e disa informacioneve te cilat do ndihmonin çiftin te perjetonin sa me natyrshem kete faze te jetes se tyre. Nje nga risket qe un si psiko seksuologe shoh shpesh esht mbyllja totale e femres ne rrolin e nenes dhe ndikimet e kesaj sjellje tek partneri i cili ndjehet ne veshtiresi nga momenti qe femra nuk esht e disponueshme te shprehet edhe ne rrolin e partneres dhe ne ate te nenes.

Specialistet e kesaj fushe duhet te informojne per rendesine qe ka seksualiteti pas lindjes se femijes, nese çifti ka nje inteze te perbashket femija rritet ne nje ambient ku prinderit ofrojne mbeshtetje, dashuri dhe qetesi. Nese çifti gjat shtatezanise dhe sidomos mbas lindjes se femijes perjeton momente te veshtira mos afermiteti dhe veshtiresi ne seksualitet, perpara se situata te behet kronike esht e keshillueshme te kerkoje ndihmen e nje psikologu i specializuar ne keto tematika.

Dr.Besarta Taci

Psikologe klinike
Psikoseksuologe
Psikotraumatologe Emdr

0692831448

Commenti