Psikoterapia EMDR dhe vëndi sigurtë





                                             Në foto  Elton kazanxhi  31 Maj Workshop mbi EMDR

Shpesh të punosh me persona që kane pësuar dhunë fizike, morale është tepër e veshtirë, sidomos kur ata kan pësuar atë që në leterature quhet trauma, (DSM IV). Jo të gjithë terapitë janë të vlevshëme përsa i përket traumave, WHO (organizata botërore e shendeti) e ka vlersuar EMDR si terapia evidence based përsa i përket traumave.
Ndodh shpesh që përpara se të punoj me një pacient të tillë, unë  personalishtë përgatis ambientin psikologjik  duke kerkuar per të një ambient të sigurtë.Në protokollin  EMDR faza 1,  (stabilizimi pacientit ose vendi i sigurtë).

Si funksionon Protokolli 1 apo faza 1?


Ftojmë pacientint të imazhonjë ose te kujtojë diçka të bukur, një paesazh, nje ditë të bukur, kur ai ka qëne fare mirë, ftojme ate te zgjedhi një diçka neutrale, qe te mos ketë valencë negative, psh. Kujtoj kur kam qënë e  vogël me babin ( Babai ne tanishmen ka vdekur, kjo është kujtim traumatik).
 Prane  duam që te jetë një kujtim i bukur ose një vend neutral kur personi sa herë të mbylli sytë ta ndjejë veten sa më te qetë, dhe jo ti shfaqen në mendje vende negative ose mendime negative.

Hapi dyte:

Terapisti EMDR e fton atë tani te mbylli sytë dhe te  fokusohet tek emocionet që ai kujtim ose ajo imazh i jep atij.

Hapi tret:

Terapisti fillon  të bëj  Taping per 30 seconda deri sa pacienti të ndjejë sa me  të fortë atë ndjeshmëri sigurie që ushtrimi i jep. 


Dr.Elton Kazanxhi
President A.P.I.

Commenti