Lutja e Terapisë Gestaltiste/Gestalt Prayer


  Unë jam Unë, Ti je Ti.

Unë nuk kam ardhur në  ketë botë për të Plotësuar  kërkesat e tua.

Ti nuk je në botë për të plotësuar kërkesat e mia.

Unë jam Unë, dhe  Ti je Ti

Unë Bëj gjërat   e mia, Ti bën gjërat e tua.

Nëse do të takohemi atherë do të jetë nje Mrekulli.

Përndryshe çdo njeri do  eci ne rrugën e vet.

  AMEN
                                                         




Analizimi i Lutjes  dhe Terapisë Gestaltiste

 Dashur lexues Lutja e Gestalt/it na Mëson këtë: Jeta relacionale,jeta e lidhjes njerëzore qoftë ne dashuri qoftë ne miqësi etj,  ështe një çështje enigmatike e jetës, një çështje që ka torturuar shumë poet,shkrimtar,artistë dhe njerëz të famshëm. Goethe,H.Hesse,P.Coelho etj.
Psikoterapia  Gestaltiste (Gestalt Therapy) ka thëne prej kohësh  qysh ne lindjen e saj (F.S.Perls 1950) që:
s   Është e pamundur që  njerëzia  dhe çdo organizëm kafshorë (Umanët)  të mos kenë  një relacion, pra një kontakt me ambientin dhe me Organizma të tjerë,(Njerez te Tjerë).
    Sepse  natyra “Zoti” na ka  programuar per tu lidhur ne jetë. Ne jetojmë dhe jemi të mbushur nga  relacioni (kontakti)
    Fëmija që ne barkun e Nënës fillon te mësoj të nuhasë lidhjen që do të kete me të. 
Ai ndjen dhe jeton të njëjta emocione që ndjenë Nëna. Ne githomnë komunikojmë siç thonë Psikologët e Shkollës ( Palo Altos):
  Ështe e pamundur te mos komunikosh (Assiom e parë) ( P.Watzlavick)

Një relacion quhet i mirë në qoftë se plotëson disa kushte:
·         Respekt për Individualitetin
·         Respekt për Krijimtarin e Personi
·         Respekt per Nevojat  personale dhe  të  Tjetrit.


Shpesh ndodh që  ne harrojmë që tjetri ne të  vertet  nuk na përket, nuk është një pronë, ai është një dhuratë nga Jeta,një mrekulli e përditëshme.Megjithatë ai prapë është në kontakt me mua, me lëkurën time,humorin tim,Ndjenja e mia,disa herë me lëndon, disa herë me bën te qajë,disa herë nuk me kupton,disa herë nuk dua ta shikoj në s, etj.
Pra te kesh  një relacion të vertetë, nuk do të thotë të humbësh individualitetin tënd personal, por do  thotë ,të jesh ne kontakt me tjetrin duke pas parasysh edhe vet veten tende,individualitetin tend,nevojat e tua,ëndërrat e tua personalitetin tënd.
Në ketë vizion që Babai  Ynë i Psikoterapisë Gestaliste  F. Perls disa herë në Seminaret e tijë dhe Workshope,i keshillonte çifteve të mësoshin permend  këtë lutje.


Ai Thonte:

"Nëse ju  merrni   persipër përgjegjësinë e jetës tuaj   dhe analizoni    mënyrën si  vet-provokoni   disa   simptoma, dhe   mënyrën e  prodhimit të sëmundjes mendore (Nevrotik),  në  momentin që ju merrni   kontakt me vete/veten dhe situatën do te keni sigursht një “Insight” do të shikoni si  prodhoni vetë disa çrregullime  këtu pra  fillon “terapia”  “integrimi personalitetit” këtu fillon rritja personale ,rritja emocionale,kreativiteti dhe leja per të krijuar jetën qe doni të krijoni .Pra në pergjegjësi rritja e Personalitetit.

Kurse të Marrësh përsipër përgjegjësinë e një tjetërit dhe jetes  së  atij,  do të thotë të  ndërhyshë ne procesin e jetës  së tij, dhe do të thotë të ndihesh  tamam si një  ZOT.
Të jesh ne kontakt me dikë “person” (Qoftë një i dashur,nje mikë apo një familjar) do të thotë ta respektosh ne Individualitetin e tijë dhe te kuptoshë qe disa herë ështe e nevojshme të kuptoshë keto fjalë:

"Unë do të jem me ty.

Unë do të jem me ty me interesin tim, me mërzitjen time, me durimin tim, zemërimin tim, disponueshmërin time.

Unë do të jem me ty [...] por vetë të dishë:

Që unë nuk mund të ndihmojë,mund të të rrijë afër, por gjë tjetër nuk mundem të bej per ty.

Jam tepër i sigurtë që ti do të bësh atë që ti mendon se është mir për ty dhe  çfarë është e nevojshme  per tu bërë"








Artikull me Pronë Copyright
Dr.Elton Kazanxhi

A.G.I. (Albanian Gestalt Therapy)

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Besarta Taci emerohet Practitioner Psikoterapiste eksperte ne EMDR

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )