Kush eshte Psikoterapisti? Cfare eshte Psikoterapisti?



Figura e psikoterapistit eshte e njohur nga WHO (World Health Organization-Organizata Boterore e Shendetsise).
Ne baze te Shoqates Boterore te Shendetsise (WHO), perkufizimi i SHENDETIT eshte: nje gjendje mireqenieje e plote fizike, mendore e sociale qe nuk mund te jete e perfshire nga mungesa e thejshte e semundjes ose crregullimit. Ne lidhje me kete perkufizim pra, projekti yne ka si obiektiv formimin e nje figure te re profesionale qe ne te gjitha vendet e botes meriton nje klase te vecante "PSIKOTERAPISTI".
Trajnimi ne terapine e Gestalt-it lind nga nevoja per te krijuar nje figure profesionale te ndihmes psikologjike qe te mos kete vetem kompetenca teorike por dhe praktike e qe te jete ne gjendje te ofroje, instrumenta te dobishem per nje ndryshim social, individit, ciftit dhe familjes.
Ndryshimi i shpejte social nga nje shoqeri moderne ne nje post-moderne e me tej ne nje shoqeri te quajtur Liquida "Bauman" na ben te pohojme qe pasiguria, konsumizmi, frika, shembja e sigurive, cojne gjithnje e me shume njeriun drejt nje lloji te "ri" vuajtjeje, ndaj te ciles, nese nuk arrin te gjeje mjete te pershtashme sociale e psikike perballimi, rrezikon te fundoset.
Shqiperia po shkon drejt arritjes se standarteve evropiane per sa i perket jetes sociale, ekonomike e politike dhe gjendet e ngjeshur nja nje mori njohurish dhe kompetencash praktike sa vjen e me te dendura. Kjo rritje e konsiderueshme dhe e rendesishme nuk eshte e drejtuar ama nga nje mbeshtetje e dobishme ne formimin ne fushen e Psikologjise dhe te Psikoterapise.
Ne duam te kontribuojme ne krijimin e nje kulture dhe formimi psikoterapik, "Jo" vetem Psikologjik, qe te jete ne gjendje te dalloje shqetesimin social, si individual ashtu dhe kolektiv, dhe mbi te gjitha te jete ne gjendje te ofroje pergjigje efikase ndaj vuajtjes njerezore.
Gjendja ne shtetet e tjera (ne Itali, ashtu si ne Evrope, formimi Psikologjik zhvillohet ne kete menyre): 

- Diplome ne Psikologji (kryesisht 5 vjecare)
- Praktike pas-universitare 1 vjecare
-Provim shtetor per te bere pjese ne Urdherin e Psikologeve 
-Regjistrim ne nje shkolle specializimi ne Psikoterapi (zakonisht 4 vjecare)
-Regjistrim ne urdherin e Psikoterapisteve
-Regjistrim ne urdherin e Psikoterapisteve Evropiane
Ne Shqiperi, studentet e dale prej fakulteteve te Psikologjise, duhet shpesh te emigrojne per te patur mundesine e formimit ne lende Psikoterapike. Dhe pse te formuar jashte shtetit, shpesh jane te lene pas dore nga nje legjislacion i brendshem qe nuk njeh ne menyren e duhur vleren e profesionalitetit te tyre.

Qellimi yne eshte te japim je kontribut ne ndryshim dhe qartesimin e kesaj gjendjeje te turbullt duke bashkepunuar me disa subjekte ne territor dhe evropiane prej te cileve mund te permendim:
-Urdheri Kombetar Italian i Psikologut
-Instituti Italian i Gestalt-it H.C.C.
-Shoqata Evropiane e Psikoterapise E.A.P.
- Shoqata Evropiane e Terapise se Gestalt-it E.A.G.T.
-Shoqata Shqiptare e Psikoterapise A.P.A.
-Federata Evropiane e Shoqerise se Psikologeve E.F.P.A.

Commenti

Post popolari in questo blog

Revolucioni EMDR ndrysho jeten tende hap mbas hapi (Libri pare ne gjuhen Shqipe)

Belbezimi,Cluttering,Mutismi selektiv Workshop 9-10 Dhjetor Tirane ( Dr. Mario D'Amborsio )